Presidenti Biden flet pas zgjedhjeve/ "Jam i përgatitur të punoj me kolegët e mi republikanë"
Në konferencën e parë për shtyp pas zgjedhjeve që përkojnë...

Uragani Nicole shkaktoi rrëshqitje dheu përgjatë bregdetit në lindje të Floridës, në orët e hershme të së enjtes. Stuhia, përmes erërave të fuqishme dhe reshjeve të mëdha të shiut, ka shkaktuar dëme në një pjesë të madhe të Floridës, thanë zyrtarët.
Uragani i rrallë i nëntorit i ka shtyrë zyrtarët të mbyllin aeroportet dhe parqet e ndryshme, si dhe të urdhërojnë evakuimin e banorëve nga disa zona, përfshirë edhe klubin e ish-presidentit Donald Trump, Mar-a-Lago.
Autoritetet paralajmëruan se ngritja e nivelit të ujit të detit shkaku i stuhisë mund të shkatërrojë edhe më tutje shumë plazhe që kanë mbetur të dëmtuara nga uragani Ian në shtator. Kjo stuhi parashikohet të kalojë edhe në Gjorgjia, Karolinë të Jugut dhe atë të Veriut gjatë së enjtes dhe së premtes, duke shkaktuar reshje të mëdha të shiut në rajon.
Nicole është listuar si stuhi e kategorisë së parë, me shpejtësi maksimale të erës prej 120 kilometrash në orë, bëri të ditur Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA, të enjten. Stuhia po lëvizte drejt veriut dhe veriperëndimit me shpejtësi prej 22 kilometrash në orë.
Erërat e fuqishme të stuhisë tropikale u përhapën deri në 780 kilometra larg epiqendrës në disa drejtime. Epiqendra e uraganit Nicole pritet të lëvizë në qendër dhe veri të Floridës e pastaj në pjesën jugore të Gjorgjias gjatë së enjtes ndërsa në dy Karolinat të premten.
Disa tornado mund të shfaqen gjatë orëve të hershme të së enjtes në lindje dhe në verilindje të Floridës, njoftoi shërbimi i parashikimit të motit. Përmbytjet mund të ndodhin, përderisa priten edhe ngritje të nivelit të ujit në lumin St. Johns në Florida.
Gjatë ditëve të ardhshme, kjo stuhi do të ketë ndikim në pjesën veriperëndimore të Bahameve, bregdetin lindor të Floridës dhe një pjese të madhe të bregdetit juglindor të SHBA-së.
Por, stuhia pritet të humbasë fuqinë teksa lëvizë përgjatë Floridës dhe pjesës juglindore të SHBA-së dhe pritet të bëhet një ciklon post-tropikal pasditen e së premtes.
Për Floridën, që përballet shpeshherë me stuhi, kjo është vetëm e treta herë që nga viti 1853 që goditet nga një uragan në muajin nëntor. Të mëparshmit ishin uragani Yankee në vitin 1935 dhe uragani Kate në vitin 1985.
Mar-a-Lago, shtëpia dhe klubi i Trumpit, ishte në njërën nga zonat ku u evakuuan njerëzit. E ndërtuar në një pjesë me lartësi mbidetare prej 4.6 metrash, kjo pronë u ka mbijetuar një numër të madh të uraganeve që kur u ndërtua pothuajse një shekull më parë. Zyra e sigurisë e këtij klubi e mbylli telefonin kur u pyet nga "Associated Press" nëse njerëzit do të evakuoheshin nga prona, pasi nuk pati asnjë shenjë se do ta bënin këtë deri të mërkurën pasdite.
Nuk ka asnjë dënim për injorimin e një urdhri për evakuim, por ekipet e shpëtimit nuk do të përgjigjeshin nëse do të rrezikoheshin.
Gjatë një konference për media, guvernatori Ron DeSantis tha se erërat e fuqishme ishin shqetësimi i tij kryesor dhe se mund të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Por, ai tha se janë rreth 16 mijë njerëz që po rrinë të gatshëm për restaurimin e energjisë, si dhe 600 roje dhe shtatë ekipe të kërkimit dhe shpëtimit.
“Kjo [stuhi] do të ndikojë në pjesë të mëdha të shtetit të Floridës gjatë gjithë ditës”, tha DeSantis, i cili njoftoi se dhjetëra shkolla do të mbyllen, ndërsa do të hapen 15 strehimore.
Në orët e hershme të së mërkurës, presidenti Joe Biden shpalli gjendjen emergjente në Floridë dhe urdhëroi që shtetit t’u vihen në ndihmë edhe ekipet federale.
Agjencia Federale për Menaxhimin e Emergjencave është ende duke u ndihmuar atyre që pësuan nga uragani Ian. Uragani Ian kishte shkaktuar dëme të mëdha në Florida në fund të shtatorit./REl
Në konferencën e parë për shtyp pas zgjedhjeve që përkojnë...
Republikanët po sigurojnë më shumë vende në Dhomën e Përfa...
Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në s...
Grupi punues për vizat në Këshillin e Bashkimit Europian d...
Koreja e Veriut i hodhi poshtë akuzat e SHBA-së se ka dërg...
Lajmi i raportuar së fundmi në të gjitha mediat, sipas të ...
Zgjedhjet e mesit të mandatit kanë përfunduar. Republikanë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i S...
“Situata në Kosovë shkakton shqetësim të thellë për Re...
Votuesit në katër shtete votuan të martën në favor të ...
Senatori republikan, Ron Johnson fitoi ndaj demokratit...
Pak ditë pas vendimit të përfaqësuesve të komunitetit ...
Ushtria ruse është urdhëruar të tërhiqet nga qyteti uk...
Në të gjithë Iranin, demonstruesit po bëjnë thirrje pë...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey ...
Greqia është përfshirë në grevë prej 24 orësh. Qytetarët k...
Si dolën kandidatët e mbështetur nga ish-presidenti Do...
Çështja se kush do të kontrollojë Kongresin është ende e p...
Dorëheqjet e prokurorëve, gjyqtarëve serbë dhe stafit mbës...
Dhjetë deputetë të Listës Serbe - partisë më të madhe të s...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...