Aksidenti i rëndë me betonieren në autostradë/ Zbardhen detaje nga ngjarja
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...

Vetmia po bëhet gjithnjë e më shumë një problem te të rinjtë dhe mund të ketë një ndikim serioz për shëndetin. Një sondazh i ri ka zbuluar se shumica e gjermanëve përjetojnë vetminë.
Vetmia po bëhet një problem gjithnjë e më serioz në Gjermani, sipas një sondazhi të ri të kryer nga një prej siguruesve kryesorë të shëndetit publik në vend.
Rreth 60% e gjermanëve vuajnë nga vetmia shpesh, ndonjëherë ose rrallë, sipas sondazhit, i cili u prezantua në fillim të dhjetorit në Berlin nga kompania e sigurimeve shëndetësore Techniker Krankenkasse (TK).
Studimi bazohet në një anketë përfaqësuese telefonike me 1.403 persona të kryer në maj nga instituti kërkimor, Forsa.
Vetmia te rinia
Ai zbuloi se vetmia duket se prek veçanërisht të rinjtë – nga ata në grupmoshën 18 deri në 39 vjeç, 68% thanë se shpesh, ndonjëherë ose rrallë ndiheshin të vetmuar. Çështja duket se shqetëson më shumë edhe të rinjtë: 36% e të rinjve 18 deri në 39 vjeç thanë se ndjenja e vetmisë i rëndon shumë ose mjaft rëndë, ndërsa midis grupmoshave midis 40 dhe 59 dhe brezit mbi 60 vjeç, shifra ishte vetëm 19% dhe 21% respektivisht. Duke folur në një konferencë shtypi që prezantoi raportin në Berlin (11.12.2024), Janosch Schobin, një sociolog që punon për Rrjetin e Vetmisë të mbështetur nga qeveria, tha se kjo vetmi shpesh shkaktohet nga ndryshimi i rrethanave të jetës që ka më shumë gjasa të ndodhë në moshën e rinisë si largimi nga shtëpia, zhvendosja në qytete të reja, dhe ndryshimi i vendit të punës.
Beqarët kanë tri herë më shumë gjasa të ndihen të vetmuar sesa ata me partnerë, dhe megjithëse nuk ka dallim midis burrave dhe grave në intensitetin e ndjenjës së vetmisë, një partneritet luan një rol. 33% beqarëve ndihen shumë ose mjaft fort të rënduar nga vetmia. Ndër njerëzit që kanë një partner të qëndrueshëm, kjo shifër është vetëm 22%.
Vetmia mbetet tabu për meshkujt
Studimi zbuloi se niveli i arsimimit, puna ose nëse njerëzit jetonin në qytete të mëdha apo të vogla nuk ishin faktorë të rëndësishëm nëse njerëzit ishin apo jo të vetmuar. Nuk kishte as një ndryshim domethënës midis numrit të burrave dhe grave të vetmuara.
Faktorët kryesorë që kontribuan në vetminë vlerësohen gjendja e partneriteteve dhe marrëdhënieve sociale të një personi. Megjithatë, varfëria rrit shanset për të qenë të vetmuar dhe beqarët e moshuar janë në rrezik më të lartë të vetmisë sesa beqarët më të rinj.
Ndryshimi i rrethanave të jetës është gjithashtu një faktor i rëndësishëm: Humbja e një pune dhe një partneri nga ndarja ose vdekja shpesh çon në një kolaps të lidhjeve sociale dhe në vetmi. Por raporti zbuloi, se pranimi i vetmisë vazhdon të jetë i vështirë për njerëzit, veçanërisht për burrat. Vetëm 22% e meshkujve që përjetojnë vetminë thanë, se flisnin për të me njerëz të tjerë – krahasuar me 40% të femrave të anketuara në sondazh.
Arsyeja kryesore që japin të anketuarit është, se "nuk doja t'i ngarkoja të tjerët" me këtë çështje. Rreth 29% thanë se ishte e pakëndshme për ta të flisnin për vetminë, ndërsa 9% thanë se nuk kishin askënd me të cilin mund të flisnin për vetminë e tyre.
Vetmia është një çështje shëndetësore
Sëmundjet fizike dhe mendore shoqërohen gjithashtu me një ndjenjë të shtuar të vetmisë. Rreth 23% e njerëzve që përjetojnë vetminë thanë se e konsiderojnë shëndetin e tyre të dobët – krahasuar me 13% të atyre që nuk ndihen të vetmuar.
Shëndeti i dobët mund të çojë veçanërisht në vetmi nëse kufizimet individuale, të tilla si ato të shkaktuara nga aftësitë e kufizuara, humbja e dëgjimit ose fazat e depresionit, e bëjnë më të vështirë komunikimin me të tjerët.
Vetmia duket të jetë një stresues psikologjik: Simptomat si stresi dhe rraskapitja, lodhja, ndjenja e ulët pozitive, çrregullimet e gjumit dhe ankthi shfaqen shumë më shpesh te njerëzit e vetmuar. "Vetmia mund të çojë edhe në sëmundje fizike. Kjo nuk është më një teori. Është vërtetuar," tha Jens Baas, kryetar bordi në kompaninë e sigurimeve shëndetësore TK, duke përmendur lidhjet me demencën.
Njerëzit e vetmuar gjithashtu duket se përjetojnë më shpesh sëmundje të përgjithshme fizike, duke përfshirë dhimbjen e shpinës dhe stomakut, vështirësitë në frymëmarrje dhe astmën.
Pikërisht lidhja që ekziston midis vetmisë dhe shëndetit, mbetet një mister shkencor. "Do të ishte mirë nëse mund të shpjegonim lidhjen, por nuk është aq e lehtë”, tha Baas. "Në shkencë, ne mund të shohim se ekziston një lidhje e qartë midis shpirtit dhe trupit - ne e shohim atë në shumë sëmundje, por se si funksionon fiziologjikisht, ne nuk e dimë."/ DW
Sipas një vlerësimi të fundit të Pentagonit, trupat e Kore...
Një gjeneral i rangut të lartë në forcat e armatosura ruse...
Dhjetë vende dhe Bashkimi Evropian e quajtën përfshirjen n...
Këshilltari i ardhshëm i Presidentit të zgjedhur Donald Tr...
Organizata Amnesty International tha të hënën se shërbimi ...
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë...
Qeveria e Kosovës e ka nënshkruar të hënën një marrëveshje...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thi...
Policia maqedonase njoftoi se arrestoi katër persona të dy...
Autoritetet palestineze, që kontrollohen nga grupi i Hamas...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka humbur këtë të...
Për zgjedhjet e parakohshme të planifikuara më 23 shkurt d...
Ish-presidenti i Sirisë Bashar al-Assad ka folur për herë ...
Bashkimi Evropian e ka miratuar pakon e 15-të të sanksione...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është paraqit...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar ditën...
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, t...
Nga 1 janar 2025 do të ndalohet pirja e duhanit në amb...
Zyrtarët serbë instaluan programe spiunazhi në telefonat e...
Personeli ushtarak rus që ndodhet ende në Siri po përballe...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...