Dyshimet/ Hamasi ka përdorur armë të Koresë së Veriut për sulmin ndaj Izraelit
Luftëtarët e Hamasit ka të ngjarë që kanë përdorur arm...

Terrori i Hamasit kundër Izraelit dënohet ashpër, Izraelit njëkohësisht i tërhiqet vëmendja. Procesi i paqes në Lindjen e Mesme duhet të rigjallërohet, kërkon Parlamenti i BE-së.
Mesazhi nga Parlamenti Evropian në Strasburg ishte i qartë. Të gjithë grupet parlamentare dënojnë sulmin terrorist të Hamasit ndaj Izraelit. Njëkohësisht deputetët pak a shumë i përmbahen fort kërkesës, që Izraeli mundësisht të mos vrasë apo të rrezikojë civilë gjatë mbrojtjes së tij kundër Hamasit në Rripin e Gazës.
E drejta ndërkombëtare duhet respektuar. Të afërmit e pengjeve, që u rrëmbyen dhe mbahen në Gazë prej Hamasit, ndodheshin në sediljet e publikut në Parlamentin Europian. Parlamenti kërkoi lirimin e menjëhershëm të të të gjithë pengjeve. Disa referues tërhoqën vëmendjen, se lufta e shpallur nga Izraeli kundër Hamasit e ka rritur rrezikun e terrorit në BE. Sulmet në Francë dhe në Belgjikë janë dëshmia e parë, që terrori islamist po ktheht në Europë.
Von der Leyen: Sulmi ndaj spitalit duhet zbardhur
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, e dënoi goditjen e një spitali në qytetin e Gazës, ku si pasojë të martën (17.10) në mbrëmje humbën jetën disa qindra vetë. "Nuk ka shfajësim për goditjen ndaj spitalit plot me civilë", tha Ursula von der Leyen. Tani duhet të zbardhet, se kush është përgjegjës për sulmin. Të gjitha faktet duhet të shtrohen në tryezë.
Milicët terroristë të Hamasit akuzojnë Izraelin. Ushtria e Izraelit konsideron, se është një nisje e gabuar rakete e grupit terrorist islamik Xhihad shkaku i shkatërrimit të spitalit. Raketat e Xhihadit në fakt synonin të godisnin Izraelin.
Kritikë në adresë të Von der Leyen-it
Presidentja e Komisionit të BE-së, e cila ditët e fundit është kritikuar nga deputetët si shumë e njëanshme në favor të Izraelit, ritheksoi, se BE qëndron në anën e Izraelit. BE-ja duhet ta pranojë të drejtën e këtij vendi për t'u vetëmbrojtur. Vetëm pasi ta bëjë këtë mund edhe të kërkojë me kredibilitet, se Izraeli duhet të veprojë në mënyrë demokratike dhe në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, tha von der Leyen. I ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, e dënoi terrorin e Hamasit, por edhe tërhoqi vëmendjen, se duhet të mbrohen civilët në Rripin e Gazës.
Kryetarja e grupit të socialistëve në Parlamentin e BE-së, spanjollja Iratxe García Pérez, e kritikoi presidenten e Komisionit, se gjatë vizitës në Izrael shprehu solidaritetin e saj, por harroi t'i kujtojë kryeministrit izraelit se krimi nuk mund të luftohet me krim. BE duhet të japë ndihma humanitare dhe të angazhohet si ndërmjetësues për vendosjen e armëpushimit.
Weber: "Edhe Evropa është sulmuar"
Kryetari i grupit të demokratëve, Manfred Weber, i cili si edhe Ursula von der Leyen i përket një partie konservatore në Gjermani, e mbështeti vizitën e presidentes së Komisionit në Izrael. "Izraeli është sulmuar, por edhe Evropa është sulmuar, sepse është sulmuar stili europian i jetesës. Izraeli pas Holokaustit ishte premtimi ndaj popullit hebre, se atje mund të jetojë në siguri dhe në paqë. Ndërsa tani u zvarritën prej shtëpive të tyre të dhe u morën peng", tha Manfred Weber. Ai kërkoi gjithashtu, që duhet të ndalohen menjëherë mesazhet e urrejtjes në rrjetet sociale të koncernit Meta dhe në platformën "X". Është e pabesueshme, që atentatori i Brukselit, ka mundur të shpërndajë atje mesazhet e veta, pasi kishte vrarë dy suedezë.
Deputeti i ekologjistëve Philippe Lamberts nga Belgjika, tha se asgjë nuk mund t'i justifikojë aktet barbare të Hamasit. Izraeli ka të drejtë dhe detyrim të mbrojë qytetarët e vet. "Por kjo nuk do të thotë, se ai ka të drejtë për hakmarrje", tha Lamberts. Nuk duhet të ketë ndëshkim kolektiv për palestinezët. Zgjidhja me dy shtete duhet të ndiqet sërish për një proces paqeje. Nuk mund të ketë paqe për aq kohë sa ekziston Hamasi. Nuk mund të ketë paqe, për aq kohë sa janë të pushtuara territoret palestineze.
Politikani i majtë e akuzon Izraelin për "gjenocid"
Deputeti spanjoll, Manu Pineda kryetar i delegacionit parlamentar për palestinezët akuzoi qeverinë e Izraelit, se është një "regjim" që po bën gjendocid dhe po e shndërron rripin e Gazës në një "geto të re të Varshavës". Për këtë eurodeputetit iu hoq e drejta e fjalës nga presidentja e parlamentit.
Referuesit e grupeve populiste të djathta paralajmëruan, se BE po lejon të hyjnë terroristët si migrantë dhe azilkërkues. Janë të nevojshme më shumë kontrolle. Deputeti Herman Tertsch nga partia spanjolle e ekstremit të djathtë Vox e cilësoi Gazën si një "gropë plot urrejtje". "Këta njerëz ne i sjellim në Evropë", kritikoi Tertsch./ DW
Luftëtarët e Hamasit ka të ngjarë që kanë përdorur arm...
Pak orë pas sulmit të tmerrshëm të Hamasit më 7 tetor,...
Zyrtari i lartë i DASH, Josh Paul, ka dhënë dorëheqjen...
Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi dhe presiden...
Ligjvënësi republikan Jim Jordan nuk arriti të marrë votat...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kë...
Banka Qendrore Evropiane (BQE) njoftoi të mërkurën se ...
Parlamenti rus ka miratuar projektligjet për tërheqjen...
Policia është përleshur me protestuesit të mërkurën gjatë ...
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtje...
Sipas ekspertëve në Izrael, vizita e sotme e President...
Monique Jeremiah ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të ...
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell t...
Deputeja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar p...
Zyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka t...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të mërkurën se kanë vendosur ...
Këtë vit Panairi i Frankfurtit mbledh më shumë se 4200...
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vendosu...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që forcat ...
Alarmi për bombë ka shkatuar panik në disa aeroporte të Fr...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...