
Ngrihen akuza penale ndaj ish-Presidentit Donald Trump
Votimi i një jurie të madhe në Manhatan ka hapur dritë...
Udhëheqës të lartë republikanë në Kongres shprehën mbështetje për ish-Presidentin Donald Trump, ndërsa një juri e madhe në Manhatan hapi dritën jeshile për ngritjen e akuzave penale ndaj tij. Republikanët i akuzuan demokratët se po e përdorin politikisht sistemin e drejtësisë.
Reagimi i ashpër i republikanëve ndaj ngritjes së akuzave të enjten pasqyron mbështetjen që ende gëzon zoti Trump te Partia Republikane dhe shumë prej votuesve të tij, ndërsa ai përpiqet të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2024.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Kevin McCarthy, tha se ngritja e aktakuzës tregon se “sistemi ynë i shenjtë i drejtësisë u përdor politikisht” kundër zotit Trump.
Ligjvënësja Elise Stefanik, një tjetër udhëheqëse në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët, e quajti aktakuzën një, “gjueti politike shtrigash dhe një ditë të errët për Amerikën”.
Senatori i Floridës, republikani Rick Scott, e quajti ngritjen e aktakuzës një “hakmarrje politike kundër Presidentit Trump", ndërsa Senatori Ted Cruz i Teksasit e quajti atë “një përshkallëzim katastrofik të përdorimit politikisht të sistemit të drejtësisë”.
Ish-Presidenti Trump e quajti ngritjen e aktakuzave një “persekutim politik”. Kandidati për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2024 i përgatiti mbështetësit e tij, ndërsa deklaroi javën e kaluar se ndaj tij do të ngriheshin akuza lidhur me pretendimet për pagesa për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels. Javën e kaluar fushata presidenciale e zotit Trump mblodhi rreth 2 milionë dollarë, sipas drejtuesve të saj.
Zoti Trump është kandidati kryesor republikan në zgjedhjet e presidenciale të vitit 2024. Ai gëzon mbështetjen e rreth 44% të republikanëve, sipas një sondazhi të mbyllur të hënën nga "Reuters/Ipsos" dhe pasohet nga guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, me 30%, pavarësisht se ky i fundit ende nuk ka shpallur kandidaturën.
Përmes një shkrimi në rrjetin "Twitter", guvernatori DeSantis tha se ngritja e aktakuzës ishte joamerikane.
“Përdorimi politikisht i sistemit tonë të drejtësisë për të avancuar një agjendë politike e kthen me kokë poshtë zbatimin e ligjit”, thuhet në postimin e zotit DeSantis në rrjetin "Twitter". “Prokurori i Qarkut të Manhatanit, i mbështetur nga Sorosi, ka deformuar vazhdimisht ligjin duke lënë të lirë kriminelët. Megjithatë, tani ai po tendos ligjin për të vënë në shënjestër një kundërshtar politik”, shprehet mes të tjerash zoti DeSantis.
Por ngritja e aktakuzës paraqet probleme për zotin Trump, i cili po përpiqet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.
Ligjvënësi demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve, Ted Lieu, e quajti ngritjen e akuzës një “precedent tronditës”, por të nevojshëm nëse zoti Trump kishte kryer krime. Kolegu i tij demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve, Jamaal Bowman, tha se, “Është koha të sigurohemi që Trump-i të ndalohet të kandidojë përsëri për ndonjë post publik”./ Voa
Votimi i një jurie të madhe në Manhatan ka hapur dritë...
Fondi për të Drejtën Humanitare tha të enjten se procesi i...
Gjykata kryesore e Kombeve të Bashkuara ka refuzuar kërkes...
Në një raport të publikuar nga Oda Ekonomike Amerikane në ...
Parlamenti i Turqisë voton sot lidhur me kërkesën e Finlan...
Që kur Rusia filloi sulmin ndaj Ukrainës më shumë se një v...
Një gjykatë në Ukrainë ka dënuar një ushtar rus me 12 vjet...
Gjendja e Papa Françeskut po përmirësohet pas shtrimit të ...
Energjia elektrike në Kosovë është shtrenjtuar për 15.4 pë...
Dy makina, që ishin riregjistruar me targat Republika ...
Organi më i lartë për të drejtat e njeriut në Europë e...
Një gazetar amerikan që punon për “The Wall Street Jou...
Dy helikopterë të ushtrisë amerikane Blackhawk janë rr...
Shkaku i një infeksioni në organet e frymëmarrjes, Pap...
Lajmi i mirë është se bota ka arritur ta mbajë korrups...
Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, mbërriti në Nju ...
Presidenti Joe Biden çeli punimet e Takimit të dytë pë...
Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar rus, Wagner, tha...
Polonia dëshiron që BE të përdorë të gjitha mjetet në disp...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të mërkurën se marr...
Në mbledhjen plenare të së hënës, Këshilli i Lartë i Proku...
Një tjetër denoncim ka nxjerrë në pah shpifjet e Carlo...
Familja Haxhia nga fshati Barbullush, Njësisë Administrati...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Policia ka dhënë detaje nga aksidenti i ndodhur pasdit...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 16:10...
Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotm rreth orës...
Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë diplomimit të dis...
Paqëndrueshmëria që ka përfshirë kontinentin europian do t...
Paqëndrueshmëria që ka përfshirë kontinentin europian ...
Në një nga periudhat më të errëta në historinë e njerëzimi...
Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, çdo ditë mund të ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u bëri thirrje...
Policia e Kosovës raporton se janë arrestuar pesë persona ...
Të paktën 25 ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në ...
Ambasadorët që përfaqësojnë disa nga shtetet e QUINT-it në...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Mbretëresha e Rock'n'Roll-it, Tina Turner u shua ditën e d...
Në 21 maj Kisha Orthodhokse kremton shenjtorët mbretër, Sh...
Si për shumë fusha të tjera të jetës, raporti i Depart...
Presidenti amerikan Joe Biden e ka uruar homologun turk, R...
Sot, më 29 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.7 lekë...
Ndërsa çmimet e ushqimeve dhe mallrave mbeten të larta në ...
Sot, më 28 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.7 lekë...