I nxehti ekstrem në Greqi/ Qeveria urdhëron pezullim të detyrueshëm të punës për 4 orë në disa sektorë
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...

Kjo pyetje mund të marrë pjesërisht përgjigje të hënën mbrëma, kur gazetari rus Dmitry Muratov të nxjerrë në ankand medaljen e tij të Çmimit Nobel për Paqe. Të ardhurat do t'i shkojnë drejtpërdrejt UNICEF-it në përpjekjet për të ndihmuar fëmijët e zhvendosur nga lufta në Ukrainë.
I vlerësuar me medaljen e artë në tetor të vitit 2021, Dmitry Muratov ndihmoi në themelimin e gazetës së pavarur ruse "Novaya Gazeta" dhe ishte kryeredaktor kur gazeta u mbyll në mars mes shtypjes së Kremlinit ndaj gazetarëve dhe mospajtimit publik në vazhdën e agresionit rus ndaj Ukrainës.
Ishte ideja e zotit Muratov për të nxjerrë në ankand çmimin e tij, pasi kishte njoftuar tashmë se do të dhuronte çmimin shoqërues prej 500,000 dollarësh për bamirësi. Ideja e donacionit, tha ai, "është t'u japë fëmijëve refugjatë një shans për një të ardhme".
Në një intervistë për agjencinë "Associated Press", zoti Muratov tha se ishte veçanërisht i shqetësuar për fëmijët që kanë mbetur jetimë për shkak të konfliktit në Ukrainë.
“Ne duam të kthejmë të ardhmen e tyre”, - tha ai.
Ai shtoi se është e rëndësishme që sanksionet ndërkombëtare të vendosura kundër Rusisë të mos pengojnë ndihmat humanitare, si ilaçet për sëmundje të rralla dhe transplantet e palcës së kockave, të arrijnë tek ata që kanë nevojë.
"Duhet të bëhet si një shembull për t'u ndjekur, në mënyrë që njerëzit të nxjerrin në ankand pasuritë e tyre të vlefshme për të ndihmuar ukrainasit", tha zoti Muratov në një video të publikuar nga kompania Heritage Auctions, e cila po merret me shitjen, por nuk merr asnjë pjesë të të ardhurave.
Dmitry Muratov ndau Çmimin Nobel për Paqe vitin e kaluar me gazetaren Maria Ressa nga Filipinet.
Dy gazetarët u nderuan për betejat e tyre për të ruajtur lirinë e fjalës në vendet përkatëse, pavarësisht sulmeve nga qeveritë e tyre dhe madje edhe kërcënimeve me vdekje.
Dmitry Muratov ka qenë shumë kritik ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe luftës së nisur në shkurt që ka bërë që afro 5 milionë ukrainas të shkojnë në vende të tjera për siguri, duke krijuar krizën më të madhe humanitare në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Gazetarët e pavarur në Rusi janë nën vëzhgim nga Kremlini. Që nga ardhja e Putinit në pushtet më shumë se dy dekada më parë, janë vrarë afro 22 gazetarë, duke përfshirë të paktën katër që kishin punuar për gazetën e zotit Muratov.
Në prill, Dmitry Muratov tha se ai u sulmua me bojë të kuqe, ndërsa ishte në një tren rus.
Zoti Muratov u largua nga Rusia për në Europën Perëndimore të enjten për të filluar udhëtimin e tij në qytetin e Nju Jorkut, ku do të fillojë ankandi i drejtpërdrejtë të hënën pasdite.
Ofertat online filluan më 1 qershor për të përkuar me Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Oferta e drejtpërdrejtë e së hënës përkon me Ditën Botërore të Refugjatëve.
Që nga mëngjesi i së hënës, oferta më e lartë ishte 550,000 dollarë. Çmimi i blerjes pritet të rritet, ndoshta në miliona./ VOA
Të hënën më 20 qershor, Rusia paralajmëroi Lituaninë, ...
Nëntëmbëdhjetë qershori përkujton fundin e skllavërisë...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, ka parashikua...
Çmimet e gazit në Europë dhe Britani janë në rritje e sipë...
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë bëri të dit...
Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka tak...
Policia kufitare e Kosovës dhe e Shqipërisë kanë ar...
Ish-komandanti i lartë ushtarak i Iranit, Qassem Soleimani...
"Më pak se dy muaj pasi u rizgjodh president, Emmanuel...
Pavlo Vyshebaba hyri në ushtri që ditën e parë që forc...
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosu...
Kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (B...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se integ...
Dy komandantë të lartë të luftëtarëve që mbronin fabrikën ...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka paralajmëruar se ...
Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, po përgat...
Dhënia e pritshme e statusit kandidat për Ukrainën në ...
Nëse Macron të dielën (19.06) e humb shumicën absolute...
Ditët e fundit Gazpromi ka reduktuar furnizimet me gaz...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...