EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Franca po përpiqet të minimizojë pasojat diplomatike të komenteve të Presidentit Emmanuel Macron se Evropa duhet të ulë varësinë nga Shtetet e Bashkuara dhe të shmangë ‘përfshirjen në kriza që nuk janë tonat’, pas një vizite shtetërore në Kinë në fillim të këtij muaji. Korrespondenti i "Zërit të Amerikës", Henry Ridgwell, njofton nga Londra.
Presidenti francez Emmanuel Macron shkoi në Pekin për të kërkuar ndihmën e Kinës për t'i dhënë fund agresionit rus të Ukrainës. Kina nuk shprehu ndonjë premtim në këtë drejtim. Por zoti Macron më vonë shkroi në "Twitter": "Rroftë miqësia midis Kinës dhe Francës." Kina e përshkroi vizitën si "të suksesshme dhe pozitive".
Vetëm disa ditë më vonë, ushtria kineze kreu manovra me zjarr të drejtpërdrejtë përreth Tajvanit – të cilin Pekini e pretendon si pjesë të territorit të tij.
Në Francë, zoti Macron tha se Evropa duhet të formulojë politikën e saj për Kinën – në vend që të ndjekë rrugën e aleatit të saj transatlantik, Shteteve të Bashkuara.
“Franca është për 'status quo'-në në Tajvan. Franca mbështet politikën e një Kine dhe kërkimin për një zgjidhjeje paqësore të situatës. Ky është, për më tepër, qëndrimi i evropianëve dhe është një pozicion që ka qenë gjithmonë në përputhje me rolin e aleatit. Por pikërisht këtu unë insistoj në rëndësinë e autonomisë strategjike. Të jesh aleat nuk do të thotë të jesh vasal”.
Këto komente shkaktuan reagime - veçanërisht në Evropën Lindore. Ministri i Jashtëm çek u përgjigj duke thënë se marrëdhëniet e forta transatlantike janë themeli i sigurisë së Evropës.
Momenti i zgjedhur për komentet nuk ishte i menduar mirë, thotë ish-ambasadori francez në SHBA, Gerard Araud, tani në Këshillin Atlantik.
“Ne po luftojmë tani – të gjithë së bashku, pas amerikanëve – po luftojmë agresionin rus në Ukrainë. Dhe unë e kuptoj se për shumë nga partnerët tanë, nuk ishte momenti i duhur, për të ngritur çështjen e aleancës sonë transatlantike”.
Kritikët thonë se komentet e presidentit Macron rrezikojnë ta minojnë aleancën.
“Konfirmoi mendimin kinez se është e mundur të krijohet një çarje midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës”, thotë Liana Fix me Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë.
Në vazhdën e stuhisë diplomatike që shpërtheu, një delegacion nga parlamenti francez vizitoi Tajvanin javën e kaluar për ta siguruar për mbështetjen franceze.
Mes luftës së Rusisë ndaj Ukrainës – dhe tensioneve në rritje mes Perëndimit dhe Kinës – disa argumentojnë se zoti Macron po përpiqet të shmangë një konfrontim më të gjerë.
“Kina po kërkon një botë shumëpalëshe. Dhe Macroni vjen dhe thotë: 'OK, nëse nuk armatos Rusinë, ne mund të jemi Franca dhe të pretendojmë se nuk jemi vasalë të SHBA-së, ne mund të pretendojmë se jemi të gjithë palë të ndryshme, se kemi ndjeshmëritë tona ndaj politikës së një Kine dhe të gjitha këtyre çështjeve', thotë Renaud Foucart me Universitetin Lancaster.
Zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA mund të shohin një president më pak të prirur se Joe Biden për të mbrojtur Evropën.
“Mendoj se debati do të rihapet me forcë. Evropianët që duan të flenë nën flamurin amerikan do të jenë të detyruar të zgjohen”, thotë Gerard Araud me Këshillin Atlantik.
Ndërkohë analistët thonë se aleanca e Britanisë me Australinë dhe Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë ta përfshijë Londrën në çdo konfrontim në Indo-Paqësor./ VOA
Përdorimi i "ChatGPT" shihet pjesërisht me sy kritik n...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kufirin mes provinca...
Një anije me 50 emigrantë është përmbysur në Gjirin Me...
Qeveria amerikane po gjurmon më shumë se 650 raste të m...
Të gjitha nisjet nga katër aeroportet në Gjermani do t...
Një studim i ri i kryer nga Instituti i Kërkimeve E...
Të paktën 85 persona vdiqën dhe më shumë se 300 u plag...
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor...
Pas vendimit të një gjykate në Moskë që dënoi politikanin ...
Rreth 700 fluturime do të anulohen, duke prekur pothuajse ...
Të paktën katër civilë u vranë dhe 27 të tjerë u plagosën ...
Rusia ka paralajmëruar Korenë e Jugut kundër dërgimit ...
Gjykata e qytetit të Moskës ka refuzuar apelin e dorëz...
Nënshkruhet vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin nga Kosova dhe ...
Një ekip kirurgësh në Spanjë ka kryer me sukses transplant...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, tha se ven...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tani e udhëheq Rusinë,...
Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në...
Absolut Vodka nuk do t’i eksportojë produktet e saj në...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plahzin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...