Zjarr në unazën jugore të Elbasanit/ Shpërthime gjatë operacionit për shuarjen e flakëve
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...

Presidenti amerikan Joe Biden mbajti të martën në mbrëmje fjalimin e tij të dytë për gjendjen e vendit ku përcolli një mesazh optimizmi dhe bashkimi për të ardhmen. Ai u shtriu dorën e bashkëpunimit republikanëve, por nuk u druajt t’i sfidonte ata për çështje si taksat ndaj korporatave dhe mbrojtjen e programeve të pensioneve.
Ai paraqiti vizionin e tij për të “rikthyer shpirtin e vendit, rimëkëmbur klasën e mesme, shtyllën kurrizore të Amerikës, dhe për të bashkuar vendin”.
Mesazhi i presidentit Biden ishte se “duhet të mbarojmë punën e nisur”.
“Plani im ekonomik përqendrohet tek investimi në vende dhe njerëz që janë harruar”, tha ai.
Presidenti Biden foli për forcën e demokracisë amerikane.
“Dy vjet më parë, demokracia jonë u përball me kërcënimin e saj më të madh që nga Lufta Civile. Sot, edhe pse e dëmtuar, demokracia jonë mbetet e papërkulur dhe e pathyer”, tha ai duke iu referuar sulmit ndaj Kapitolit nga mbështetësit e paraardhësit të tij republikan, Donald Trump më 6 janar 2021.
Ai u shtriu dorën e bashkëpunimit republikanëve.
“Për miqtë e mi republikanë, nëse arritëm të punonim së bashku në Kongresin e fundit, nuk ka asnjë arsye që të mos punojmë së bashku në këtë Kongres të ri. Populli na dërgoi një mesazh të qartë”, tha ai duke iu referuar faktit se pas zgjedhjeve të nëntorit, Kongresi është i ndarë me Dhomën e Përfaqësuesve nën kontrollin republikan dhe Senatin nën atë demokrat.
“Lufta për hir të luftës, pushteti për hir të pushtetit, konflikti për hir të konfliktit, nuk na çon askund”, tha ai.
Fjalimi prej 73 minutash u prit me entusiazëm nga demokratët por jo nga republikanët që me reagimin e tyre përforcuan idenë e ndasive politike në vend.
Presidenti e mbajti fjalimin në një moment kritik në mes të presidencës së tij katërvjeçare, i përgatitur për të mbrojtur arritjet e tij, edhe pse shumë amerikanë besojnë se ai nuk ka arritur shumë deri tani.
“Historia e Amerikës është një histori përparimi dhe qëndrueshmërie. Ne jemi i vetmi vend që ka dalë nga çdo krizë më i fortë sesa kur hymë. Dhe këtë gjë po bëjmë përsëri”, tha Presidenti.
Ai e vuri theksin tek rimëkëmbja ekonomike.
“Dy vjet më parë ekonomia jonë po vuante. Ndërsa qëndroj këtu para jush sot, ne kemi krijuar një numër rekord prej 12 milionë vendesh të reja pune – më shumë vende pune të krijuara në dy vjet se sa ç’janë krijuar nga çdo president i mëparshëm për katër vjet. Dy vjet më parë, COVID-i na kishte mbyllur bizneset, shkollat dhe na kishte privuar nga aq shumë. Sot COVID-i nuk kontrollon më jetën tonë”, tha presidenti.
Megjithë fokusin e presidentit tek arritjet e administratës së tij, një sondazh i ri i gazetës Washington Post dhe televizionit ABC News arrin në përfundimin se 62% e amerikanëve mendojnë se ai ka arritur "jo shumë" ose "pothuajse asgjë" në dy vitet e para të mandatit të tij.
Zoti Biden foli për probleme të brendshme si dhuna nga armët, forca e ekzagjeruar e policisë, kriza e varësisë nga droga dhe imigracioni.
“Nëse nuk do të miratoni planin tim gjithëpërfshirës për reformë të imigracionin, të paktën miratoni planin tim për të siguruar paisjet dhe oficerët për të siguruar kufirin, Dhe një rrugë drejt shtetësisë për Ëndërrimtarët, ata me status të përkohshëm, punonjësit e fermave dhe punonjësit e domosdoshëm”, tha ai.
