“Protestat e kanë goditur qeverinë”/ Kikia: Ministrat dhe deputetët nuk ecin të lirë në rrugë
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka folur ditën e sotme ...
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka folur ditën e sotme ...

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuar, Kevin McCarthy ka bërë më në fund betimin dhe ligjvënësit republikanë mund të fillojnë tani të punojnë me axhendën e tyre. Republikanët synojnë të vendosin "kontrolle dhe balanca" ndaj administratës së presidentit demokrat Joe Biden.
U deshën katër ditë votime të njëpasnjëshme nga anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve por më në fund Kevin McCarthy u bë kryetar i saj. Premtimi i tij ndaj kolegëve republikanë dhe popullit amerikan: të mbajë nën kontroll administratën e zotit Biden.
"Ne do t’i mbajmë përgjegjës për çështje që nga tërheqja nga Afganistani, tek origjina e COVID dhe keqpërdorimi i FBI-së", tha ai.
Zoti McCarthy arriti të zgjidhej në post, pasi i bëri një sërë lëshimesh grupit kundërshtar brenda partisë, gjë që do të ndikojë tek kompetencat e tij. Tani edhe një anëtar i vetëm i Dhomës mund të kërkojë votim për ta rrëzuar atë nga posti. Në një intervistë në televizionin ABC, ligjvënësi republikan Andy Barr e minimizoi rëndësinë e këtij ndryshimi.
"Ne thjesht po i rikthehemi një rregulli të kohës para Pelosit, që kishte qenë në fuqi që nga viti 1910. Nuk mendoj aspak se kjo do të krijojë kaos", tha ai.
Edhe nëse mbizotëron uniteti, kryetarit të ri të Dhomës së Përfaqësuesve do t’i duhet të gjejë mënyra për të negociuar me administratën e zotit Biden për çështje të mprehta si emigracioni dhe shkurtimet e shpenzimeve, të cilat sipas ligjvënësit republikan Scott Perry janë të nevojshme.
"Duhet të sigurohemi që të arrijmë marrëveshje për një buxhet që jo thjesht rrit vazhdimisht shpenzimet, por edhe ta ndajmë siç duhet”, tha ai.
Presidenti Joe Biden e uroi zotin McCarthy me anë të një deklarate ku shprehej se është "i gatshëm të punojë me republikanët kur është e mundur". Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve nga ana e tyre synojnë të hetojnë administratën e presidentit dhe marrëdhëniet e biznesit të familjarëve të tij.
Udhëheqësi i pakicës demokrate, Hakeem Jeffries tha se shpreson të jetë në gjendje të gjejë gjuhën e përbashkët me kryetarin e ri për të mirën e popullit amerikan.
"Do të punoj për të konsoliduar arritjet e jashtëzakonshme të programit të presidentit Biden dhe nëse Kevin McCarthy është i gatshëm të gjejë gjuhën e përbashkët në këtë drejtim, ata do të gjejnë partnerë të gatshëm mes demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve."
Në rrugët e Uashingtonit, amerikanët ndanë me Zërin e Amerikës mendimet e tyre për kongresin e ri.
"Si demokrat nuk jam entuziast për udhëheqjen e re të Dhomës, por shpresoj që të gjejnë një mënyrë për të zgjidhur disa nga problemet me të cilat po përballet vendi”, thotë Jason Arvanites, një demokrat.
"Unë nuk shoh një ndryshim të madh në politikën e jashtme, megjithëse mendoj se republikanët do të punojnë për të frenuar imigracionin e paligjshëm", thotë republikani Steve Tyson.
Këto janë tema të ndjeshme që mund të sjellin në negociata të vështira pasi republikanët kanë një epërsi të lehtë prej vetëm 10 vendesh ndaj demokratëve në sesionin e ri të Kongresit të 118-të./ VOA
Një gjykatë në Pragë shpalli të pafajshëm ish-kryemini...
Pasi fitoi ndaj një sfiduesi republikan të mbështetur ...
Situata në Kosovë ka qenë tejet e tensionuar në fund t...
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, ka bër...
Papa Françesku kritikoi të hënën Iranin për përdorimin e d...
Autoriteti i Kanalit të Suezit tha të hënën se një ani...
Udhëheqësit botërorë reaguan me tronditje dhe ankth ndaj s...
Të dhënat e inteligjencës boshnjake tregojnë se anëtarët e...
Presidenca Suedeze e Bashkimit Evropian ka nisur konsultim...
Ushtria kineze mbajti stërvitje të përbashkëta të sulmeve ...
Një ditë më parë, mbështetësit e ish-presidentit brazilian...
Kanë kaluar më shumë se 300 ditë që kur Putini nisi pushti...
Në tetor, çeçeni Rustam Azhiyev - i njohur me pseudonimin ...
Agresioni në Ukrainë e ka futur Rusinë në izolim brenda nj...
Autoritetet gjermane synojnë të dyfishojnë kuotën për imig...
Stërvitjet e fundit ushtarake ruso-bjelloruse kanë sht...
Mbështetësit e ish-presidentit brazilian, Jair Bolsona...
Një grua që braktisi shtëpinë e saj në Albama në moshë...
Ushtria ruse pretendoi të dielën se kishte kryer një s...
Mbështetësit e ish-presidentit brazilian të ekstremit ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...