Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...

Vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të zgjasin afatin për të ulur me 15 për qind sasinë e gazit natyror që përdorin deri në pranverën e vitit 2024. Siç njofton korrespondentja e "Zërit të Amerikës", Valentina Vasileva, synimi është të vazhdojnë të ulin varësinë e tyre nga gazi rus.
“Bota e Vjetër po përjeton një goditje të ftohtë; furnizimet me gaz nuk janë të mjaftueshme për të kaluar dimrin.”
Lena Botanina është një shtetase ruse që jeton me bashkëshortin e saj austriak, Dietrich John, në Bruksel. Ajo i tregon atij videoklipe nga televizioni shtetëror rus.
“Është qesharake, por përsëri, është pak e trishtueshme. Sepse njerëzit mashtrohen në mënyrë aktive!” , thotë Dietrich.
Kur u bë e qartë se lufta në Ukrainë do të vazhdonte edhe dimrin e kaluar, shumë ishin të shqetësuar se si banorët e Evropës Perëndimore do të ngroheshin për shkak të varësisë së rajonit nga gazi natyror rus.
Por sipas BE-së, ata e bënë këtë pjesërisht duke ulur përdorimin e gazit me gati 20 për qind dimrin e kaluar. Moti gjithashtu ndihmoi.
“Ishte një dimër vërtet i ngrohtë dhe i butë. Nuk patëm nevojë për shaje dhe kapele apo për batanije shtesë”, thotë Lena Botanina.
Energjia elektrike ishte më e shtrenjtë në të gjithë BE-në, por shumë banorë që nuk kishin mundësi të paguanin faturat e tyre të energjisë elektrike morën subvencione nga autoritetet.
Dhe sipas zyrës së kryebashkiakut të Brukselit, ka pasur reduktime në ndriçimin e rrugëve dhe ngrohjen në shkolla dhe zyra të tjera publike dhe qeveritare.
“Ne e mbajmë temperaturën 19 gradë Celsius në klasat e shkollave, por në zyra si kjo, mbahet 18 gradë. Në pishina, uji mbahet në 27 gradë”, thotë Benoit Hellings, anëtar i Këshillit Bashkiak për Klimën në Bruksel.
Sipas analistit të pavarur të energjisë Thierry Deschuyteneer, Evropa ia doli mirë pa sasinë e zakonshme të gazit rus. Qeveritë e BE-së gjetën furnizues të tjerë gazi. Dimrin e kaluar, BE-ja mori gaz nga Norvegjia, Algjeria dhe Azerbajxhani. Importet e gazit natyror të lëngshëm, LNG nga SHBA kanë qenë gjithashtu në rritje.
“Vitin e kaluar, ajo që ndodhi dhe ajo që e ndihmoi shumë Evropën ishte pakësimi i kërkesës për gaz të lëngshëm nga Kina. Kërkesat e Kinës do të plotësoheshin nga gazi amerikan. Ky gaz amerikan më pas u dërgua në Evropë. Pra, në njëfarë mënyre, Kina ndihmoi Evropën”.
Por zyrtarët e BE-së thonë se ulja e përdorimit të gazit është e vetmja mënyrë për t'u siguruar që vendet e BE-së të kenë ngrohje dimrin e ardhshëm.
“Ne propozuam një objektiv për këtë dimër, uljen e kërkesës me 15 për qind. Shtetet anëtare kanë shkuar përtej kësaj. Ata kanë arritur t’u ulin nevojat për gaz me 19 për qind”, thotë analisti i pavarur i energjisë, Thierry Deschuyteneer.
Ekspertët shpresojnë se prodhimi i gazit natyror të lëngshëm do të rritet në botë në vitet e ardhshme, duke stabilizuar çmimet e energjisë dhe importet në Evropë.
BE-ja po mbështet gjithashtu energjinë alternative, me një plan për të siguruar më shumë se 40 për qind të energjisë së saj nga burimet e rinovueshme të energjisë deri në vitin 2030./ VOA
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, u...
Zëvendëskryeministri i Britanisë së Madhe, Dominic Raa...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, t...
Europol në bashkëpunim me Gardën Civile Spanjolle (Gua...
Shumica e të rriturve amerikanë dhe më shumë se një...
Euro-deputetët miratuan një sërë propozimesh për migra...
Një shpërthim i madh ndodhi në qytetin rus të Belgo...
Unë jam gati të ngjitem në nëndetësen e parë që dihet ...
Ata quhen mercenarë, kontraktorë ose vullnetarë dhe lu...
Presidenti Joe Biden pritet të shpallë zyrtarisht vend...
Ish-presidenti Donald Trump ka dalë kryesisht i padëmt...
Një agjent i posaçëm i agjencisë përgjegjëse për mbledhjen...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin u takua të më...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dekla...
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Ga...
Protesta masive e të dhunshme kanë pushtuar Francën nga 19...
Franca po përpiqet të minimizojë pasojat diplomatike të ko...
Përdorimi i "ChatGPT" shihet pjesërisht me sy kritik n...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kufirin mes provinca...
Një anije me 50 emigrantë është përmbysur në Gjirin Me...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...