“Situata në veri të Kosovës, e rrezikshme”/ Thirrja e Escobar për Prishtinën dhe Beogradin
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel E...

"Propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme në dialogun Kosovë Serbi".
Kështu kanë deklaruar presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti gjatë takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, thuhet në komunikatën e përbashkët të lëshuar nga Presidenca dhe Qeveria e Kosovës.
Në komunikatën e 10 nëntorit thuhet se Osmani dhe Kurti e falënderuan presidentin Macron për angazhimin e Francës, në bashkëpunim me Gjermaninë, për dinamizimin e procesit të dialogut.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka konfirmuar më 3 nëntor ekzistimin e planit franko-gjerman, që është raportuar se është një propozim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë.
Osmani dhe Kurti po marrin pjesë në Forumin e Paqes në Paris. Atje janë edhe homologët e tyre serb, Ana Bërnabiq dhe Aleksandar Vuçiç.
Më herët gjatë ditës, Macron ka takuar edhe Vuçiçin.
Zyrtarë nga Kosova dhe Serbia kanë udhëtuar drejt Francës, në mes të krizës në veri të Kosovës, pasi pjesëtarët e komunitetit serb dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.
Për këtë temë, thuhet në njoftim, është folur edhe në takim me Macronin.
“... kanë folur edhe për zhvillimet e fundit në veri të vendit, duke theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për paqe, stabilitet dhe garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit”, thuhet në njoftim.
Një ditë më herët, smbasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se "të gjithë jemi të shqetësuar për situatën në veri", sepse ajo ka “potencial për të eskaluar”. Kurti, në një konferencë për media më 7 nëntor, tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, po i përdorte pjesëtarët e strukturave ilegale në veri për destabilizim pasi kishte refuzuar planin franko-gjerman.
Qeveria e Kosovës më 1 nëntor nisi të zbatojë planin e saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, me gjithë insistimin e mëhershëm të komunitetit ndërkombëtar që ta shtyjë këtë plan.
Kosova kërkon që ato të zëvendësohen me targa RKS, apo Republika e Kosovës. Plani i saj parashihet të zbatohet në tri faza: e para, qortimi i shoferëve; e dyta, dënimi i shoferëve me 150 euro gjobë, dhe e treta, shpërndarja e targave provuese.
Shumica e serbëve në veri, të mbështetur nga Beogradi zyrtar, e kundërshtojnë planin, duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.
Në shenjë kundërshtimi ndaj zbatimit të tij, serbët e veriut kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.
Me 11 nëntor, me Kurtin dhe Vuçiqin në Paris, në takime të ndara, pritet të takohet edhe shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell./ Rel
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel E...
Rusia ka njoftuar se ka filluar tërheqjen e trupave ru...
Republikanët iu afruan edhe më shumë të mërkurën mundë...
Kontrolli i Kongresit vazhdon të jetë ende i pavendosu...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) më 10 nëntor mira...
Situata në veri të Kosovës ka sjellë trazira në Kuvendin e...
Irani ka krijuar një raketë hipersonike, të aftë për të de...
Uragani Nicole shkaktoi rrëshqitje dheu përgjatë bregdetit...
Në konferencën e parë për shtyp pas zgjedhjeve që përkojnë...
Republikanët po sigurojnë më shumë vende në Dhomën e Përfa...
Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në s...
Grupi punues për vizat në Këshillin e Bashkimit Europian d...
Koreja e Veriut i hodhi poshtë akuzat e SHBA-së se ka dërg...
Lajmi i raportuar së fundmi në të gjitha mediat, sipas të ...
Zgjedhjet e mesit të mandatit kanë përfunduar. Republikanë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i S...
“Situata në Kosovë shkakton shqetësim të thellë për Re...
Votuesit në katër shtete votuan të martën në favor të ...
Senatori republikan, Ron Johnson fitoi ndaj demokratit...
Pak ditë pas vendimit të përfaqësuesve të komunitetit ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...