‘Çdo gjë është në flakë’: Rajoni lindor i Ukrainës, nën bombardime të vazhdueshme
Sulmet e Rusisë shkaktuan një mbulesë të zjarrtë të ma...

Në Britani nisi sot greva më e madhe hekurudhore në 30 vjet pasi dhjetëra mijëra punonjës u larguan nga vendet e punës, për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi pagat, kushtet e punës dhe sigurinë, ndërsa rrjeti hekurudhor i Britanisë përpiqet të dalë nga vështirësitë e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.
Më shumë se 40,000 punonjësit e hekurudhave që do të hyjnë në grevë sot, të enjten dhe të shtunën u larguan nga qendrat e punës qysh në mëngjes, duke e lënë rrjetin hekurudhor të bllokuar dhe stacionet kryesore të zbrazura. Metroja e Londrës ishte gjithashtu kryesisht e mbyllur për shkak të një greve tjetër.
“Jemi në një pozitë ku nuk mund të përballojmë të sakrifikohen pensionet, kushtet tona, pagat tona, pasi dëmet në ekonomi gjatë pandemisë nuk u shkaktua nga ne. Ne punuam si gjithë të tjerët. Njëlloj si njerëzit që punojnë nga shtëpia, ndërsa ne thjesht vazhduam rregullisht punën. Nuk duhet të na takojë ne që të paguajmë çmimin”, thotë Jane Gwynn, punonjëse e hekurudhës.
Nën presionin për të bërë më shumë për të ndihmuar familjet britanike, që po përballen me goditjen më të rëndë ekonomike në dekada, kryeministri Boris Johnson, tha se greva do të dëmtonte bizneset, ndërsa ato vazhdojnë të dalin nga pandemia.
Sindikatat kanë thënë se greva hekurudhore mund të shënojë fillimin e një vale grevash të tjera gjatë verës me mësuesit, mjekët, punëtorët e depozitimit të mbeturinave dhe madje edhe avokatët që po planifikojnë greva pasi rritja e çmimeve të ushqimit dhe karburantit e çoi inflacionin në gati 10%.
Një sondazh i grupit YouGov në fillim të këtij muaji zbuloi se opinioni publik mbi grevat ishte i ndarë, me rreth gjysmën e të anketuarve, që ishin kundër dhe pak më shumë se një e treta që se mbështesnin atë.
"Nëse janë të pakënaqur, atëherë do të ndërmarrin veprime të tilla. Por pa dyshim që është një problem kombëtar. Pra, na prek të gjithë. Dhe pa dyshim që nuk është vetëm industria e tyre, e kujdesit shëndetësor, e të gjithëve. Kështu që është një problem më i madh që duhet parë mendoj jo vetëm në këtë industri", thotë Duncan Docker, punonjës i burimeve njerëzore nga Londra.
Ekonomia e Britanisë fillimisht u rigjallërua fuqishëm nga pandemia, por një kombinim i mungesës së fuqisë punëtore, ndërprerjes së zinxhirit të furnizimit, inflacionit dhe problemeve tregtare pas Brexit po sjellin paralajmërime për recesion.
Qeveria thotë se po jep mbështetje shtesë për miliona familje të varfra, por shton se rritja e pagave mbi inflacionin do të dëmtonte themelet e ekonomisë.
Numri i punonjësve britanikë që janë anëtarë të sindikatave është përgjysmuar që nga vitet 1970, pjesërisht për shkak të ndryshimeve të bëra nga ish-kryeministrja konservatore Margaret Thatcher për të kufizuar fuqinë e sindikatave dhe për ta bërë më të vështirë thirrjen e një greve.
Ministri i Transportit Grant Shapps tha se qeveria do të ndryshojë ligjin sa më shpejt të jetë e mundur për të detyruar operatorët e trenave të ofrojnë një shërbim minimal në ditët e grevës dhe të lejojë punëtorët e tjerë të zëvendësojnë përkohësisht ata që janë larguar.
Grevat vijnë pasi udhëtarët në aeroportet britanike përjetojnë vonesa kaotike dhe anulime të minutës së fundit për shkak të mungesës së personelit, ndërsa shumë britanikë duhet të presin me muaj për të marrë pasaporta të reja për shkak të vonesave.
Greva hekurudhore do të thotë se vetëm rreth gjysma e rrjetit hekurudhor të Britanisë do të funksionojë në ditët e grevës me një shërbim shumë të kufizuar dhe ndërprerje të vazhdueshme./ VOA
Sulmet e Rusisë shkaktuan një mbulesë të zjarrtë të ma...
Gjermania do t’i dërgojë armë Ukrainës për aq sa është...
Në Bruksel të martën është arritur marrëveshja për zbatim ...
Të paktën dy persona janë plagosur pas një sulmi me thikë ...
Në samitin e G7-ës do të dikutohet për kriza të mëdha,...
Trendi në rënie i lindjeve dhe ai në rritje i migrimit...
Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens...
Një tjetër masakër ka ndodhur së fundmi në Meksikë si ...
Presidenti francez Emanuel Makron do të zhvillojë këtë...
Media britanike "The Mirror" ka publikuar historinë e ...
Zyra e kryeministrit izraelit Naftali Bennett njoftoi ...
Sot në ditën botërore të refugjatëve, Agjencia e Kombe...
Armiqësitë ruse në Ukrainë po parandalojnë që gruri të...
Kancelari gjerman Olaf Sholc deklaroi se presidenti ru...
Një gjykatë në Bjellorusi ka dënuar aktivisten e opozi...
Bllokada ruse e miliona tonëve të drithërave ukrainas ...
Kjo pyetje mund të marrë pjesërisht përgjigje të hënën...
Të hënën më 20 qershor, Rusia paralajmëroi Lituaninë, ...
Nëntëmbëdhjetë qershori përkujton fundin e skllavërisë...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, ka parashikua...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...