Zjarr në fushën e mbetjeve në Krujë/ Tymi toksik përfshin zonën
Fusha e mbetjeve në Krujë është përfshirë nga flakët që ng...
Fusha e mbetjeve në Krujë është përfshirë nga flakët që ng...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Rusia dhe aleatja e saj, Serbia, paraqesin kërcënim për Kosovën.
Para nisjes së samitit të Komunitetit Politik Europian në Kopenhagë të Danimarkës, Osmani tha për gazetarët se Rusia paraqet kërcënim për Europën, ndërkaq Serbia për rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke e akuzuar Beogradin se i kopjon veprimet e Moskës.
“Serbia i trajton shtetet fqinje si shtete që nuk ekzistojnë, si shtete të përkohshme, si shtete ndaj së cilave ajo vepron me agresion. Është kopje e metodave të Rusisë. Fatkeqësisht, Rusia e përkrah Serbinë në këto veprime. Tradicionalisht dhe për shekuj të tërë, ata kanë përdorur një koncept të ngjashëm: Rusia flet për ‘Rusinë e Madhe’ dhe ‘Botën Ruse’, Serbia për ‘Serbinë e Madhe’ dhe ‘Botën Serbe’ dhe përdorin të njëjtat metoda. Për ne të dyja paraqesin kërcënim”, tha Osmani.
Osmani tha se në rajonin e Ballkanit Perëndimor kurrë nuk ka vakum të ndikimit. Nëse nuk ka ndikim perëndimor, sipas saj, “forcat malinje të ‘Trekëndëshit të Ligësisë’, që janë Rusia, Kina dhe Irani, gjithmonë vijnë aty, jo për bamirësi, por kanë interesa dashakeqe strategjike. Prandaj është e rëndësishme që zgjerimi të shtyhet përpara dhe Ballkani Perëndimor, ato shtete të rajonit që i plotësojnë kriteret dhe punojnë me vlerat e BE-së, duhet të merren parasysh që të lëvizin përpara”.
Osmani tha se disa ditë më parë Kosova shënoi dyvjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, kur një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter.
Kosova e konsideron këtë sulm terrorist dhe akuzon shtetin e Serbisë për organizimin e tij.
“BE-ja vazhdon të kërkojë llogaridhënie. Ka pasur zero llogaridhënie dhe është koha që ata t'i shndërrojnë fjalët në veprime”, tha Osmani.
Sipas saj, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka tentuar që ta kopjojë udhëheqësin rus, Vladimir Putin, “duke përdorur taktika të agresionit dhe destabilizimit ndaj fqinjëve dhe për këtë arsye është e rëndësishme që shtetet anëtare të BE-së ta kuptojnë se shpërblimi i Serbisë për qëndrimin me Rusinë nuk është rruga përpara. Shtetet që janë harmonizuar 100 për qind me BE-në duhet të shpërblehen, jo ato që kanë zgjedhur Moskën si rrugë përpara”, tha ajo.
Serbia mban raporte të mira me Rusinë dhe deri më tani ka refuzuar që t’i bashkohet komunitetit ndërkombëtar në sanksionimin e Moskës për shkak të luftës kundër Ukrainës. BE-ja vazhdimisht i ka bërë thirrje Beogradit që të harmonizohet me politikën e jashtme të Brukselit.
Duke folur për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, Osmani tha se ai nuk është trajtuar ende nga BE-ja për shkak të "politikave të brendshme" të disa shteteve anëtare, por shtoi se Kosova do të vazhdojë të punojë që t'i bindë këto shtete, duke theksuar se "rruga e vetme për Kosovën" është anëtarësimi në BE dhe NATO.
Danimarka është mikpritëse e samitit të shtatë të Komunitetit Politik Europian.
Samiti mbledh 45 udhëheqës, përfshirë edhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
“Udhëheqësit do të fokusohen se si të forcohet Ukraina, në situatën e përgjithshme të sigurisë në Europë dhe për një situatë më të sigurt gjeopolitike me të cilën përballemi”, tha Bashkimi Europian./REL
Të paktën 17 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite q...
Mbrëmë në Milano, Romë, Torino e shumë qytete të tjera të ...
Ministrat e financave të G7 kanë vendosur të ndërmarrin ha...
Marina izraelite ka ndaluar një anije që transportonte ndi...
Të dhëna të dobëta për ekonominë, vlera të ulëta në sondaz...
Miliona punonjësve të qeverisë amerikane po u thuhet të që...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar a...
Policia italiane ka sekuestruar 21 vepra arti që supozohet...
Izraeli e lëshoi paralajmërimin e “fundit” të mërkurën për...
Athina u paralizua nga një grevë e përgjithshme, ndërsa mi...
Autoritetet gjermane i kanë arrestuar tre të dyshuar si op...
Mbi 30 përfaqësues të shoqërisë civile serbe në Kosovë dhe...
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj g...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav, tha ...
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) po pu...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të përfaqësojë Kos...
Mediat e huaja raportojnë se 69 persona kanë humbur jetën ...
Qeveria amerikane është mbyllur, pasi senatorët nuk arritë...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi sot se...
Presidenti Trump ka folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...