Zjarr në fushën e mbetjeve në Krujë/ Tymi toksik përfshin zonën
Fusha e mbetjeve në Krujë është përfshirë nga flakët që ng...
Fusha e mbetjeve në Krujë është përfshirë nga flakët që ng...

Mbi 30 përfaqësues të shoqërisë civile serbe në Kosovë dhe pjesëtarë të komunitetit akademik nga mjediset serbe në gjithë Kosovën i kanë bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë “masa konkrete” për të parandaluar “rrënimin e mëtejshëm” të sistemit arsimor dhe shëndetësor serb në Kosovë.
Ata kërkuan nga vendet e QUINT-it, Bashkimit Evropian (BE) dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të ushtrojnë trysni për pezullimin e përkohshëm të zbatimit të Ligjit për të huajt.
Sipas tyre, shërbimet shëndetësore dhe të arsimit serb në Kosovë tani po “rrezikohen” nga zbatimi i zgjedhjeve ligjore që, “në një kuadër juridik të parregulluar, prodhojnë pasoja të dëmshme”.
Ky reagim vjen pas paralajmërimit nga autoritetet kosovare për të gjithë ata që nuk kanë dokumente kosovare.
Sipas këtij ligji, të drejtë për leje qëndrimi kanë, ndër të tjerë, edhe ata që vijnë në Kosovë për studime ose punë, por duhet të paraqitet dëshmi nga një institucion arsimor i akredituar ku do të ndjekin shkollimin, ose dëshmi se institucioni i caktuar është i regjistruar në Kosovë në rastin e ushtrimit të së drejtës për punë.
Zbatimi i këtij ligji mund të ndikojë në qëndrimin e mjekëve, profesorëve ose studentëve nga Serbia, ngase të gjitha institucionet shëndetësore dhe arsimore në mjediset serbe në Kosovë, përfshirë Universitetin e Mitrovicës së Veriut, funksionojnë në sistemin e Serbisë dhe nuk janë të akredituara, pra nuk kanë licencë pune.
Në thirrjen drejtuar bashkësisë ndërkombëtare për të reaguar, theksohet se edhe shumë persona të zhvendosur nga Kosova përballen me pengesa administrative gjatë sigurimit të dokumenteve kosovare.
Gjithashtu, një numër i serbëve në Kosovë ende nuk kanë dokumente kosovare, megjithëse autoritetet kosovare vitin e kaluar mundësuan marrjen "shtesë" të shtetësisë mbi bazën e dokumenteve të lëshuara nga organet e Serbisë.
“Një zhvillim i tillë do të përbënte shkelje serioze të të drejtave të njeriut të një komuniteti etnik dhe do të pamundësonte çdo perspektivë reale të ndërtimit të një Kosove shumetnike dhe ruajtjes së stabilitetit në gjithë rajonin”, vlerësohet më tej në thirrje, të cilën e kanë nënshkruar, ndër të tjera, Qendra për Veprim Shoqëror Afirmativ – CASA, Nisma e Re Shoqërore, Grupi Joformal i Profesorëve nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut, Proaktiv, Aktiv, Forumi për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndëretnik, si dhe Komunikimi për Zhvillim Shoqëror.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe komunitetit akademik i referohen parimeve të përmbajtura në Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “si i vetmi kuadër ndërkombëtarisht i njohur për zgjidhjen e këtij problemi”, si dhe të drejtave kushtetuese dhe ligjore të komunitetit serb në Kosovë, të cilat garantojnë barazinë para ligjit, të drejtën për arsimim në gjuhën e tyre, të drejtën për qasje në kujdes shëndetësor dhe shërbime sociale pa diskriminim.
Ambasadorëve të vendeve të QUINT-it, BE-së dhe OSBE-së në Kosovë ata u kanë bërë thirrje që të kërkojnë “moratorium të përkohshëm në zbatimin e Ligjit për të huajt, deri në përfundimin e rishikimit të përputhshmërisë me standardet e përcaktuara nga konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, më 18 shtator, paralajmërimin e autoriteteve kosovare për zbatimin e rreptë të Ligjit për të huajt e përshkroi si "kërcënime të reja të Prishtinës që synojnë një valë të re persekutimi dhe dëbimi të serbëve".
Kjo Zyrë theksoi gjithashtu se, nëse BE-ja dhe QUINT-i nuk reagojnë, Beogradi “do të jetë i detyruar të shqyrtojë një përgjigje adekuate politike dhe juridike ndaj këtij cenimi drastik të të drejtave themelore të popullit serb përmes veprimeve të reja të njëanshme dhe të dhunshme”./REL
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj g...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav, tha ...
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) po pu...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të përfaqësojë Kos...
Mediat e huaja raportojnë se 69 persona kanë humbur jetën ...
Qeveria amerikane është mbyllur, pasi senatorët nuk arritë...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi sot se...
Presidenti Trump ka folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardh...
Kandidati SNSD-së për president të Republikës Srpska në zg...
Uragani Gabrielle, që preku pak ditë më parë brigjet spanj...
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i hodhi poshtë këtë t...
Presidenti amerikan, Donald Trump në fjalën e mbajtur para...
Është identifikuar bosi shqiptar i drogës i arrestuar në q...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio ...
Një zyrtar i lartë e Hamasit i ka thënë BBC-së se grupi ka...
Një vajzë dyvjeçare u shëtit nëpër rrugët e Katmandusë, pë...
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës i ka njoftuar qy...
Pesë persona u plagosën nga disa të shtëna me armë që ndod...
Një tërmet me magnitudë 6.9 goditi sot Filipinet, me Insti...
Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë i Kosovës, Përparim Kryeziu...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...