Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi të enjten nga Kievi, se Ukraina e meriton të anëtarësohet në NATO dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për këtë vend.
“Vendi i duhur i Ukrainës është në familjen euro-atlantike... Vendi i duhur i Ukrainës është në NATO”, tha zoti Stoltenberg gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Kiev me presidentin ukrainas Zelenskiy.
Kjo është vizita e parë në Ukrainë e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s që nga fillimi i sulmit të Rusisë mbi një vit më parë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të enjten se ka ardhur koha që NATO të marrë vendimin politik për ta ftuar Ukrainën të anëtarësohet në aleancë, dhe se Kievi do të donte të dinte se kur mund të ndodhë anëtarësimi.
Udhëheqësi ukrainas tha gjatë një konference të përbashkët për shtyp gjatë vizitës në Kiev të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, se takimi i ardhshëm i aleancës në Vilnius mund të shndërrohet në një takim historik, nëse jepet ftesa për Ukrainën.
“Nuk ekziston asnjë pengesë objektive për ta ftuar Ukrainën në aleancë, dhe tashmë që pjesa më e madhe e popullsisë të vendeve të NATO-s dhe shumica e ukrainasve mbështesin anëtarësimin në NATO, ky është momenti i duhur për të marrë vendimet përkatëse”, tha zoti Zelenskiy.
Vizita e kreut të NATO-s ka një simbolikë të veçantë, pasi u bë vetëm dy ditë pasi Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi rajonet e pushtuara të Ukrainës.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se parandalimi i anëtarësimit të Ukrainës në NATO mbetet një nga objektivat e “operacionit të posaçëm ushtarak”, siç e quan Moska sulmin në Ukrainë. Duke folur me gazetarët nëpërmjet telefonit, zoti Peskov tha se anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të krijonte “një kërcënim serioz dhe domethënës për vendin tonë, për sigurinë e vendit tonë”.
Më herët këtë muaj, aleancës iu bashkua Finlanda, duke lënë mënjanë dekada neutraliteti dhe duke bërë kështu një ndryshim historik të kuadrit të sigurisë evropiane të periudhës së pas Luftës së Ftohtë. Megjithëse NATO thotë se kjo nuk përbën një kërcënim për Rusinë, anëtarësimi i këtij vendi nordik është një goditje e rëndësishme politike për Presidentin rus Putin dhe dyfishoi kufirin tokësor të Rusisë me aleancën më të madhe ushtarake në botë. Për më tepër, vendi fqinj Suedia pritet të anëtarësohet në NATO gjatë muajve në vazhdim./ VOA
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Ga...
Protesta masive e të dhunshme kanë pushtuar Francën nga 19...
Franca po përpiqet të minimizojë pasojat diplomatike të ko...
Përdorimi i "ChatGPT" shihet pjesërisht me sy kritik n...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kufirin mes provinca...
Një anije me 50 emigrantë është përmbysur në Gjirin Me...
Qeveria amerikane po gjurmon më shumë se 650 raste të m...
Të gjitha nisjet nga katër aeroportet në Gjermani do t...
Një studim i ri i kryer nga Instituti i Kërkimeve E...
Të paktën 85 persona vdiqën dhe më shumë se 300 u plag...
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor...
Pas vendimit të një gjykate në Moskë që dënoi politikanin ...
Rreth 700 fluturime do të anulohen, duke prekur pothuajse ...
Të paktën katër civilë u vranë dhe 27 të tjerë u plagosën ...
Rusia ka paralajmëruar Korenë e Jugut kundër dërgimit ...
Gjykata e qytetit të Moskës ka refuzuar apelin e dorëz...
Nënshkruhet vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin nga Kosova dhe ...
Një ekip kirurgësh në Spanjë ka kryer me sukses transplant...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, tha se ven...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...