Zoti Biden shpesh ka përmendur vendet e reja të punës hapur gjatë mandatit të tij, miratimin e legjislacionit për të luftuar ndryshimet klimatike dhe përmirësimin e infrastrukturës së vendit. Pjesa më e madhe e fjalimit të tij u përqendrua tek çështjet e brendshme, një shenjë e përgatitjes së terrenit për shpalljen e kandidaturës për një mandat të dytë presidencial. Fjalimi për gjendjen e vendit i dha atij një platformë në këtë drejtim.
Shumica e demokratëve, sipas një ankete të agjencisë së lajmeve Associated Press dhe Qendrës për Studimin e Çështjeve Publike, NORC para fjalimit mendonin se një mandat është i mjaftueshëm për Presidentin Joe Biden.
Nuk dihet ende nëse fjalimi i tij do ta ndryshojë këtë qëndrim.
Presidenti Biden foli edhe për rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara në koalicionin perëndimor që po qëndron në krah të Ukrainës ndërsa ajo përballet me agresionin e Rusisë.
“Së bashku ne bëmë atë që Amerika bën më mirë. Udhëhoqëm. Bashkuam NATO-n dhe ndërtuam një koalicion global. Ne qëndruam përballë agresionit të Putinit. Ne qëndruam në krah të popullit ukrainas”, tha ai.
Kina ishte tema tjetër madhore ndërkombëtare. Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara duan konkurrencë por jo konflikt me Kinën. Megjithatë duke iu referuar incidentit me balonën kineze të përgjimit …
“Të jeni të sigurt: siç e bëmë të qartë javën e kaluar, nëse Kina kërcënon sovranitetin tonë, ne do të veprojmë për të mbrojtur vendin tonë. Dhe atë bëmë”, tha ai.
Menjëherë pas fjalimit të presidentit, erdhi përgjigjia republikane e cila nuk lë shumë shpresë për një mbyllje të hendekut mes dy palëve.
Guvernatorja e Arkansasë, Sarah Huckabee Sanders, e cila ishte sekretare shtypi për ish-presidentin Donald Trump, hodhi poshtë vizionin optimist të zotit Biden në fjalimin e saj në emër të Partisë Republikane pas atij të presidentit.
"Administrata e (presidentit) Biden duket më e interesuar për fantazitë e ideologjisë liberale sesa për realitetin e vështirë me të cilin amerikanët përballen çdo ditë. Shumica e amerikanëve thjesht duan të jetojnë jetën e tyre në liri dhe paqe, por ne jemi nën sulm në një luftë kulturore nga krahu i majtë që nuk e filluam ne dhe nuk e deshëm kurrrë", tha ajo.
Jeff Bennet, profesor në Universitetin e Vanderbiltit, një ekspert i retorikës presidenciale dhe stilit presidencial të komunikimit thotë se mesazhi i përsëritur nga Presidenti Biden për “të mbaruar punën” dhe për unitet, është pjesë e strategjisë së tij për të treguar se është i gatshëm të arrijë të punojë me palën tjetër për të punuar për popullin amerikan.
“Është një objektiv i vështirë duke pasur parasysh ndasitë e thella partiake që karakterizojnë aktualisht Kongresin, por është një temë që do ta hasim shpesh ndërsa i afrohemi zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024”, thotë ai./VOA
Pas pandemisë, turistët u kthyen në numër shumë të mad...
Mbi cilat vende u shfaqën balonat kineze? Incidenti n...
Ende vazhdon të rritet numri i viktimave në tërmetin katas...
Grevat e reja mbarëkombëtare në Francë ndërprenë transport...
Turqia nuk po gjen dot qetësi pas tërmetit tragjik që përf...
Ukraina ka publikuar disa pamje te rënda ku shihen disa us...
Më shumë se 5 mijë persona u vranë dhe mijëra të tjerë u p...
Numri i viktimave nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha më 7 shkur...
Në një postim në Twitter sot Ministri ukrainas i Mbrojtjes...
Bilanci nga tërmeti tragjik vijon të rritet sërish, ku sip...
Në mesin e viktimave të shkaktuara nga tërmeti tragjik ësh...
Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve bënë fushatë me pre...
Ministria greke e Emigracionit dhe Azilit publikoi të dhën...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier tha të mar...
Pamje emocionues janë shfaqur në mendiat ndërkombëtare nga...
Agjencia për fëmijë e Kombeve të Bashkuara (UNICEF) tha se...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur gj...
Policia turke tha të martën se ka arrestuar katër persona ...
Njëzet e shtatë ekipe të kërkim-shpëtimit janë mobilizuar ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...