Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tiranës - “Kuadr.com” - Arbër Veliaj
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...

Të enjten u mbyll Takimi për Demokracinë, i organizuar nga Shtetet e Bashkuara, me tematikë: angazhimin për të krijuar teknologji që mbështesin demokracinë, duke parandaluar ndërkohë keqpërdorimin e tyre. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Nike Ching, Kina organizoi paralelisht Forumin Boao për drejtues ndërkombëtarë të sipërmarrjes dhe politikës, me tematikë kryesore iniciativën kineze Një Brez Një Rrugë.
Udhëheqës të qeverive të 120 vendeve morën pjesë në Takimin e dytë për Demokracinë, ku nuk ishin të ftuar drejtuesit nga Moska dhe Pekini. Një nga temat e së enjtes ishte mbështetja e lirisë në internet.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se demokracia po përballet me rreziqe, përfshirë edhe në internet.
“Vende të tjera po ngrenë pengesa dhe po bllokojnë qasjen, duke e përdorur internetin për të kontrolluar fjalën e lirë, për të shtypur disidencën, për të përhapur keqinformim dhe dezinformim”, tha ai.
Në Pekin, zyrtarët kinezë e akuzuan Uashingtonin se po “krijon ndasi nëpër botë” në emër të demokracisë.
Këtë javë, në ishullin jugor Hainan, Kina po organizon Forumin Boao për udhëheqësit në sipërmarrje dhe politikë. Në axhendë përfshihet edhe Iniciativa një Brez një Rrugë, një program i udhëhequr nga Kina për infrastrukturën globale.
Ekspertët thonë se ky është shembulli më i fundit i konkurencës SHBA-Kinë për influencë globale, ndërsa Presidenti kinez Xi Jinping kërkon të rrisë statusin ndërkombëtar të Kinës.
“E shikoj vitin 2023 si një vit në të cilin Kina po thekson sërish diplomacinë e saj dhe rolin në botë... Forumi Boao ka funksionuar prej vitesh, madje përpara se konkurenca SHBA-Kinë të bëhej kaq intensive. Por, mendoj se ka gjithnjë e më shumë rivalitet mes organizatave të udhëhequra nga Kina dhe organizatave perëndimore”, thotë Bonnie Glaser, nga programi për rajonin Indo-Paqësor në Fondin Gjerman Marshall.
Mendimin e tyre për këtë çështje e shprehin edhe të tjerë, si Kryeministri i Singaporit, Lee Hsien Loong.
“Më shqetësuese është gjendja e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Fuqitë e mëdha kanë përgjegjësi të madhe për të mbajtur marrëdhënie të qëndrueshme pune me njëra-tjetrën. Pasi përplasjet mes tyre do të kishin pasoja serioze për ata vetë dhe për botën. E megjithatë, Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë në kundërshti për shumë çështje të vështira, përfshirë tregtinë dhe investimet, zinxhirin e furnizimit, sigurinë kibernetike, teknologjitë e reja dhe ato jetike, si dhe lirinë e lëvizjes në det”, tha kryeministri i Singaporit.
Të enjten, Sekretari i Shtetit Blinken tha se Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin hapa për të mbrojtur sigurinë e shtetasve amerikanë nga qeveritë autoritare, ndërsa po shtohen thirrjet nga ligjvënësit për të ndaluar TikTok-un, një aplikacion popullor për shpërndarjen e videove./ VOA
Zëri i Amerikës u drejtoi mikrofonin banorëve të qytetit t...
NATO ka ndaluar zyrtarisht stafin që të shkarkojnë aplikac...
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaru...
Udhëheqës të lartë republikanë në Kongres shprehën mbështe...
Tanket e para nga vendet perëndimore mbërritën në Ukrainë ...
Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat e...
Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szun...
Javën e kaluar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, h...
Aeroporti “Heathrow” ka njoftuar se disa pasagjerë mun...
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, reagoi me zemë...
Finlanda do të bëhet anëtarja e 31-të e NATO-s pasi pa...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, nuk ka komentuar akta...
Udhëheqës të lartë republikanë në Kongres shprehën mbë...
Votimi i një jurie të madhe në Manhatan ka hapur dritë...
Fondi për të Drejtën Humanitare tha të enjten se procesi i...
Gjykata kryesore e Kombeve të Bashkuara ka refuzuar kërkes...
Në një raport të publikuar nga Oda Ekonomike Amerikane në ...
Parlamenti i Turqisë voton sot lidhur me kërkesën e Finlan...
Që kur Rusia filloi sulmin ndaj Ukrainës më shumë se një v...
Një gjykatë në Ukrainë ka dënuar një ushtar rus me 12 vjet...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...