Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Britania e Madhe vendosi sanksione ndaj Zvonko Veselinoviçit, Milan Radoiçiqit dhe Slobodan Teshiçit, si pjesë e masave të saj globale kundër korrupsionit.
Milan Radoiçiq, një biznesmen nga industria e ndërtimit dhe nënkryetar i Listës Serbe, thuhet se "ka përfituar nga përvetësimi i kontratave shtetërore dhe ka përdorur ndikimin e tij për t'u dhënë kontrata fitimprurëse kompanive të tij të ndërtimit".
“Zvonko Veselinoviç, biznesmen në industrinë e ndërtimit në Kosovë, shfrytëzon kontratat publike për të përvetësuar fondet shtetërore”, thuhet në shpjegim.
Veselinoviq dhe Radoiçiq janë, gjithashtu, në listën e zezë të SHBA-së për shkak të përfshirjes së tyre në krimin e organizuar ndërkombëtar dhe autoritetet e Kosovës i lidhin edhe me vrasjen e politikanit të opozitës serbe, Oliver Ivanoviç.
“Slobodan Teshiq, një tregtar i njohur armësh nga Serbia, akuzohet për ryshfet ndaj kryeprokurorit të shtetit të një vendi tjetër”, thuhet në shpjegim.
Në mesin e pesë të huajve që janë sanksionuar për vepra kundër korrupsionit janë Ilan Shor, kryetar i partisë Shor në Moldavi, i dyshuar për përfshirje në skandalin e mashtrimit në një bankë moldave në vitin 2014, si dhe Vladimir Plahotniuç, një biznesmen dhe ish-politikan i arratisur nga drejtësia moldave, i përfshirë në kapje dhe korrupsion të institucioneve shtetërore të Moldavisë.
"Duke veshur xhepat e tyre me korrupsion dhe vjedhje, aktorët e korruptuar kanë një efekt korroziv në komunitetet rreth tyre - duke minuar demokracinë dhe duke privuar vendet nga burimet jetike për përfitime të tyre. Si rezultat, mbi 2 për qind e PBB-së globale humbet nga korrupsioni çdo vit”, thuhet në postimin e Qeverisë britanike.
Më 9 dhjetor, ministri i Jashtëm, James Cleverly, njoftoi për masat e ndërmarra si pjesë e një vale të re sanksionesh që synojnë individët e korruptuar dhe ata që shkelin dhe abuzojnë me të drejtat e njeriut, si dhe autorët e dhunës seksuale në konflikte.
Sanksionet e së premtes përfshijnë objektiva nga 11 vende në 7 regjime sanksionesh - që njëherësh janë sanksionet më të shumta që Britania e Madhe ka grumbulluar ndonjëherë në një paketë.
Kjo valë sanksionesh, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, është një kontribut për Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit dhe Ditën e të Drejtave të Njeriut.
Në paketën e sanksioneve janë individë dhe subjekte të përfshira në një gamë të gjerë aktivitetesh serioze – duke përfshirë torturimin e të burgosurve, mobilizimin e trupave për përdhunimin e civilëve dhe mizoritë sistematike.
“Këto sanksione tregojnë përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbrojtur shoqëritë e lira dhe të drejtat e njeriut të të gjithëve, kudo”, tha Qeveria britanike./REL
Bashkimi Evropian është shprehur i shqetësuar për tensione...
Bashkimi Europian është shprehur i shqetësuar për tens...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se Britania d...
Pushtimi rus i Ukrainës, e ka zgjeruar ndjeshëm gamën e in...
Lava nga vullkani më i madh në botë nuk është më një kërcë...
Tregtari rus i armëve, Viktor Bout, i cili u kthye në Rusi...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se Britania d...
Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare gjatë takimit në ...
Sapo ka filluar periudha më e bukur e vitit. Të paktën për...
Shefi i shtabit në Kabinetin e Presidencës, Blerim Vel...
Policia e Kosovës njoftoi se një pjesëtar i saj është ...
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek...
Kuvendi i Kosovës ka miratuar zgjatjen e masave emergj...
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë këmbyer të basketbo...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të enjten se ...
Qindra gazetarë dhe punonjës të tjerë të së përditshme...
Një tjetër rast dhune është shënuar në Kosovë, ku një ...
Motra e udhëheqësit suprem të Iranit ka dënuar shtypjen e ...
Kancelari Olaf Scholz u shpreh i kënaqur: Në video-mesazhi...
Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Euro...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...