Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Një agjent i posaçëm i agjencisë përgjegjëse për mbledhjen e taksave federale të SHBA-ve (IRS) po kërkon mbrojtje nga ligji për sinjalizuesit, për të dhënë informacione mbi atë që ai pretendon se është keqmenaxhim, i një hetimi ndaj djalit të Presidentit Joe Biden, Hunter Biden. Kërkesa u drejtohej ligjvënësve nëpërmjet një letre dërguar të mërkurën.
Mark Lytle, avokati i agjentit, u shkruante ligjvënësve se klienti i tij ka informacione në lidhje me atë që ai e ka cilësuar si "dështim për të zbutur pasojat e konfliktit të hapur të interesit në lidhje me një hetim penal mbi taksat e Hunter Biden-it, si dhe në një rast ku pretendohet se ai ka bërë deklarata të rreme mbi blerjen e një arme”.
"Megjithë rreziqet serioze për hakmarrje, klienti im është i gatshëm të ofrojë informacionin e nevojshëm që do t’i ndihmojë të ushtroni funksionin tuaj të mbikëqyrjes kushtetuese, me një qasje jopartiake, e përpara drejtuesve të komisioneve përkatëse që përfaqësojnë të dyja anët e politikës", shkruante zoti Lytle në letrën drejtuar kryetarëve dhe anëtarëve të disa komisioneve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit.
Në letër thuhet se agjenti i posaçëm e kishte ndarë më parë këtë informacion edhe brenda agjencisë së Taksave, si dhe me përfaqësuesit e një organi mbikëqyrës që punon për llogari të Departamentit të Drejtësisë. Zoti Lytle shtonte se klienti i tij është në gjendje të kundërshtojë edhe dëshminë e bërë nën betim para ligjvënësve, nga një funksionar i lartë politik, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.
Agjenti special dëshiron gjithashtu të japë informacion me shembuj mbi “trajtimin preferencial si dhe anashkalimin e standardeve në zbatimin e vendimeve e protokolle, të cilave normalisht u përmbahet çdo punonjës i zbatimit të ligjit, përjashtuar rastet kur ai ka lidhje politike”, shkruhej në letrën e avokatit.
Departamenti i Drejtësisë nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje. Ekipi ligjor i Hunter Biden-it nuk bëri asnjë koment dhe po kështu agjencia e Taksave nuk i është përgjigjur ende një kërkese të AP-së për koment.
Çështja e taksave të Hunter Biden-it dhe veprimtaritë e tij të biznesit jashtë vendit kanë qenë nën hetim federal nga një juri e madhe e ngritur në shtetin e Dellauerit, që nga viti 2018. Deri më tani ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë. Po kështu pjesëmarrja e tij në bordin e një kompanie ukrainase të energjisë, si dhe përpjekjet e tij për të siguruar disa marrëveshje në Kinë, kanë ngritur prej kohësh pikepyetje në mesin e republikanëve, nëse Hunter Biden ka përdorur pozitën publike të babait të tij.
Joe Biden ka thënë se ai kurrë nuk ka biseduar me djalin e tij lidhur me bizneset që ai ka patur jashtë vendit. Po kështu nuk ka të dhëna që tregojnë se pjesë e hetimit federal është edhe presidenti.
Muajin e kaluar gjatë një seance dëgjimore në Kongres Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland tha se ai nuk do të ndërhyjë në hetimet që po kryhen nga departamenti.
Ai i tha komisioni Gjyqësor i Senatit e ka lënë çështjen në duart e Prokurorit David Weiss, prokurorit më të lartë federal në Dellauer, i cili ka fuqinë ta zgjerojë hetimin edhe jashtë shtetit, nëse do të ishte e nevojshme.
Letra e avokatit të agjentit të taksave, e njoftuar fillimisht nga gazeta ‘The Wall Street Journal’, vjen pasi republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë filluar hetime në pothuajse çdo aspekt të marrëdhënieve të biznesit të Hunter Biden-it, përfshirë shqyrtimin e pagesave ndërkombëtare dhe aspekte të tjera të financave të tij.
Republikani James Comer, kryetar i Komisionit të Mbikëqyrjes në Dhomën e Përfaqësuesve, i cili ka udhëhequr hetimet e ndryshme kundër Hunter Biden-it, tha se letra e sinjalizuesit është dëshmi e mëtejshme e rëndësisë së shqyrtimit që po kryen Kongresi ndaj presidentit dhe familjes së tij.
"Është thellësisht shqetësuese që administrata Biden mund të jetë duke penguar drejtësinë duke bllokuar përpjekjet për të ngritur akuza ndaj Hunter Biden-in për shkelje lidhur me taksat", tha zoti Comer në një deklaratë të lëshuar të enjten./ VOA
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin u takua të më...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dekla...
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Ga...
Protesta masive e të dhunshme kanë pushtuar Francën nga 19...
Franca po përpiqet të minimizojë pasojat diplomatike të ko...
Përdorimi i "ChatGPT" shihet pjesërisht me sy kritik n...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kufirin mes provinca...
Një anije me 50 emigrantë është përmbysur në Gjirin Me...
Qeveria amerikane po gjurmon më shumë se 650 raste të m...
Të gjitha nisjet nga katër aeroportet në Gjermani do t...
Një studim i ri i kryer nga Instituti i Kërkimeve E...
Të paktën 85 persona vdiqën dhe më shumë se 300 u plag...
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor...
Pas vendimit të një gjykate në Moskë që dënoi politikanin ...
Rreth 700 fluturime do të anulohen, duke prekur pothuajse ...
Të paktën katër civilë u vranë dhe 27 të tjerë u plagosën ...
Rusia ka paralajmëruar Korenë e Jugut kundër dërgimit ...
Gjykata e qytetit të Moskës ka refuzuar apelin e dorëz...
Nënshkruhet vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin nga Kosova dhe ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...