"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetëm ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...

Ata quhen mercenarë, kontraktorë ose vullnetarë dhe luftojnë për të dyja palët në luftën në Ukrainë. Pavarësisht nëse ata konsiderohen si zuzarë apo heronj, prania e tyre ka një ndikim të padiskutueshëm në fushën e betejës.
Ana e errët e forcave luftarake të parregullta, të përfshira në sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, u shfaq këtë javë kur dy ish-të dënuar i thanë një grupi të të drejtave të njeriut se kishin vrarë qëllimisht fëmijë dhe civilë ukrainas, ndërsa shërbenin si komandantë në grupin rus Wagner vitin e kaluar.
Në videot e publikuara në faqen ruse të internetit "Gulagu.net", Azamat Uldarov dhe Alexey Savichev, dhanë një shpjegim të detajuar të brutalitetit që kanë ushtruar ndaj civilëve në Ukrainë. “Nuk më lejuan të lija askënd të gjallë, sepse urdhri ishte të vrisja çdo gjë që më dilte përpara”, tha Uldarov, duke përshkruar se si ai qëlloi për vdekje një vajzë 5 ose 6-vjeçare.
Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit Wagner, luftëtarët e të cilit, përfshirë ish-të dënuar për krime të dhunshme, kanë qenë të rëndësishëm në betejën disamujore për kontrollin e Bakhmutit në Ukrainën lindore, i ka mohuar këto akuza dhe ka kërcënuar dy ish-ushtarët me ndëshkim.
Por Sean McFate, një ish-oficer amerikan dhe kontraktor ushtarak privat, i cili tani është profesor në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare, tha se askush nuk duhet të habitet kur të shohë mizoritë e kryera nga një forcë ushtarake e përbërë kryesisht me të dënuar.
"Kur dërgoni njerëz nga burgjet në Ukrainë, ju krijoni një grup pune me njerëz të armatosur me probleme dhe kjo nuk përfundon mirë", tha ai në një intervistë me "Zëri i Amerikës".
McFate shtoi se përdorimi i mercenarëve shpesh shoqërohet paralelisht me tregtinë e armëve dhe praktika të tjera të paligjshme, duke përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore dhe narkotikëve.
Robert Young Pelton, një gazetar veteran i luftës që ka ndjekur shumë konflikte në mbarë botën, tha në një intervistë se Grupi Wagner është bërë problem jo vetëm për forcat e rregullta të Rusisë, por për të gjithë vendin e tyre.
"Rusia ka ushtarë profesionistë që kanë disa nga aftësitë më të mira speciale", tha zoti Pelton për "Zërin e Amerikës". Por duke aktivizuar grupin Wagner në Ukrainë, Rusia ka krijuar një precedent veçanërisht të rrezikshëm pasi ata ligjërisht "nuk i përgjigjen askujt".
“Tani kemi rusë që vrasin njerëz brenda Ukrainës… dhe nuk mbahen vërtet përgjegjës, megjithatë ata do të integrohen përsëri në shoqërinë brenda Rusisë”, thotë zoti Pelton.
Në anën tjetër, Ukraina mbështetet në mbrojtjen e vendit nga disa grupe të jashtme, përfshirë disa që luajnë një rol të drejtpërdrejtë në luftime.
Midis tyre janë organizata e financuar nga donatorët e udhëhequr nga veteranët amerikanë, “Project Dynamo”, e cila shpëton civilët nga zonat e luftës në Ukrainë dhe Afganistan, dhe grupi ndërkombëtar “Mozart” tashmë i shpërbërë, që evakuonte civilët dhe trajnonte ushtarët ukrainas.
Disa nga ish-anëtarët e saj u riorganizuan me një emër të ri, “Sonata”, dhe vazhdojnë të operojnë në Ukrainë në mënyrë më të matur, duke u koordinuar si me oficerët ushtarakë të nivelit të lartë të Ukrainës, ashtu edhe me njësitë e frontit të betejës për të kuptuar çështjet operacionale dhe për të ofruar zgjidhje teknike.
Kievi nuk i publikon shifrat, por bazuar në vlerësimet e mediave, afërsisht 1000 deri në 3000 vullnetarë të huaj po mbrojnë Ukrainën tani, shumica e tyre shërbejnë në tri batalione të Legjionit Ndërkombëtar të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, ose Legjionit të Huaj të Ukrainës.
Legjioni u formua menjëherë pasi Rusia filloi sulmin e saj në shkallë të gjerë në shkurt 2022, kur Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski bëri thirrje për ndihmën e "çdo miku të Ukrainës që dëshiron t'i bashkohet Ukrainës në mbrojtjen e vendit".
Në një deklaratë me shkrim për shërbmin në gjuhën ukrainase të "Zërit të Amerikës", Legjioni Ndërkombëtar tha se shumë të huaj në regjiment luftuan me guxim dhe fituan vlerësime të larta nga shokët dhe komandantët e tyre, si dhe janë nderuar nga shteti. Nderime shtetërore morën edhe disa shtetas të huaj, të cilët si pjesë e batalioneve të tjera shërbyen në rrethimin njëjavor të fabrikës së çelikut “Azovstal” në Mariupol.
