Zjarr në fushën e mbetjeve në Krujë/ Tymi toksik përfshin zonën
Fusha e mbetjeve në Krujë është përfshirë nga flakët që ng...
Fusha e mbetjeve në Krujë është përfshirë nga flakët që ng...

Izraeli e lëshoi paralajmërimin e “fundit” të mërkurën për banorët e qytetit më të madh të Rripit të Gazës, për t’u larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të ofensivës tokësore.
Ky paralajmërim erdhi ndërkohë që Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE - po e shqyrton planin e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës gati dyvjeçare në tokën palestineze.
Dëshmitarët raportuan bombardime të mëdha në Qytetin e Gazës, ndërsa ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha se ushtria po e ngushton rrethimin e qytetit.
“Kjo është mundësia e fundit për banorët e Gazës që duan të largohen drejt jugut dhe t’i lënë militantët e Hamasit të izoluar në Qytetin e Gazës”, shkroi Katz në X, duke paralajmëruar se ata që mbeten do të “konsiderohen terroristë dhe mbështetës terroristësh”.
Katz tha se ushtria izraelite e ka marrë nën kontroll korridorin Netzarim, që lidh Gazën qendrore me bregun perëndimor, duke e shkëputur veriun e Gazës nga pjesa jugore.
Çdokush që largohet nga Qyteti i Gazës drejt jugut do të duhet të kalojë nëpër postblloqet ushtarake izraelite, shtoi ai.
Njoftimi erdhi disa orë pasi ushtria tha se po e mbyllte rrugën e fundit që ua mundësonte banorëve udhëtimin nga jugu i Gazës drejt veriut.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se intensifikimi i operacioneve ushtarake e ka detyruar ta pezullojë përkohësisht veprimtarinë në Qytetin e Gazës.
Pak ditë më herët, organizata Mjekët pa Kufij e ndali punën në qytet, ku ende veprojnë disa agjenci të OKB-së dhe organizata të ndihmës.
Ndërkohë, Hamasi po e shqyrton një plan për paqe të propozuar nga Trump dhe të mbështetur nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Çfarë parasheh plani i Trumpit për Gazën?
Plani parashikon armëpushim të menjëhershëm, shkëmbim të pengjeve që mbahen nga Hamasi me të burgosur palestinezë të mbajtur nga Izraeli, tërheqjen e Izraelit nga Gaza në faza, çarmatimin e Hamasit dhe krijimin e një qeverie tranzitore të udhëhequr nga një trup ndërkombëtar.
Agjencia e mbrojtjes civile e Gazës – një forcë shpëtimi që vepron nën autoritetin e Hamasit – tha se sulmet izraelite vranë të paktën 46 njerëz në gjithë territorin të mërkurën, përfshirë 36 në Qytetin e Gazës.
E pyetur për një sulm ndaj një shkolle të shndërruar në strehimore, ku agjencia tha se u vranë tetë persona, ushtria izraelite tha se kishte “goditur një terrorist të Hamasit” dhe se “ishin marrë hapa për të zvogëluar sa më shumë dëmin ndaj civilëve”.
Kufizimet ndaj mediave në Gazë dhe vështirësitë për të hyrë në zona të gjera të territorit nënkuptojnë se nuk është e mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur shifrat e viktimave të dhëna nga asnjëra palë./REL
Athina u paralizua nga një grevë e përgjithshme, ndërsa mi...
Autoritetet gjermane i kanë arrestuar tre të dyshuar si op...
Mbi 30 përfaqësues të shoqërisë civile serbe në Kosovë dhe...
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj g...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav, tha ...
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) po pu...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të përfaqësojë Kos...
Mediat e huaja raportojnë se 69 persona kanë humbur jetën ...
Qeveria amerikane është mbyllur, pasi senatorët nuk arritë...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi sot se...
Presidenti Trump ka folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardh...
Kandidati SNSD-së për president të Republikës Srpska në zg...
Uragani Gabrielle, që preku pak ditë më parë brigjet spanj...
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i hodhi poshtë këtë t...
Presidenti amerikan, Donald Trump në fjalën e mbajtur para...
Është identifikuar bosi shqiptar i drogës i arrestuar në q...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio ...
Një zyrtar i lartë e Hamasit i ka thënë BBC-së se grupi ka...
Një vajzë dyvjeçare u shëtit nëpër rrugët e Katmandusë, pë...
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës i ka njoftuar qy...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...