
Rusia arrestoi të mërkurën një gazetare të Radios Evropa e Lirë/Radio Liria, rasti i dytë këtë vit që arreston një gazetar amerikan.
Alsu Kurmasheva, e cila ka shtetësi amerikane dhe ruse, redaktore e Radios Evropa e Lirë, akuzohet se nuk u regjistrua si “agjente e huaj”.
Gazetarja, e cila shkoi në Rusi në maj për një urgjencë familjare, u ndalua për një kohë të shkurtër në qershor në një aeroport dhe iu konfiskuan pasaportat.
Ajo u arrestua të mërkurën dhe nëse shpallet fajtore mund të përballet me deri në pesë vjet burg.
Rusia e përfshiu Radion Evropa e Lirë/Radio Lirinë që financohet nga Kongresi amerikan, në listën e agjentëve të huaj në vitin 2020.
Sipas ligjit rus, individët dhe organizatat që marrin fonde nga jashtë emërtohen si agjentë të huaj, një term denigrues, që synon uljen e besueshmërisë së tyre në radhët e publikut rus.
Radio Evropa e Lirë/Radio Liria ka refuzuar ta respektojë këtë ligj, duke thënë se do të ishte një ndërhyrje në proceset editoriale dhe do të kufizonte aftësinë e rrjetit për të kryer misionin e tij.
Gazetarja Kurmasheva "duhet të lirohet menjëherë dhe të kthehet tek familja e saj," tha në një deklaratë Radio Evropa e Lirë, e cila ashtu si Zëri i Amerikës është pjesë e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Mediat Globale.
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) gjithashtu dënoi ndalimin.
"CPJ është thellësisht i shqetësuar nga ndalimi i gazetares amerikano-ruse Alsu Kurmasheva nën akuza të rreme penale dhe u bën thirrje autoriteteve ruse ta lirojnë menjëherë dhe të rrëzojnë të gjitha akuzat kundër saj," tha në një deklaratë Gulnoza Said, e cila mbulon Rusinë për organizatën.
"Gazetaria nuk është krim dhe ndalimi i Kurmashevës është një provë e mëtejshme se Rusia është e vendosur të asfiksojë gazetarinë e pavarur," shtoi zonja Said.
Ambasada e Rusisë në Uashington nuk i është përgjigjur emailit të Zërit të Amerikës për një reagim për ngjarjen.
Zonja Kurmasheva është e dyta mes gazetarëve amerikanë që arrestohet nga Rusia.
Gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich ndodhet në paraburgim në Moskë që nga marsi. Ambasadorja e SHBA-së në Rusi, Lynne Tracy u takua me zotin Gershkovich të martën, një javë pasi një gjykatë refuzoi apelin e fundit për lirimin e tij.
Ambasada amerikane tha në një deklaratë se zoti Gershkovich "vazhdon të jetë në humor të mirë, pavarësisht rrethanave të tij të vështira" dhe tha se SHBA vazhdon të bëjë thirrje për lirimin e tij./ VOA
Zyrtari për media i Qeverisë në Gaza, ka thënë të enjt...
BE ka kërkuar nga TikTok dhe Meta që t'i japin BE-së i...
Policia italiane vijon megaoperacionin e nisur në vitin 20...
Parlamenti Evropian e ka miratuar rezolutën e propozuar pë...
Mediat palestineze raportojnë se gruaja e parë dhe e v...
Pak orë pas sulmit të tmerrshëm të Hamasit më 7 tetor, Sht...
Terrori i Hamasit kundër Izraelit dënohet ashpër, Izra...
Luftëtarët e Hamasit ka të ngjarë që kanë përdorur arm...
Pak orë pas sulmit të tmerrshëm të Hamasit më 7 tetor,...
Zyrtari i lartë i DASH, Josh Paul, ka dhënë dorëheqjen...
Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi dhe presiden...
Ligjvënësi republikan Jim Jordan nuk arriti të marrë votat...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kë...
Banka Qendrore Evropiane (BQE) njoftoi të mërkurën se ...
Parlamenti rus ka miratuar projektligjet për tërheqjen...
Policia është përleshur me protestuesit të mërkurën gjatë ...
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtje...
Sipas ekspertëve në Izrael, vizita e sotme e President...
Monique Jeremiah ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të ...
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell t...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...