Mosfillimi i hetimeve për punonjësit e paraburgimit/ Ish-presidenti i drejtohet Gjykatës së Tiranës
Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tira...
Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tira...

Tanket e para nga vendet perëndimore mbërritën në Ukrainë këtë javë – me dhjetëra të tjerë që priten në muajt e ardhshëm. A do të jenë ato të mjaftueshme për të ndihmuar Kievin të largojë forcat pushtuese ruse? Korrespondenti i "Zërit të Amerikës", Henry Ridgwell, njofton.
Tanket britanike "Challenger 2" janë në Ukrainë - gati për t'u nisur në betejë.
“Faleminderit shumë nga Ukraina Mbretërisë së Bashkuar", tha ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov.
Katërmbëdhjetë tanke Challenger po dërgohen në Ukrainë. Ministri i Mbrojtjes i Britanisë tha të mërkurën se nuk mund të spekulonte për ndonjë ofensivë të ardhshme të Ukrainës.
“Por mendoj se nuk është sekret që Ukraina është e prirur të fillojë procesin e zmbrapsjes së forcave ruse. Natyrisht, forcat ruse nuk po bëjnë pothuajse asnjë përparim”, tha ministri Ben Wallace.
Gjermania konfirmoi gjithashtu se kishte dorëzuar tetëmbëdhjetë tanke të avancuara luftarake Leopard 2 në Ukrainë, me Kanadanë dhe Norvegjinë që gjithashtu dërguan disa nga Leopardët e tyre. Komandantët europianë thonë se kjo mund të ndryshojë ekuilibrin në favor të forcave ukrainase.
“Ata po përballen me këtë lloj cunami ushtarësh, kështu që po mbajnë vijën e parë të frontit. Kur të jenë në gjendje të përfshijnë tanke më të mira si Leopardi, ukrainasit do të jenë në gjendje të depërtojnë dhe të hidhen në kundërsulm”, thotë zëvendësadmirali Herve Blejean, komandant i misionit të BE-së për trajnimin.
Ekspertët ushtarakë vlerësojnë se Ukraina tani ka disa dhjetëra tanke perëndimore. A është kjo ndihmë e mjaftueshme për të thyer mbrojtjen ruse?
“Për momentin ndoshta kjo ndihmë nuk është e mjaftueshme, mendoj unë, por është ende mjaft domethënëse. Një ose dy batalione mund të formojnë një front të mirë”, thotë Patrick Bury, analist për sigurinë në universitetin e Bath-it.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha këtë javë se forcat e tij kanë nevojë për më shumë armë perëndimore, përpara se të nisin ndonjë kundërofensivë.
“Pyetja është, a mundet Ukraina të mbrojë, përdorë dhe përqendrojë armët perëndimore me një efektshmëri të tillë sa të mund të thyejnë vijën e parë ruse të përgatitur më mirë? Nuk janë vetëm tanket, por edhe mjetet e blinduara luftarake të këmbësorisë, nga të cilat Ukraina ka marrë shumë prej tyre, me sa kuptoj unë. Ato shoqërojnë tanket. Bëhet fjalë gjithashtu për pjesët e artilerisë - fishekët që u nevojiten për armët e tyre dhe mjetet e reja të artilerisë që gjithashtu po vijnë. Pra, është mënyra se si e bashkojnë të gjitha këto për të arritur përparim”, thotë Patrick Bury.
Kushtet në terren po ndryshojnë. Ardhja e pranverës do t'i kthejë fushat e ngrira në moçale.
“Kjo thjesht i bën lëvizjet dhe manovrat më të vështira.”
Vendet perëndimore kanë premtuar dhjetëra tanke dhe armë të tjera të rënda. Sllovakia dhe Polonia po i dërgojnë Ukrainës avionët e tyre luftarakë Mig-29.
Ndërkohë Rusia thotë se po rrit prodhimin e municioneve. Inteligjenca britanike njoftoi të enjten se Moska është e gatshme të nisë një tjetër përpjekje rekrutimi - me synimin për të pasur një shtesë prej 400 mijë trupash./ VOA
Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat e...
Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szun...
Javën e kaluar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, h...
Aeroporti “Heathrow” ka njoftuar se disa pasagjerë mun...
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, reagoi me zemë...
Finlanda do të bëhet anëtarja e 31-të e NATO-s pasi pa...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, nuk ka komentuar akta...
Udhëheqës të lartë republikanë në Kongres shprehën mbë...
Votimi i një jurie të madhe në Manhatan ka hapur dritë...
Fondi për të Drejtën Humanitare tha të enjten se procesi i...
Gjykata kryesore e Kombeve të Bashkuara ka refuzuar kërkes...
Në një raport të publikuar nga Oda Ekonomike Amerikane në ...
Parlamenti i Turqisë voton sot lidhur me kërkesën e Finlan...
Që kur Rusia filloi sulmin ndaj Ukrainës më shumë se një v...
Një gjykatë në Ukrainë ka dënuar një ushtar rus me 12 vjet...
Gjendja e Papa Françeskut po përmirësohet pas shtrimit të ...
Energjia elektrike në Kosovë është shtrenjtuar për 15.4 pë...
Dy makina, që ishin riregjistruar me targat Republika ...
Organi më i lartë për të drejtat e njeriut në Europë e...
Një gazetar amerikan që punon për “The Wall Street Jou...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...