Këlliçi denoncon sërish Jet Bank: Mungesë transparence që nga dita e parë, arsye serioze për hetime
Deputeti demokrat dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi,...
Deputeti demokrat dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi,...

Pothuajse një në katër të punësuar në Europë është emigrant. Faktori kryesor për mungesën e krahut të punës në vendet europiane është plakja e popullsisë.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), emigrantët luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në tregun e punës në shtetet europiane. Për ekonominë dhe zhvillimin ata janë "të domosdoshëm", konstatohet në raportin (16.12.2024) e ILO-së. Potuajse një në katër të punësuar në Europë është ndërkohë emigrant. Veçanërisht në vendet me të ardhura të larta emigrantët po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm. Në Europën veriore, jugore dhe perëndimore kuota e të punësuarve emigrantë në periudhën 2013 dhe 2022 nga 22,5 për qind është rritur në 23,3 për qind. Si emigrantë konsiderohen të gjithë njerëzit, që punojnë në një vend tjetër dhe jo në atdheun e tyre. "Emigrantët e punës janë të domosdoshëm, për të përballuar mungesën e krahut të punës në mbarë botën dhe për të kontribuuar në zhvillimin ekonomik", tha drejtori i përgjithshëm i ILO-së, Gilbert F. Houngbo.
ILO në këtë grup përfshin si njerëzit në marrëdhënie pune, ashtu edhe emigrantët, që punojnë pa dokumentacion të rregullt në vendin ku kanë emigruar. Në krahasimin global kuota e emigrantëve në raport me popullsinë në marrëdhënie pune në Europë si dhe në Amerikën e Veriut dhe në shtetet arabe është mjaft e lartë.
Punësim i lartë në sektorin e shërbimeve
Këto rajone nga njëra anë janë tërheqës për emigrantët për arsyen se kanë të ardhura dhe standarde të larta, nga ana tjetër në to kërkesa për punëtorë është mjaft e madhe. Faktori kryesor për mungesën e krahut të punës në këto vende është plakja e popullsisë. Emigrantët zënë vendet e punës, kur të punësuarit dalin në pension dhe njëkohësisht me këtë rritet edhe nevoja për punonjës në sektorin e kujdesit për të moshuarit. Kjo pasqyrohet edhe në shifra: Tre të katërtat e njerëzve, që kanë qenë të punësuar si emigrantë në Europë, kanë qenë të punësuar në sektorin e shërbimeve. Ndërsa kuota e popullsisë vendase në këtë sektor është pothuajse gjysma e të punësuarve.
Shkaqet për kuotën e lartë të papunësisë
Në mbarë botën kuota e emigrantëve në raport me forcat e punës në vitin 2022 ka qenë 4,7 për qind. Numri i përgjithshëm i emigrantëve në mbarë botën sipas ILO-së është rreth 284,5 milionë. Rreth 255,7 milionë prej tyre kanë qenë mbi 15 vjeç, pra në moshë pune. Në jetën e punës kanë qenë të angazhuar 167,7 milionë persona – 30 milionë më shumë se në vitin 2013. Kuota e papunësisë tek migrantët me 7,2 përqind është pak më e lartë se tek popullsia vendave (5,2 për qind). Arësyet sipas të dhënave të Organizatës së OKB-së ILO ndër të tjera janë vështirësitë gjuhësore, si edhe mosnjohja e diplomave apo edhe diskriminimi./ DW
Vetmia po bëhet gjithnjë e më shumë një problem te të rinj...
Sipas një vlerësimi të fundit të Pentagonit, trupat e Kore...
Një gjeneral i rangut të lartë në forcat e armatosura ruse...
Dhjetë vende dhe Bashkimi Evropian e quajtën përfshirjen n...
Këshilltari i ardhshëm i Presidentit të zgjedhur Donald Tr...
Organizata Amnesty International tha të hënën se shërbimi ...
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë...
Qeveria e Kosovës e ka nënshkruar të hënën një marrëveshje...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thi...
Policia maqedonase njoftoi se arrestoi katër persona të dy...
Autoritetet palestineze, që kontrollohen nga grupi i Hamas...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka humbur këtë të...
Për zgjedhjet e parakohshme të planifikuara më 23 shkurt d...
Ish-presidenti i Sirisë Bashar al-Assad ka folur për herë ...
Bashkimi Evropian e ka miratuar pakon e 15-të të sanksione...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është paraqit...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar ditën...
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, t...
Nga 1 janar 2025 do të ndalohet pirja e duhanit në amb...
Zyrtarët serbë instaluan programe spiunazhi në telefonat e...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...