Moska: 600 ushtarë ukrainas të vrarë në sulmin e së dielën/ Kievi e hedh poshtë
Ushtria ruse pretendoi të dielën se kishte kryer një s...

Një grua që braktisi shtëpinë e saj në Albama në moshën 20-vjeçare dhe u bashkua me grupin e vetëquajtur Shteti Islamik, thotë se ende shpreson të rikthehet në Shtetet e Bashkuara, ku të vuajë një dënim me burg e të bëjë propagandë kundër ekstremizmit, nëse do të jetë e nevojshme. Ajo lindi një fëmijë gjatë kohës që ishte me grupin terrorist.
Në një intervistë të rrallë nga kampi i paraburgimit Roj në Siri, ku po mbahet nga forcat kurde, aleate të Shteteve të Bashkuara, Hoda Muthana tha se i ishte mashtruar nga trafikantët në internet për t'iu bashkuar grupit terrorist në vitin 2014 dhe se është penduar për gjithçka, përveç lindjes së djalit të saj, aktualisht në moshë parashkollore.
“Jam e gatshme të bëj burg nëse më kërkohet dhe nuk do të kundërshtoj. Shpresoj që qeveria ime t’i trajtojë veprimet e mia si të një personi në moshë të re dhe naiv”, tha 28-vjeçarja për gazetën “The News Movement” me qendër në Shtetet e Bashkuara.
Të njëtjin qëndrim ajo ka përsëritur në intervista të ndryshme mediatike që kur ajo braktisi një prej enklavave të fundit të grupit ekstremist në Sir në fillim të vitit 2019.
Por katë vite më parë, në kulmin e rritjes së ekstremizmit, ajo shprehu mbështetje të zellshme për grupin terrorist, si në median sociale ashtu edhe në një intervistë për rrjetin mediatik “BuzzFeed”. Në atë kohë, grupi i vetquajtur Shteti Islamik kontrollonte një zonë sa një e treta e Sirisë dhe Irakut.
Në postimet e saj në Twitter, në vitin 2015, ajo u bënte thirrje amerikanëve që t'i bashkoheshin grupit terrorist dhe të kryenin sulme në Shtetet e Bashkuara, duke sugjeruar përplasjen e automjete në turmat e njerëzve gjatë festave apo sulmet me armë zjarri nga makinat.
Në një intervistë me rrjetin mediatik indian TNM, 28-vjeçarja Muthana tani shprehet se mbështetësit e Shtetit Islamik ja kishin marrë telefonin dhe kishin bërë postime në rrjetin Twitter.
E lindur nga një familje emigrantësh nga Jemeni në shtetin Nju Xhersi, dikur Muthana mbante pasaportë amerikane. Ajo u rrit në një familje konservatore në Hoover të shtetit Alabama, pranë qytetit Birmingham.
Në vitin 2014 ajo i tha familjes se po shkonte në një udhëtim me shkollën, por ajo shkoi me një avion në Turqi dhe prej andej kaloi në Siri. Ajo e financoi udhëtimin e fondet e shkollimit.
Në vitin 2016 administrata e Presidentit Obama e anuloi shtetësinë e saj, duke u shprehur se babai i saj ishte diplomat i akredituar jemenas në kohën kur ajo u lind, një veprim i rrallë i heqjes së shtetësisë së lindjes. Avokatët e saj e kanë kundërshtuar këtë vendimin, duke argumentuar se akreditimi diplomatik i babait përfundoi përpara lindjes së saj./ VOA
Ushtria ruse pretendoi të dielën se kishte kryer një s...
Mbështetësit e ish-presidentit brazilian të ekstremit ...
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden mbërriti të dielën në ...
Autoritetet gjermane njoftuan të dielën arrestimin e n...
Kina ka rihapur kufijtë e saj dhe ka hequr masat e kar...
Ministri i Jashtëm i autoritetit palestinez tha se Izr...
Në Mitrovicën e Veriut – komunë e banuar me shumicë se...
Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi sot se Rusia d...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sërish për ofrimin e...
Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut i ka bërë thirr...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë që ka kërkua...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, vlerësoi S...
U deshën 15 përpjekje dhe pesë ditë, por më në fund ligjvë...
Një pajisje gjurmuese kineze u gjet e fshehur në një n...
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka mbijetuar pol...
Dy të rinj, pjesëtarë të komunitetit serb u plagosën mbrëm...
Presidenti amerikan Joe Biden thotë se do të vizitojë një ...
Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë të shtunën në një...
Ndërsa Covid 19 vijon të përhapet në të gjithë Kinën, ...
Shtetet e Bashkuara sanksionuan të premten, më 6 janar...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...