Rinis me debate seanca plenare/ Rama i pranishëm në Kuvend, foltorja e bllokuar
Ka rinisur seanca plenare, ndërsa i pranishëm në Parlament...
Ka rinisur seanca plenare, ndërsa i pranishëm në Parlament...

Përfaqësues të Grupit hungarez MOL kanë nisur më 5 janar një vizitë në rafinerinë e Pançevës dhe në objektet e tjera kryesore të Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), mëson Radio Evropa e Lirë (REL).
Vizita e tyre në rafinerinë e Pançevës është e para që nga njoftimi disa muaj më parë se NIS është në shitje.
Siç ka bërë të ditur më herët udhëheqja politike në Beograd, MOL është i interesuar për blerjen e pjesës ruse të aksioneve në NIS, kompani që është nën sanksione amerikane që nga fillimi i tetorit të vitit të kaluar.
Përfaqësuesit e MOL-it që nga orët e mëngjesit të së hënës po vizitojnë pikat e karburantit të NIS-it në mbarë Serbinë, ndërsa delegacioni hungarez në rafinerinë e Pançevës po zhvillon takime me drejtuesit e këtij kompleksi të naftës dhe me përfaqësues të NIS-it.
Vizita e ekspertëve hungarezë ishte paralajmëruar rreth dhjetë ditë më parë, në kuadër të interesimit të MOL-it për të kryer një analizë të detajuar të biznesit, sistemit dhe objekteve të NIS-it para një vendimi të mundshëm për blerje. Ky proces verifikimi përfshin aspektet juridike, financiare dhe teknike të veprimtarisë.
Në rafinerinë e Pançevës po mbahen takime profesionale mes dy palëve, gjatë të cilave blerësit të mundshëm u prezantohen të dhëna për pajisjet e uzinave dhe funksionimin e prodhimit.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 2 janar tha se pret që pikat kryesore të kontratës ndërmjet NIS-it dhe kompanisë hungareze MOL të përfundojnë deri më 23 janar.
Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) pranë Departamentit amerikan të Thesarit më 9 tetor filloi zbatimin e sanksioneve ndaj NIS-it për shkak të pjesës së pronësisë që ka kompania shtetërore ruse Gazprom Neft, me qëllim, siç ka njoftuar Uashingtoni, të pengojë Rusinë që të përdorë të ardhurat nga energjia për luftën në Ukrainë.
Kushti i Shteteve të Bashkuara që NIS të hiqet nga lista e sanksioneve amerikane është që kompanitë ruse të largohen nga pronësia.
NIS është në pronësi të Rusisë: kompania shtetërore Gazprom, filiali i saj Gazprom Neft dhe shoqëria aksionare Intelligence nga Shën Petersburgu zotërojnë 56.15 për qind të aksioneve, Serbia 29.87 për qind, ndërsa pak më pak se 14 për qind janë në duart e aksionarëve më të vegjël.
Për shkak të embargos dhe pamundësisë për të importuar naftë të papërpunuar, më 2 dhjetor u mbyll rafineria e Pançevës – e vetmja në Serbi – që është objekti më i rëndësishëm në pronësi të NIS-it.
NIS më 1 janar njoftoi se Departamenti amerikan i Thesarit i kishte lëshuar asaj kompanie një licencë të posaçme, me të cilën i lejohet sërish të kryejë aktivitete operative deri më 23 janar.
Industria e Naftës së Serbisë iu shit Gazpromit në janar të vitit 2008, në kuadër të marrëveshjes ndërshtetërore ruso-serbe për bashkëpunim në fushën e naftës dhe gazit, për 400 milionë euro.
Deri më tani nuk ka pasur informacione zyrtare për vlerën aktuale të shitjes së aksioneve ruse të NIS-it./REL
Industria e naftës në Venezuelë ka qenë “një faliment tota...
Një situatë e tensionuar sigurie u zhvillua të hënën në sh...
Ndërsa lajmet e rreme të thella përhapen në rrjetet social...
Fermerët grekë të vendosur në autostradën që lidh Athinën ...
Forcat amerikane kryen një operacion dy ditë më parë dhe a...
Rusia kreu sulme ajrore të kombinuara me raketa dhe dronë ...
Një gjykatë në Paris shpalli fajtorë këtë të hënë 10 perso...
Kryeministri i Groenlandës, Jens Frederik Nielsen, ka reag...
Prokuroria e Shkallës së Parë e Athinës urdhëroi një hetim...
Burgu i Bruklinit që mban presidentin venezuelas Nicolas M...
Eva Schloss, e mbijetuara e Auschwitz-it, e cila i kus...
Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësen e re ...
Presidenti venezuelas, Nicolás Maduro, do të paraqitet për...
Presidenti kolumbian, Gustavo Petro, ka hedhur poshtë dekl...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dërguar valë të reja...
Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, do të p...
Miliarderi Elon Musk dhe presidenti amerikan Donald Trump ...
Pesë qeveri të majta në Amerikën Latine, Brazili, Kili, Ko...
Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që të respektohet vullne...
Disa persona të armatosur kanë sulmuar një fshat në Nigeri...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...