Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...

Ushtria kineze mbajti stërvitje të përbashkëta të sulmeve luftarake në shkallë të gjëra, duke dërguar avionë luftarakë dhe anije të marinës drejt Tajvanit, thanë ministritë e mbrojtjes të Kinës dhe Tajvanit.
Stërvitja përkoi me vizitën e një grupi ligjvënësish gjermanë që zbarkuan në Tajvan të hënën në mëngjes.
Në krye të delegacionit është Marie-Agnes Strack-Zimmermann, e cila drejton Komisionin e Mbrojtjes të Parlamentit Gjerman.
Ligjvënësit gjermanë do të takohen me presidentin e Tajvanit, Tsai Ing-wen, si dhe me kreun e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Tajvanit dhe zyrtarë të tjerë.
Kina ka rritur presionin e saj mbi ushtrinë e Tajvanit në vitet e fundit duke dërguar aeroplanë luftarakë ose anije të marinës pothuajse çdo ditë drejt ishullit të vetëqeverisur. Kina pretendon sovranitetin mbi ishullin, i cili u nda nga Kina në vitin 1949 pas një lufte civile.
Stërvitjet e së dielës kanë vazhduar deri të hënën, tha ministria e mbrojtjes e Tajvanit, duke monitoruar avionët luftarakë dhe anijet e marinës kineze në sistemet e saj raketore.
Veprimet e Kinës "kanë prishur rëndë paqen dhe stabilitetin në ngushticat e Tajvanit dhe ujërat përreth", tha ministria.
Gjatë 24 orëve nga ora 6 e mëngjesit të së dielës deri në orën 6 të mëngjesit të së hënës, Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës fluturoi me 57 avionë luftarakë dhe lundroi me katër anije drejt Tajvanit, tha Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Tajvanit në një deklaratë të hënën në mëngjes.
Njëzet e tetë nga ata avionë kaluan vijën mesatare të ngushticës së Tajvanit, një kufi jozyrtar që të dyja palët kishin respektuar më parë.
Më 8 janar Kina njoftoi për stërvitjet rreth orës 23:00 duke thënë se "objektivi i tyre kryesor ishte praktikimi i sulmeve tokësore dhe sulmeve nga deti".
Në fund të dhjetorit, Kina dërgoi një rekord prej 71 avionësh dhe 7 anijesh drejt Tajvanit, ushtrimi më i madh në shkallë të tillë në vitin 2022.
Tajvani do të zhvillojë stërvitjet e tij vjetore ushtarake dyditore duke filluar nga 11 janari. Stërvitja përpara festave të Vitit të Ri Hënor synon të tregojë aftësitë mbrojtëse të Tajvanit./REL
Një ditë më parë, mbështetësit e ish-presidentit brazilian...
Kanë kaluar më shumë se 300 ditë që kur Putini nisi pushti...
Në tetor, çeçeni Rustam Azhiyev - i njohur me pseudonimin ...
Agresioni në Ukrainë e ka futur Rusinë në izolim brenda nj...
Autoritetet gjermane synojnë të dyfishojnë kuotën për imig...
Stërvitjet e fundit ushtarake ruso-bjelloruse kanë sht...
Mbështetësit e ish-presidentit brazilian, Jair Bolsona...
Një grua që braktisi shtëpinë e saj në Albama në moshë...
Ushtria ruse pretendoi të dielën se kishte kryer një s...
Mbështetësit e ish-presidentit brazilian të ekstremit ...
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden mbërriti të dielën në ...
Autoritetet gjermane njoftuan të dielën arrestimin e n...
Kina ka rihapur kufijtë e saj dhe ka hequr masat e kar...
Ministri i Jashtëm i autoritetit palestinez tha se Izr...
Në Mitrovicën e Veriut – komunë e banuar me shumicë se...
Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi sot se Rusia d...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sërish për ofrimin e...
Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut i ka bërë thirr...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë që ka kërkua...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, vlerësoi S...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...