Lija e majmunëve arrin në Serbi/ Konfirmohet rasti i parë
Serbia konfirmoi të premten rastin e parë me linë e ma...

Komisioni Evropian rekomandoi të premten që Ukrainës t'i jepet statusi i vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.
"Ukraina ka demonstruar qartë aspiratën dhe vendosmërinë e saj për të përmbushur standardet evropiane", tha në Bruksel kryetarja e Komisionit Ekzekutiv të BE-së Ursula von der Leyen.
Komisioni rekomandoi që edhe Moldavisë, një prej vendeve fqinje të Ukrainës, t’i jepet statusi për anëtarësim në bllok.
Por Ukraina dhe Moldavia përballen me një proces të gjatë deri tek anëtarësimi në BE.
Të enjten Presidenti francez Emmanuel Macron, Kancelari gjerman Olaf Scholz, Kryeministri italian Mario Draghi dhe Presidenti i Rumanisë Klaus Iohannis vizituan Kievin, në shenjë mbështetjeje ndërsa vendi përballet me agresionin rus.
"Është një moment i rëndësishëm, një mesazh uniteti që po u dërgojmë ukrainasve", tha zoti zoti Macron.
Pas bisedimeve me Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, të katër udhëheqësit evropianë sinjalizuan se Kievit do t'i ofrohej statusi i kandidatit.
“Kolegët e mi dhe unë kemi ardhur sot këtu në Kiev me një mesazh të qartë, Ukraina i përket familjes evropiane”, tha zoti Scholz.
Në një mesazh në Twitter, Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit rus të Sigurisë, i cili ka mbajtur më parë edhe detyrën e presidentit, u tall me udhëheqësit evropianë duke i quajtur ata "ekspertë bretkosash, mëlçish e makaronash" dhe duke shtuar se vizita e tyre nuk kishte sjellë asnjë përfitim.
“Ata premtuan sërish anëtarësimin në BE dhe artileri të rëndë të vjetëruar, pinë pak vodka dhe si 100 vjet më parë, morën trenin dhe u nisën në shtëpi”, shkruante Medvedev në Twitter. "Nuk ka asnjë problem, vetëm se kjo nuk e afron Ukrainën më pranë paqes. Dhe koha po kalon".
Por në fjalimin e tij të mbrëmjes zoti Zelenskyy tha se ishte e rëndësishme për të, që të dëgjonte se udhëheqësit evropianë "bien dakord se fundi i luftës dhe paqja për Ukrainën, do të jetë ashtu sikurse e sheh Kievi".
Ai tha se ukrainasit do të vazhdojnë të luftojnë për çdo pëllëmbë të territorit të tyre.

Ndihma ushtarake
Luftimet vazhdojnë të jenë të përqendruara në qytetin lindor të Sievierodonetskut. Forcat ukrainase thonë se trupat e tyre vazhdojnë të rezistojnë. Kievi pretendon gjithashtu se ka bërë përparim në disa pjesë të territorit në jug duke marrë sërish kontrollin e tyre. Zoti Zelenskyy tha se fitorja në luftë varet nga mbështetja me armë e Perëndimit.
"Ne e vlerësojmë mbështetjen e ofruar deri tani nga partnerët, dhe presim dërgesa të reja, kryesisht armatime të rënda, artileri moderne, sisteme të mbrojtjes kundër raketave", tha ai pasi bisedoi me homologët e tij evropianë.
"Ka një lidhje të drejtpërdrejtë: sa më shumë armë të fuqishme të marrim, aq më shpejt mund t’i çlirojmë njerëzit tanë dhe tokën tonë", tha ai.
Në Bruksel, ministrat e mbrojtjes të mbi 45 vendeve, nga NATO dhe shtete të tjera, diskutuan për dërgimin e armëve në Ukrainë, si dhe për forcimin e kufijve lindorë të aleancës.
VOA ben te ditur se të mërkurën, Shtetet e Bashkuara njoftuan një ndihmë të re ushtarake për Ukrainën prej 1 miliard dollarësh, dërgesa e 12-të dhe më e madhe nga Uashingtoni, e cila synon të ndihmojë Kievin në luftën kundër Rusisë, e cila po përparon ngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme në rajonin e Donbasit./CNA.al
Serbia konfirmoi të premten rastin e parë me linë e ma...
Presidenti rus Vladimir Putin ka sulmuar shtetet e Bas...
Projekti i Ballkanit të Hapur do të konkurrojë negativ...
Ndodh shpesh që në kohë të vështira për njerëzimin, të...
Qeveria hungareze ka zgjatur kufirin për çmimet ...
Më 17 qershor 1953, demonstruesit në Gjermaninë Lindor...
Liderët francezë, gjermanë dhe italianë ditën e sotme ...
Shërbimi i inteligjencës holandeze arriti të zbulonte ...
Dy veteranë amerikanë të luftës nga shteti i Alabamës,...
Policia e Kosovës sot ka përcjellë informacione për nj...
Policia ka arrestuar kryetarin e PSD-së, Dardan Molliq...
Gjashtëmbëdhjetë gazetarë turq të asociuar me mediat p...
Dhjetë vjet pas largimit, ushtarët gjermanë do të shko...
Qindra pjesëtarë të Organizatës së Veteranëve të luftë...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin fqinj. Një 17-vj...
Të enjten parlamenti i Bullgarisë rrëzoi kryetarin Nik...
Disa burime diplomatike të Bashkimit Evropian thonë se...
Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara, e njohur ndrys...
Pas një hezitimi të gjatë. kancelari gjerman Olaf Scholz p...
Mëngjesin e sotëm në disa shkolla të rajonit të Gjilanit ka ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...