Aksidenti i rëndë me betonieren në autostradë/ Zbardhen detaje nga ngjarja
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Të hënën Bundestagu vendos për çështjen e votëbesimit që shtron kancelari gjerman, Olaf Scholz. Zgjedhjet e parakohshme janë planifikuar më 23 shkurt.

Për zgjedhjet e parakohshme të planifikuara më 23 shkurt debatohet kudo në Gjermani. Por zhvillimi i tyre kërkon ndjekjen e procedurave të caktuara të lidhura me kuadrin ligjor zgjedhor të Gjermanisë. Hapat kryesorë: Kancelari shtron së pari çështjen e votëbesimit në Bundestag, dhe duhet ta humbasë atë, gjë që pritet të ndodhë të hënën. (16.12.) Më pas presidenti federal shpërndan parlamentin. Si pasojë duhet që brenda 60 ditësh të mbahen zgjedhjet e reja.
Në përputhje me nenin 68 të ligjit themelor gjerman, kancelari federal paraqet një mocion në Bundestag për të kërkuar votëbesimin ndaj tij. Olaf Scholz e bëri këtë me shkrim më 11 dhjetor 2024 dhe ia dërgoi Presidentes së Bundestagut, Bärbel Bas.
Sipas nenit 68 paragrafit 2 të ligjit themelor gjerman, votimi për kërkesën e kancelarit mund të bëhet jo më herët se 48 orë pas pranimit të saj. Votëbesimi zhvillohet të hënën në Bundestag. Nëse kancelari nuk do merrte një shumicë absolute prej 367 votash pro në këtë votim, do të thotë se e humb votëbesimin. Abstenimet e mundshme nga deputetët do të kishin të njëjtin efekt si një votë kundër. Duhet të bëhet një votim me emër, dhe dihet publikisht se cili deputet dhe si ka votuar. Pas humbjes së votëbesimit, kancelari mund t'i sugjerojë Presidentit Federal që të shpërndahet Bundestagu. Scholz tashmë ka njoftuar se do ta bëjë këtë. Presidenti federal duhet ta bëjë këtë nga e hëna brenda 21 ditësh.

Presidenti federal, Steinmeier mund ta bëjë këtë, por jo patjetër. Kriteri kryesor është nëse krijohet një situatë e paqëndrueshme politikisht. Në fjalimin e tij më 7 nëntor 2024, menjëherë pasi u prish koalicioni, Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier tha, se një mazhorancë e qëndrueshme dhe një qeveri e aftë për të vepruar do të jenë pikë referimi për vendimin e tij. Nga kjo mund të konkludohet, se ai anon drejt shpërbërjes së Bundestagut.
Nëse Presidenti Federal shpërndan Bundestagun, duhet të ketë zgjedhje të reja brenda 60 ditëve nga shpërbërja e tij. Kështu thuhet në nenin 39, paragrafi 1, fjalia 4 e ligjit themelor. Dita e zgjedhjeve federale përcaktohet zyrtarisht nga Presidenti Federal në përputhje me Ligjin Federal Zgjedhor. Në Gjermani është përcaktuar 23 shkurti.

A do të vazhdojë kancelari detyrën pas humbjes së votëbesimit?
Humbja e votëbesimit dhe shpërbërja e Bundestagut nuk e ndryshojnë faktin që kancelari dhe qeveria e tij janë në detyrë si zakonisht. Funksioni i kancelarit federal përfundon vetëm kur një Bundestag i ri mblidhet pas zgjedhjeve të reja (neni 69 i ligjit themelor). Edhe atëherë, kancelari Scholz qëndron në detyrë me kërkesë të Presidentit Federal, derisa një Bundestag i sapozgjedhur të ketë zgjedhur kancelarin e ri./ DW
Ish-presidenti i Sirisë Bashar al-Assad ka folur për herë ...
Bashkimi Evropian e ka miratuar pakon e 15-të të sanksione...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është paraqit...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar ditën...
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, t...
Nga 1 janar 2025 do të ndalohet pirja e duhanit në amb...
Zyrtarët serbë instaluan programe spiunazhi në telefonat e...
Personeli ushtarak rus që ndodhet ende në Siri po përballe...
Bitcoin ka kapur një rekord të ri, duke pësuar rritje të ç...
Rusia po e përdor një organizatë rinore ushtarake, Yunarmi...
Qindra njerëz dyshohet se kanë vdekur në Mayotte pasi terr...
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i ka hedhur poshtë rapor...
Papa Françesku kremtoi meshën të dielën përpara mijëra bes...
Qindra persona, ndoshta edhe mijëra, mund të kenë humbur j...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka zhvilluar ...
I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë ka bërë thirr...
Të krishterët sirianë morën pjesë në shërbimet e rregullta...
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, e ka shfrytëzua...
Këshilli i Bashkimit Evropian do të mund të deklarojë javë...
Qeveria izraelite miratoi të dielën një plan për të zgjeru...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...