Macron i trembet humbjes së shumicës parlamentare
Nëse Macron të dielën (19.06) e humb shumicën absolute...

Dhënia e pritshme e statusit kandidat për Ukrainën në BE ka bërë që kancelari gjerman, Sholc të kërkojë reforma në BE. Sholc ka kërkuar lëvizje në drejtim të hapjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.
Kancelari gjerman, Olaf Sholc ka kërkuar reforma në BE në mënyrë që të lehtësohen pranimet e anëtarëve të rinj në Bashkimin Europian. Jo vetëm kandidatët për një anëtarësim duhet të përgatiten, edhe BE vetë duhet të përgatitet për zgjerimin e unionit, tha politikani socialdemokrat në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve, "Dpa".

"Për këtë duhet që BE të modernizojë strukturat dhe proceset vendimmarrëse. Jo gjithmonë do të mund të vendosen mbi parimin unanim të gjitha ato vendime që duhen marrë sot unanimisht". Sholc tha se do të flasë për këtë në samitin e BE-së në fund të qershorit. Në këtë samit krerët e shteteve dhe qeverive të BE trajtojnë kërkesat për anëtarësim të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë. Komisioni Europian ka rekomanduar së fundmi që Ukraina dhe Moldavia të marrin statusin kandidat. Edhe Sholci u shpreh qartë për këtë në qëndrimin e tij në Kiev bashkë me presidentin Macron dhe kryeministrin italian, Mario Draghi.

Sholc i bëri thirrje BE-së që vendimin për statusin kandidat të Ukrainës ta marrë "në frymën e unitetit". "E qartë është që rruga për në BE nuk do të jetë e lehtë, por se duhen përmbushur shumë kritere nga secili kandidat që do ta marrë këtë rrugë", theksoi Sholc. "Kjo prek shtetin ligjor dhe demokracinë, por edhe të gjitha rregulloret e tjera, që kemi vendosur për njëri-tjetrin ne në Europë".
Por vëmendja e kancelarit gjerman i drejtohet edhe Ballkanit Perëndimor, ku Sholc zhvilloi një tur vizitash së fundmi. Që më parë ai është shprehur, se duhet të jemi të drejtë me Ballkanin Perëndimor dhe të mbajmë premtimet. Në intervistë me 'Dpa' ai tha, se shpreson që nga samiti i BE-së javën e ardhshme të dalë edhe një impuls për vendet e Ballkanit Perëndimor, që prej dy dekadash presin për anëtarësimin në BE. "Vendeve të Ballkanit Perëndimor ne duhet t'u tregojmë se e kemi seriozisht. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i plotësojnë të gjitha kriteret për hapjen e negociatave konkrete për anëtarësimin në BE, ato duhet të fillojnë tani".
Statusi i vendit kandidat mund të jepet vetëm me një votë unanime. Për zbutjen e këtij parimi ka prej kohësh shumë diskutime në BE. Problemi është, se edhe për reformimin e vendimit unanim duhet që të vendosin njëzëri krerët e shteteve dhe qeverive në BE. Parlamenti Europian kishte kërkuar para një jave reforma të zgjeruara të konventës europaine dhe të hiqet dorë nga parimi i vendimit unanim gati në të gjithë fushat e politikës.
Samiti i BE është vetëm fillimi i një serie samitesh brenda një jave. Pas tij pasojnë samiti i G7-s dhe ai i NATO-s. Në samitin e G7-s, në të cilin janë bashkuar demokracitë e fuqishme ekonomike, Gjermania mban presidencën e radhës. Scholz është mikpritësi i G7-s nga 26-28 qershor në kështjellën Elmau në Bavari. Ai do të vendosë si pikërëndesë aty bashkëpunimin mes demokracive në të gjithë botën. "Një sukses i rëndësishëm do të ishte, nëse samiti shërben si pikënisja e një vështrimi të ri në botën e demokracisë.", tha Scholz.

Kuptimi i demokracisë është i reduktuar, nëse me të lidhen vetëm demokracitë perëndimore, pra shtetet e G7-s, Gjermania, SHBA, Kanadaja, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Japonia. "Demokracitë e mëdha të fuqishme në të ardhmen janë në Azi, Afrikë, në jug të Amerikës dhe do të jenë partnerët tanë", tha Scholz. "Duhet të kemi të gjithë globin parasysh dhe jo vetëm një vështrim të reduktuar tek Europa, Amerika Veriore dhe Japonia. Bota në 30 vitet e ardhshme do të ketë më shumë qendra pushteti. "Nëse ne ia dalim që kjo botë megjithatë bashkëpunon dhe demokracia luan një rol qendror, ky është një hap i madh përpara."/ DW
Nëse Macron të dielën (19.06) e humb shumicën absolute...
Ditët e fundit Gazpromi ka reduktuar furnizimet me gaz...
Rusia po dërgon nga zonat e tjera të luftës, një numër...
Edhe pse kanë kaluar më pak se katër muaj nga fillimi ...
Pas vlerësimit të Komisionit të Venecias për koncept-d...
Presidenti amerikan Joe Biden ra nga biçikleta gjatë s...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, e ka përshënde...
Gjigandi energjetik i kontrolluar nga shteti rus, Gazp...
Në Ukrainë, ushtarët ndjekin standardet amerikane se s...
Kryeministri britanik tha të shtunën se Perëndimi duhe...
Propozimin e Francës për heqjen e vetos së vendosur nga Bu...
Komisioni Evropian u ngrit mbi veten, i la dyshi...
Pushtimi i karkalecave nga Afrika drejt Europës po, bë...
Në Romë disa qytetar kanë protestuar në mbrojtje të mj...
Çmimet e naftës ranë me rreth 6% në nivelin më të ulët...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, është zotuar për...
Ukraina do të vendosë viza për qytetarët rusë. Ky fakt...
Varianti Omikron i virusit korona po përhapet ritme të...
Komisioni Evropian rekomandoi të premten që Ukrainës t...
Serbia konfirmoi të premten rastin e parë me linë e ma...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...