Zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik në Holandë
Arkeologët në Holandë zbuluan mbetjet e tempujve ku di...

Vetëm gjashtë muaj pas marrjes së detyrës, qeveria e koalicionit bullgar e kryesuar nga Kirill Petkov përballet të mërkurën, më 22 qershor me një mocion mosbesimi, duke shkaktuar paqëndrueshmëri të re politike në shtetin anëtar më të varfër të BE-së.
Mocioni i mosbesimit u ngrit nga partitë opozitare mbi “dështimin në politikën financiare dhe ekonomike të kabinetit aktual”.
Mbështetje për mocionin e mosbesimit deri më tani kanë shprehur edhe partitë e tjera opozitare – partia e turqve etnikë dhe muslimanëve të tjerë në Bullgari Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe partia nacionaliste “Vëzrazhdane”, si dhe partia e Sllavi Trifonovit “Ka një popull të tillë” (ITN), e cila u shkëput nga koalicioni në pushtet.
Votimi pritet pas orës 19:00 me orën lokale. Mocioni ka nevojë për 121 vota për të kaluar në parlament. Aktualisht, koalicioni qeverisës ka mbështetjen e vetëm 109 deputetëve nga 240 ligjvënës në parlament.
Gjashtë deputetë nga grupimi ITN pritet gjithashtu të mbështesin qeverinë, por shpresa e vetme e saj për të mbajtur pushtetin varet nga mundësia që më shumë deputetë të ITN-së të votojnë kundër rrëzimit të qeverisë në minutën e fundit.
Nëse mocioni do të ketë sukses, ai do të jetë votimi i parë i mosbesimit në historinë demokratike të Bullgarisë dhe pothuajse me siguri do të çojë në zgjedhje të reja në vendin me 6.5 milionë banorë.
Qeveria e Petkovit erdhi në pushtet me zotimin për të luftuar me vendosmëri korrupsionin, për të hequr nga detyra prokurorin e Përgjithshëm, Ivan Geshev, dhe kreun e Komisionit antikorrupsion, Sotir Tsatsarov. Po ashtu u zotua se do të forcojë fuqitë e komisionit. Dorëheqja e Tsatsarovit erdhi e para.
Më 9 qershor, një projektligj për të zgjeruar fuqitë e Komisionit antikorrupsion u dorëzua në Parlament. Deputetët e partisë 'Ka një popull të tillë' kishin kritika të ashpra dhe akuzuan Petkovin se po tenton që ta instalojë “Geshevin e tij”. Ligjvënësit nga partia "Ne vazhdojmë ndryshimin", me gjasë e panë këtë si sulm politik nga ish-partnerët e koalicionit dhe i akuzuan ata se po e sabotonin këtë përpjekje.
Ndërkohë, komisioni i politikës së jashtme i parlamentit të Bullgarisë, sot do të shqyrtojë edhe propozimin francez për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Maqedoninë e Veriut.
Në bazë të vlerësimeve do të njoftohet nëse Sofja do ta heqë veton e saj ose jo, gjë e cila ka bllokuar dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Të martën më 21 qershor, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, paralajmëroi lajme pozitive për negociatat./REL
Arkeologët në Holandë zbuluan mbetjet e tempujve ku di...
Lufta në Ukrainë i ka rritur ndjeshëm kostot e jetesës në Gj...
Qeveria gjermane ka publikuar për herë të parë një lis...
Nuk është vala e nxehtë e verës ajo që po i bën udhëhe...
Hunter Biden, djali i Presidentit të SHBA-së, Joe Bide...
Në Stamboll pritet që të mbahet një takim mes delegaci...
Halil Hasani, 77-vjeçar nga fshati Çabër i Komunës ...
Gjykata më e lartë administrative e Francës ka lënë në...
Në Britani nisi sot greva më e madhe hekurudhore në 30...
Sulmet e Rusisë shkaktuan një mbulesë të zjarrtë të ma...
Gjermania do t’i dërgojë armë Ukrainës për aq sa është...
Në Bruksel të martën është arritur marrëveshja për zbatim ...
Të paktën dy persona janë plagosur pas një sulmi me thikë ...
Në samitin e G7-ës do të dikutohet për kriza të mëdha,...
Trendi në rënie i lindjeve dhe ai në rritje i migrimit...
Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens...
Një tjetër masakër ka ndodhur së fundmi në Meksikë si ...
Presidenti francez Emanuel Makron do të zhvillojë këtë...
Media britanike "The Mirror" ka publikuar historinë e ...
Zyra e kryeministrit izraelit Naftali Bennett njoftoi ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...