"Pushtimi i karkalecave"/ Nga Afrika, po transferohen në Europë, problem në Itali
Pushtimi i karkalecave nga Afrika drejt Europës po, bë...

Komisioni Evropian u ngrit mbi veten, i la dyshimet mënjanë, edhe ato të justifikuara dhe do t'i hapë Ukrainës derën për një anëtarësim të mëvonshëm. Në situatën aktuale kjo është e vetmja gjë e duhur, ai vepron politikisht, tregon përgjegjësinë europiane dhe nuk i ikën një pozicionimi të qartë.Që do të thotë: ne e duam Ukrainën pjesë të bashkësisë sonë.
Brukseli dërgon me rekomandimin një sinjal të qartë në drejtim të Moskës, dhe një mesazh haptas kundër revizionizmit historik të Putinit. Lordi i luftës ia heq të drejtën e ekzistencës Ukrainës si shtet dhe dëshiron ta bëjë atë pjesë të një perandorie të madhe fantaste. Nëse BE nuk do ta hapte derën, për sunduesin në Kremlin ky do të ishte një triumf sipas devizës: Shikoni, perëndimi nuk ju do. E për këtë arsye ju jeni pjesë e jona.
Edhe më i rëndësishëm sinjali është për Kievin
Parë nga ana gjeopolitike, me vështrim nga e ardhmja e Europës, dhe një rendi botëror pak a shumë të bazuar në rregulla, KE nuk mund të vendoste ndryshe. Mbetet të shpresohet, se grindjet e disa vendeve anëtare nuk e shkatërrojnë imazhin e unitetit. Deri në samitin pas një jave, Austria ka kohë të verifikojë prioritetet e saj dhe të lerë mënjanë dyshimet bazë për anëtarësime të tjera. Frika për kostot e efekte të tjera këtë moment duhet të kalojë në rang të dytë.
Në këtë situatë të rëndë, Ukraina dhe qytetarët e saj kanë nevojë për çfarëdolloj mbështetjeje. Këtu bëjnë pjesë armët, fondet, ndihma humanitare dhe mbështetja politike. Ftesa për në BE është sinjali më i rëndësishëm për njerëzit që luftojnë. Në luftimet në Maidan në dimrin 2013/2014 demonstruesit u mbuluan me flamuj blu të BE kundër qeverisë proruse të atëhershme. Shpresa për të hyrë në Europë, edhe pse është një rrugë e gjatë është motivim për shumë nga ata që i dalin ballë fushatës shkatërruese të Putinit që prej më shumë se tre muaj.
Edhe për presidentin Zelensky ky është një sinjal i rëndësishëm nga Brukseli. Ai u ka premtuar shumë qytetarëve të tij, dhe ata duhet të durojnë shumë duke kaluar nëpër udhën e përgjakshme dhe me lotë. Të paktën ai mund t'u ofrojë këtë, premtimin për një perspektivë të vërtetë europiane. Gjithçka tjetër do të kishte qenë katastrofë politike.
Ende ka kohë për reforma të brendshme
Sinjalet që dalin prej rekomandimit të Komisionit, duhet fillimisht të merren seriozisht brenda BE. Në komentet ndërkombëtare, që lëvdojnë vendimin e Brukselit, reformat e nevojshme të BE përmenden vetëm shkarazi. Por pikërisht këtu qëndron problemi në procesin e reformimit të shtyrë prej kohësh. BE nuk është në gjendje të pranojë Ukrainën ashtu si është e formësuar tani. Shumë procese vendimarrjeje janë bllokuar, prandaj duhet që më në fund të hiqet koncepti i vendimit unanim në çështje pafund. Kjo është urgjente, sepse pikërisht tani dështoi një direktivë për një tatim minimal të koncerneve ndërkombëtare, këtë herë për shkak të pretendimit hungarez.

Emmanuel Macron si reformator?
Pa marrë parasysh që bllokuesit, antidemokratit dhe mikut të Putinit, Viktor Orban duhej që t'i hiqej e drejta e votës dhe të kalohej në bankinën e rezervës, edhe qeveria në Poloni duhet të mendohet, kush dhe çfarë do të jetë: Shantazhuese në këshillat ministerialë të BE apo luftëtare për mbështetjen e Ukrainës dhe anëtarësimit të mëvonshëm të saj.
Një nga figurat e njohura në BE duhet tani të marrë në dorë procesin e vonuar të reformimit. Për fat të keq Berlini duket në këtë pikë sikur është përshëndetur, mbetet vetëm presidenti francez. Nëse Emmanuel Macron nuk duhet të luftojë në politikën e brendshme, mundet që një pjesë të angazhimit të tij t'ia kushtojë reformimit të brendshëm të Europës. Ai e di më mirë se çdokush tjetër: Europa nuk mund të mbetet kështu siç është, nëse do të ketë një të ardhme, për disa vite edhe me Ukrainën./DW
Pushtimi i karkalecave nga Afrika drejt Europës po, bë...
Në Romë disa qytetar kanë protestuar në mbrojtje të mj...
Çmimet e naftës ranë me rreth 6% në nivelin më të ulët...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, është zotuar për...
Ukraina do të vendosë viza për qytetarët rusë. Ky fakt...
Varianti Omikron i virusit korona po përhapet ritme të...
Komisioni Evropian rekomandoi të premten që Ukrainës t...
Serbia konfirmoi të premten rastin e parë me linë e ma...
Presidenti rus Vladimir Putin ka sulmuar shtetet e Bas...
Projekti i Ballkanit të Hapur do të konkurrojë negativ...
Ndodh shpesh që në kohë të vështira për njerëzimin, të...
Qeveria hungareze ka zgjatur kufirin për çmimet ...
Më 17 qershor 1953, demonstruesit në Gjermaninë Lindor...
Liderët francezë, gjermanë dhe italianë ditën e sotme ...
Shërbimi i inteligjencës holandeze arriti të zbulonte ...
Dy veteranë amerikanë të luftës nga shteti i Alabamës,...
Policia e Kosovës sot ka përcjellë informacione për nj...
Policia ka arrestuar kryetarin e PSD-së, Dardan Molliq...
Gjashtëmbëdhjetë gazetarë turq të asociuar me mediat p...
Dhjetë vjet pas largimit, ushtarët gjermanë do të shko...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...