E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Në të gjithë Iranin, demonstruesit po bëjnë thirrje për t'i dhënë fund Republikës Islamike. Pas gati dy muajsh protesta, iranianët po vazhdojnë të shfaqin entusiazëm dhe guxim. Kjo valë proteste duket ndryshe nga lëvizjet e mëparshme që u shtypën nga forcat e sigurisë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi, autoritetet kësaj radhe kanë edhe një problem tjetër: ata e kanë të vështirë të identifikojnë një udhëheqës opozite për ta burgosur, në një lëvizje që nuk ka drejtues të përcaktuar.
Pas gati dy muajsh protestash në rrugë kundër udhëheqjes së vendit, iranianët thonë se forcat e sigurisë tani po përdorin gaz lotsjellës në shtëpitë e njerëzve dhe po përdorin armët kundër tyre.
Për shkaqe sigurie, Zëri i Amerikës ka vendosur të mos zbulojë detaje nga kjo video dhe videot e tjera nga Irani që tani janë publikuar në rrjetet sociale.
Gjithçka filloi në shtator, kur “policia e moralit” arrestoi 22-vjeçaren Mahsa Amini, për atë që ata e përshkruan si “veshje jo e përshtatshme”. Tre ditë më vonë, Amini vdiq në spital ndërsa ishte në paraburgim.
Zyrtarët iranianë thonë se ajo vdiq për shkak të një goditjeje në zemër, por babai i saj, Amjad Amini, i tha Zërit të Amerikës se ata gënjyen. Ai thotë se ajo nuk kishte probleme shëndetësore para se të arrestohej.
Ky rast bëri që fytyra e Aminit të kthehet në simbol të një lëvizjeje globale për të drejtat e njeriut.
Vdekja e saj u bë arsyeja pse iranianët dolën në rrugë, duke brohoritur, “Vdekje Khameneit”, duke iu referuar udhëheqësit suprem të vendit.
Demonstratat pasuan në mbarë botën duke bërë thirrje për t'i dhënë fund qeverisë fetare të Iranit.
Ndryshe nga trazirat e mëparshme në Iran, si Lëvizja e Gjelbër e verës së vitit 2009 që protestonte kundër zgjedhjeve presidenciale, demonstratat pas vdekjes së Aminit nuk kanë udhëheqës. Iranianët thonë se qeveria po burgos protestuesit dhe madje edhe avokatët që i mbrojnë ata.
Shumë prej tyre dërgohen në burgun Evin të Teheranit, i njohur për strehimin e të burgosurve politikë. Në tetor, një zjarr përfshiu pjesë të kompleksit dhe dëshmitarët raportuan edhe për të shtëna me armë brenda.
Irani thotë se zjarri ishte një shpërqendrim i krijuar nga të burgosurit që tentonin të arratiseshin. Të tjerë thonë se zyrtarët e burgut e filluan zjarrin.
Washington Post raportoi për të paktën tetë të vdekur nga zjarri, duke thënë se të paktën një nga zjarret u nxit qëllimisht pasi të burgosurve iu bllokua dalja. Ata që përpiqeshin të shpëtonin u përballen me roje që përdornin shkopinj dhe municion të vërtetë.
Korrespondenti i shërbimit persian të Zërit të Amerikës , Siamak Dehghanpour foli në telefon me një iranian të burgosur, i cili është mbajtur në burgun Evin, duke ia ndryshuar zërin për shkaqe sigurie.
Ai hedh poshtë pretendimin se të burgosurit u përpoqën të arratiseshin, duke thënë se nuk ka shpëtim nga Evini. Ai thotë se dyert që i mbajnë të mbyllur janë prej metali të rëndë. Pjesa përtej dyerve është një rrugë e gjatë deri te rojet e parë.
Kjo ndodhi në kohën kur shënohet 43-vjetori i krizës së pengjeve në Iran. Në vitin 1979, pasi morën peng personelin e ambasadës amerikane në Teheran, pushteti u kap nga linja e ashpër fetare...duke i dhënë fund monarkisë dhe duke e zëvendësuar atë me teokraci.
Por të rinjtë iranianë të sotëm janë kryesisht laikë duke kundërshtuar qeverinë që detyron gratë të mbulojnë kokën përmes ligjit që çoi në arrestimin dhe vdekjen e Mahsa Aminit. Iranianët thonë se nuk e dinë se çfarë do të vijë më pas ose deri ku regjimi do të përshkallëzojë reagimin e tij ndaj protestave kryesisht paqësorë./ VOA
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey ...
Greqia është përfshirë në grevë prej 24 orësh. Qytetarët k...
Si dolën kandidatët e mbështetur nga ish-presidenti Do...
Çështja se kush do të kontrollojë Kongresin është ende e p...
Dorëheqjet e prokurorëve, gjyqtarëve serbë dhe stafit mbës...
Dhjetë deputetë të Listës Serbe - partisë më të madhe të s...
Ditën e sotme Italia është goditur nga një tërmet me m...
Guvernatori i Pensilvanisë, John Fetterman, është drej...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nderoi të mërkurën...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se serbët në veri...
Pas zgjedhjeve të së martës në Shtetet e Bashkuara ende nu...
Procesi i numërimit të votave në zgjedhjet afatmesme të Am...
Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit, EULEX,...
Rusia ka kryer sulme me dronë kamikazë në rajonin ukrainas...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e mbylli javën e kalu...
Parlamenti i Ukrainës i ka bërë thirrje komunitetit ndërko...
Pas zgjedhjeve të së martës në Shtetet e Bashkuara ende nu...
Rezultatet e para të zgjedhjeve në Amerikë kanë filluar të...
Amerikanët votuan pa probleme madhore të martën në zgjedhj...
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, beson...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...