I nxehti ekstrem në Greqi/ Qeveria urdhëron pezullim të detyrueshëm të punës për 4 orë në disa sektorë
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë të inkurajuara dhe mirëpresin vendimin e Kosovës për të pranuar në parim propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Marrëveshja e përkohshme do të sjellë përfitime të konsiderueshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë”, shkroi në rrjetet sociale ambasadori Hovenier, duke i bërë jehonë postimit të të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili mirëpriti po ashtu sit ha, vendimin e Kosovës që të pranojë në parim propozimin e Bashkimit Evropian.
“Ne do të vazhdojmë diskutimet tona për një takim të nivelit të lartë”, shkroi zoti Lajçak, pas vizitës së të martës në Prishtinë dhe Beograd në kuadër të përpjekjeve për të rifilluar bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se e pranon propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, me gjithë shqetësimet rreth trysnisë perëndimore për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Ne e pranojmë propozimin e Bashkimit Evropian, siç e kemi thënë edhe më herët, si një bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme, si një platformë solide për të ecur përpara. Çështje e pikëpyetje të caktuara kanë ngelur që të trajtohen së shpejti në bisedimet në Bruksel e që kanë të bëjnë me mekanizmat implementues, me garancitë ndërkombëtare dhe sekuencimin kohor, çka, si e kur, prandaj këto kanë mbetur të diskutohen në takimet të cilat do t’i kemi në Bruksel”, tha ai.
Zyrtarë të BE-së nuk thanë se kur mund të ndodhë ndonjë takim i nivelit të lartë por shfaqën shpresën se palët do të punojnë për një marrëveshje normalizimi.
Muajin e kaluar, të dërguarit e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës dhe Italisë u takuan me udhëheqësit e të dyja vendeve për t'i bindur ata që të nënshkruajnë një marrëveshje që synon të zbusë tensionet. Diplomatët perëndimorë u thanë të dyja palëve se duhet të deklarojnë deri në mars nëse pranojnë një plan ndërkombëtar për të normalizuar marrëdhëniet ose do të përballen me pasoja.
Propozimi evropian, nuk parasheh njohje të ndërsjellë, por zotimin e palëve se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në procesin e integrimeve.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, e ka lanë të kuptohet se do të pranojë propozimin, duke paralajmëruar për pasojat që mund të ketë Serbia nëse e refuzon atë. Javën që lamë pas ai raportoi në parlamentin serb për bisedimet me Kosovën, duke vënë theksin te pasojat me të cilat do të përballet vendi i tij nëse refuzon propozimin evropian.
Krahas përpjekjeve për rifillimin e bisedimeve, diplomatët perëndimorë kanë shtuar trysninë ndaj Prishtinës për të zbatuar një marrëveshje të vitit 2013 për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Javën e kaluar kryeministri i Kosovës Albin Kurti, vendosi kushte për themelimin e asociacionit duke thënë se ai mund të krijohet vetëm si pjesë e një marrëveshjeje të përgjithshme për normalizimin e marrëdhënieve.
Mospajtimet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mbesin një burim paqëndrueshmërie në Ballkan duke rritur shqetësimet për sigurinë në rajon, në një periudhë kur kontinenti po përballet me pasojat e agresionit rus në Ukrainë.
Serbi kundërshton pavarësinë e Kosovës që u shpall në vitin 2008 më mbështetjen perëndimore dhe nuk i ka vënë sanksione Rusisë duke llogaritur në mbështetjen e saj në refuzimin e shtetësisë së Kosovës./VOA
Pamje emocionues janë shfaqur në mendiat ndërkombëtare nga...
Agjencia për fëmijë e Kombeve të Bashkuara (UNICEF) tha se...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur gj...
Policia turke tha të martën se ka arrestuar katër persona ...
Njëzet e shtatë ekipe të kërkim-shpëtimit janë mobilizuar ...
Një tërmet me magnitudë 4.2 goditi Sithonia në Halkidiki. ...
Tërmeti apokaliptik dhe dhjetra të tjerë pas tij që kanë g...
Porti i Iskenderun (Alexandretta), në një qytet bregdetar ...
Ministri i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike,...
Ministria e Mbrojtjes Kombëtar në Turqi ka njoftuar se or...
Turqia është goditur sërish sot nga një tërmet tjetër. Lë...
Gjatë vitit 2022 trafiku global i udhëtimeve ajrore u rrit...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të hënën se po vazhdojnë të m...
Kompanitë gjermane dhe institucionet publike kanë pësuar g...
Si pasojë e tërmetit shkatërrimtar në kufirin turko-si...
Po vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar personat që besohe...
Shefi i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligj...
Numri i viktimave në Turqi dhe Siri ka shkuar në të pa...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se ai pr...
FBI-ja arrestoi dy persona, duke përfshirë udhëheqësin e n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...