Paketa e Maleve/ Rama u përgjigjet sharësve në rrjetet sociale
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...

Presidenti amerikan Joe Biden thotë se do të vizitojë një rajon të kufirit SHBA-Meksikë në Teksas përpara një takimi javën e ardhshme me udhëheqësit e Meksikës dhe Kanadasë, duke e vendosur në qendër të vëmendjes emigracionin, një nga temat e takimit. Udhëheqësit e tri vendeve do të diskutojnë një numër çështjesh në takimin dyditor në qytetin e Meksikos.
Tre udhëheqësit do të flasin për një numër të madh çështjesh me të cilat po përballet Amerika e Veriut, një rajon me mbi 500 milionë banorë dhe me një sipërfaqe gati 20 milionë kilometra katrorë.
Por ndërsa krerët e vendeve të Amerikës së Veriut përgatiten të takohen javën e ardhshme në kryeqytetin e Meksikës, fluksi i pandërprerë i emigrantëve në kufirin jugor të Shtetet e Bashkuara do të jetë në qendër të vëmendjes.
Njësitë e Doganës dhe Rojes Kufitare të Shteteve të Bashkuara janë ndeshur me afro 2.4 milionë raste të kalimit të kufirit tokësor jugor në vitin 2022.
Shumica e njerëzve që kalojnë kufirin janë shtetas meksikanë, por një numër i konsiderueshëm janë gjithashtu emigrantë nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela.
Përpara takimit të javës së ardhshme, Presidenti Biden njoftoi masa të reja kufizuese për emigracionin dhe tha se do të bëjë një vizitë në kufirin SHBA-Meksikë, një veprim që kundërshtarët e tij e kanë kërkuar për një kohë të gjatë.
“Javën e ardhshme, do të udhëtoj në Meksikë ku do të takohem me Presidentin [Andrés Manuel] Lopez Obrador. Ne kemi një axhendë të madhe që përfshin krizën klimatike, zhvillimin ekonomik dhe çështje të tjera. Por një pjesë e rëndësishme e kësaj agjende është forcimi i kufirit mes vendeve tona dhe unë do ta vizitoj vetë kufirin këtë të diel në El Paso të Teksasit për të vlerësuar operacionet e rojeve kufitare, për t'u takuar me zyrtarët lokalë dhe drejtuesit e komunitetit dhe njerëzit në kufi”, tha Presidenti Biden.
Disa analistë thonë se përqendrimi te problemet në kufi e largon vëmendjen nga çështjet e tjera të rëndësishme mes tri vendeve, të cilat kanë lidhje të konsiderueshme tregtare, kulturore dhe mjedisore.
“Ajo që duhet të ndodhë dhe çfarë mund të ndodhë janë dy çështje të ndara. Mendoj se të tre udhëheqësit do ta shikojnë këtë takim nga këndvështrimi i problemeve të tyre të brendshme dhe do të përpiqen të bëjnë përparim në çështjet që i prekin ata brenda vendeve të tyre. Në Shtetet e Bashkuara, kjo çështje është qartësisht emigracioni”, thotë Eric Farnsworth nga organizata Këshilli i Amerikave.
Por nga diskutimi për këtë çështje mund të përfitojë edhe Meksika, thonë analistët, duke shmangur problemet e saj me sigurinë, trafikun e drogës, demokracinë në rënie dhe një mosmarrëveshje të madhe me Shtetet e Bashkuara mbi politikat e energjisë.
“Presidenti Lopez Obrador po e përdor faktin që emigracioni ka një ndikim kaq të madh politik në elektoratin e Shteteve të Bashkuara si një mënyrë për të detyruar administratën Biden të mbyllë njërin sy ndaj këtyre abuzimeve të tjera në Meksikë”, thotë Mariana Campero nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.
Analisti Eric Farnsworth u bëri thirrje udhëheqësve të përqendrohen në vizionin e një Amerike të Veriut të bashkuar.
“Nëse takimi degjeneron në një diskutim të mosmarrëveshjeve tregtare dhe politikave kufitare, dy çështje që mendoj se janë të rëndësishme, por kjo do të thotë se vizioni i një Amerike të Veriut më të bashkuar dhe më konkurruese do të dilte sërish në plan të dytë. Dhe mendoj se kjo do të ishte një humbje e vërtetë për qytetarët e Amerikës së Veriut”, thotë analisti Eric Farnsworth.
Shtëpia e Bardhë thotë se në takimin dyditor do të diskutohen shumë çështje.
"Sfidat klimatike dhe mjedisore, përpjekja për ta bërë Amerikën e Veriut një rajon më konkurrues, mbrojtja e shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve tanë, reagimi i përbashkët ndaj emigrimit të parregullt në rajon, dhe avancimi i diversitetit dhe barazisë", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.
Por, duke marrë parasysh vizitën e Presidenti Biden në kufirin SHBA-Meksikë para takimit në kryeqytetin meksikan, vëmendja pritet të jetë më e përqendruar në çështjen e emigracionit./VOA
Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë të shtunën në një...
Ndërsa Covid 19 vijon të përhapet në të gjithë Kinën, ...
Shtetet e Bashkuara sanksionuan të premten, më 6 janar...
Ministria serbe e Mbrojtjes tha të premten në mbrëmje se m...
Udhëheqësi i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, ...
Skandali i korrupsionit që ka përfshirë Parlamentin Eu...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beson ...
Ministria britanike e Mbrojtjes njofton se Rusia ka integr...
Midis shumë çështjeve të politikës së jashtme të vitit që ...
Kundërofensiva ukrainase e parashikuar prej kohësh në fron...
Në një intervistë për shërbimin në gjuhën serbe të "Zërit ...
Edhe Gjermania ka vendosur të ndjekë shembullin e Fran...
Një ndihmë e re armësh amerikane për Ukrainën do të përfsh...
Kina mbrojti të enjten ndryshimet në politikat e saj p...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i tha Zërit të Ame...
Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) ka përfunduar heqjen e d...
Zyrtarët më të lartë ushtarakë rusë po përballen...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar forcat e...
Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve do të votojnë sot përsë...
50,000 punonjësit e BE-së mund të presin me padurim rr...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...