Por jo të gjithë të huajt që janë dyndur në mbrojtje të Kievit kanë shërbyer me nderime të larta.
Gazeta "New York Times" ka raportuar se disa vullnetarë të huaj kanë minuar përpjekjet e luftës, kanë bërë shpërdorime të parave dhe kanë dezertuar në Rusi. Gazeta "Kyiv Independent" ka raportuar gjithashtu për sjellje të pahijshme brenda udhëheqjes së Legjionit Ndërkombëtar, duke përfshirë abuzime fizike, kërcënime dhe dërgim ushtarësh në misione të pamatura "vetëvrasëse".
"Problemi është se gjatë luftës ju merrni atë që ne e quajmë 'hi dhe plehra', njerëz që nuk dinë çfarë të bëjnë tjetër në jetën e tyre", tha zoti McFate.
“Të mirët priren të largohen sepse nuk duan të vriten me të këqinjtë. Dhe ajo që ju ka mbetur janë mbeturina nga luftërat e tjera në Irak dhe Afganistan. Nuk janë të gjithë të këqij, por ky është një problem i zakonshëm i luftës private”, tha ai.
Kur u pyetën se si Legjioni i Huaj ukrainas i kontrollon vullnetarët e tij, ata i thanë "Zërit të Amerikës" se të gjithë ushtarët i nënshtrohen një ekzaminimi nga rekrutuesit, kontrolleve të biografisë nga qeveria dhe stërvitjeve përpara se të dislokohen në fushën e betejës.
Por zoti Pelton thotë se kontraktorët privatë "gjithmonë e turbullojnë ujin" kur futen në një luftë. “Brenda atij segmenti shumë të ngushtë të të huajve që luftojnë në Ukrainë, ata janë më shumë një problem sesa një ndihmë sepse sjellin dënim ndërkombëtar, paqartësi dhe pyetje morale sepse këta të huaj janë këtu.”
Pavarësisht nga pasiguritë morale dhe ligjore, disa luftëtarë amerikanë me përvojë thonë se janë ende të gatshëm të luftojnë për kauzën e duhur.
Një prej tyre është Dan Hampton, një nga pilotët luftarakë më të dekoruar të Amerikës me 151 misione me avionin luftarak F-16. Ai është gjithashtu autor i disa librave dhe Drejtor Ekzekuztiv i kompanisë private ushtarake MVI International, me bazë në shtetin perëndimor të Kolorados.
“Kjo është çështja e rëndësishme e luftës së Ukrainës kundër Rusisë, ky është një konflikt bardh e zi. Unë do të shkoja për të luftuar atje”, tha Hampton në një intervistë me shërbimin në gjuhën ukrainase të "Zërit të Amerikës" më 9 mars.
Hampton, nënkolonel në pension i Forcave Ajrore, sugjeroi se kontraktorët amerikanë mund të ndihmonin Ukrainën me një nga problemet e saj më shqetësuese, nevojën e saj për një aftësi të përmirësuar luftarake ajrore.
Ukraina ka kërkuar prej muajsh që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj t'i japin vendit avionë luftarakë F-16, por Shtetet e Bashkuara deri më tani e kanë kundërshtuar këtë, duke argumentuar se avionët janë aq kompleksë saqë do të duheshin muaj, ndoshta vite për të trajnuar pilotët ukrainas.
Hampton sugjeroi që nëse do të siguroheshin avionët luftarakë F-16, pilotët e huaj me përvojë mund t'i fluturonin ata ndërsa pilotët ukrainas stërviteshin ose vazhdonin të fluturonin me avionët e tyre ekzistues./ VOA
Presidenti Joe Biden pritet të shpallë zyrtarisht vend...
Ish-presidenti Donald Trump ka dalë kryesisht i padëmt...
Një agjent i posaçëm i agjencisë përgjegjëse për mbledhjen...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin u takua të më...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dekla...
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Ga...
Protesta masive e të dhunshme kanë pushtuar Francën nga 19...
Franca po përpiqet të minimizojë pasojat diplomatike të ko...
Përdorimi i "ChatGPT" shihet pjesërisht me sy kritik n...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kufirin mes provinca...
Një anije me 50 emigrantë është përmbysur në Gjirin Me...
Qeveria amerikane po gjurmon më shumë se 650 raste të m...
Të gjitha nisjet nga katër aeroportet në Gjermani do t...
Një studim i ri i kryer nga Instituti i Kërkimeve E...
Të paktën 85 persona vdiqën dhe më shumë se 300 u plag...
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor...
Pas vendimit të një gjykate në Moskë që dënoi politikanin ...
Rreth 700 fluturime do të anulohen, duke prekur pothuajse ...
Të paktën katër civilë u vranë dhe 27 të tjerë u plagosën ...
Rusia ka paralajmëruar Korenë e Jugut kundër dërgimit ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...