Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Qeveria e Kosovës miratoi të mërkurën shkallën e pagave në sektorin publik të vendit që pritet të jetë 105 euro, duke nxitur reagimin e opozitës dhe një pjese të sindikatave.
Pagat për punonjësit e sektorit publik përllogariten duke shumëzuar koeficientin prej 105 eurosh me shkallët e pozitës së punës, që renditen nga 2 deri në 18.
Ligji i pagave në sektorin publik u miratua në muajin dhjetor të vitit të kaluar, dhe pritet të hyjë në fuqi me pesë shkurt.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha gjatë mbledhjes së qeverisë se koeficienti do të rritet nga viti në vit.
“Kjo vlerë do të ndryshojë në vitin 2024 dhe nga janari i atij viti do të jetë 110 euro. Për çdo vit do të vlerësohen mundësitë buxhetore dhe do të bëhet ndryshimi i koeficientëve sipas atyre mundësive. Pra pas kësaj nuk do të ketë më stagnim të pagave, ato do të lëvizin sipas rritjes apo më mirë të themi sipas punës dhe rezultateve që kemi të gjithë ne bashkë në rritjen ekonomike të vendit”, tha kryeministri Kurti.
Posti i presidentit radhitet në shkallën 18, ai i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese ka shkallën 17.5, kryetari i parlamentit dhe kryeministri 17, deputetët dhe ministrat 16.4, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës 15. Për prokurorët dhe gjyqtarët shkalla e pagës sillet nga 12 deri në 14.5, ndërsa për punonjësit shëndetësor nga 7.4 deri 12. Për mësimdhënësit shkalla e pagës sillet nga 5.6 deri në 5.8, ndërsa për policët nga 5 deri në 5.9.
Miratimi i koeficientit të pagave nxiti reagime të disa sindikatave në Kosovë.
“Vlera e koeficientit prej 105 eurosh nuk i plotëson pritjet tona, por ajo mundëson që mbi 90 për qind të anëtarësisë tonë të kenë një rritje page mesatare rreth 100 euro”, thuhet në njoftimin për media të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit.
Sindikata e Shërbyesve Civilë të Kosovës paralajmëroi se do ta dërgojë ligjin për paga në Gjykatën Kushtetuese.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, tha nëpërmjet një reagimi në rrjete sociale se “do ta thotë fjalën e vet pas takimit me federatat sindikale të cilat janë anëtare”.
Miratimi i koeficientit të pagave u prit me reagime të ashpra edhe nga partitë opozitare në Kosovë, të cilat në shenjë proteste braktisën punimet e seancës së parlamentit të Kosovës, ndërsa bënë thirrje për rishqyrtimin e këtij vendimi.
“Shprehim zhgënjimin tonë me përcaktimin e koeficientit të pagës nga qeveria, ky është një koeficient i mjerimit e që e thellon varfërinë në vendin tonë. Është një koeficient që i demotivon të gjithë të rinjtë që duan të jenë pjesë e administratës shtetërore, policisë apo ushtrisë, prandaj vazhdimi i seancës është i pakuptimtë”, tha shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.
“Koeficienti as për së afërmi nuk adreson çështjen e inflacionit i cili ka ndodhur në këto dy vite ku jeta e varfër e qytetarëve të Kosovës është bërë ferr. Të paktën është dashur të adresojë inflacionin i cili për produktet bazë ka mbërri rreth 80 për qind, në këto rrethana nuk mund të fillojë seanca dhe nuk mund të bëhemi që gjithçka është normale dhe të vazhdojmë”, tha Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha gjatë ditës se kjo është rritja më e madhe ndonjëherë e pagave të sektorit publik që nga shpallja e pavarësisë.
“Nga viti në vit 20 deri në 25 milionë euro është rritur totali i pagave në sektorin publik, kësaj radhe ne e kemi rritur 105 milionë euro”, tha ai, ndërsa nënvizoi se ky koeficient i zbut pabarazitë e brendshme dhe se rritja është më së shumti domethënëse te ato kategori që kanë pasur më shumë nevojë, posaçërisht mësimdhënësit dhe mjekët.
Numri i punonjësve në sektorin publik të Kosovës është rreth 83 mijë, ndërsa buxheti i përgjithshëm për pagat e tyre gjatë këtij viti do të jetë 745 milionë euro.
FBI-ja nuk gjeti dokumenta të klasifikuara gjatë një kontr...
Pesë oficerë policie janë shkarkuar nga puna dhe akuzuar p...
Bullgaria ka nisur ndërtimin e gazsjellësit që do ta l...
FBI po kryen kontrolle në shtëpinë e presidentit Joe Biden...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e...
Një kërcënim i fortë për Kosovën dhe Ukrainën ka ardhur ng...
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, mbërriti n...
Më në fund administrata e Xho Bajden ka hequr dorë nga hez...
Fluksi i emigrantëve ende mbetet një ndër problematikat më...
Pas jehonës së skandalit "Katargate", Komiteti i Çështjeve l...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke përgatitur më sh...
Një sulm i dyshuar izraelit me dron goditi një ndërtesë us...
Shtetet e Bashkuara akuzuan të martën Rusinë se ka shkelur...
Greqia gjendet në mes të fushatës zgjedhore, megjithëse en...
Qyteti turk i Izmirit, i cili shtrihet në bregun e detit E...
Kryeministri i Ukrainës tha se samiti Ukrainë-Bashkimi...
Punëtorët grevistë ndërprenë dërgesat e rafinerisë francez...
Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia nuk po i përmbahet dety...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken përfundoi të m...
Një dekadë më parë këtë vit, kreu i degës ekzekutive të Ba...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...