LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plagosja e efektivit në veri të Kosovës/ Vjosa Osmani: Kërcënim nga ana e Serbisë

9 Dhjetor 2022, 13:30, Kosova & Bota CNA
Plagosja e efektivit në veri të Kosovës/ Vjosa Osmani:
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tensioneve në veri të Kosovës, ku ka mbetur i plagosur një efektiv policie.

Osmani është shprehur se pas kësaj ngjarje qëndron Serbia, e cila po bën një kërcënim të hapur ndaj Kosovës.

“Kërcënimi i hapur për agresion policor e ushtarak nga ana e Serbisë dëshmon se në atë shtet vazhdon mendësia hegjemoniste. Kjo duhet të refuzohet e kundërshtohet qartë nga e gjithë bota demokratike, e cila i dha goditjen më të fuqishme kësaj mendësie pikërisht në vitin 1999. Plagosja e mbrëmshme e një pjesëtari të Policisë së Kosovës është veprim kriminal dhe i orientuar kundër rendit kushtetues e sovranitetit të Kosovës si dhe kundër veprimeve për sundim të rendit e ligjit. Gjithashtu, sulmet ndaj gazetarëve përbëjnë cenim flagrant të së drejtës për informim të lirë. Autorët e këtyre krimeve, urgjentisht të sillen para drejtësisë, ndërkaq institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë. Në territorin e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë! Ëndrra hegjemoniste e Serbisë nuk do të jetësohet kurrë!”, shkruan Vjosa Osmani në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga