Rusia kryen sulme masive me dronë në juglindje të Ukrainës
Rusia ka kryer sulme me dronë kamikazë në rajonin ukrainas...

Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit, EULEX, e ka shtuar praninë në Kosovë me njësi të tjera të policisë, pas largimit të serbëve të veriut nga të gjitha institucionet, përfshirë edhe policinë. Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, tha se një njësi karabinierësh italianë tashmë ka arritur ne Kosovë për të siguruar sundimin e ligjit për shkak të zhvillimeve veri të vendit.
"Në këto kohë të tensionuara në Kosovë, Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit, EULEX, përmbush detyrën e tij për të garantuar stabilitet. Forca Europiane e Xhandarmërisë, pjesa e karabinierëve zbarkoi që përkohësisht ta përforcojë Njësinë Policore të EULEX-it në Kosovë. EULEX do të vazhdojë që të mbështesë një mjedis të sigurt”, shkroi Josep Borrell në "Twitter".
Që nga dorëheqjet masive të serbëve të veriut nga të gjitha institucionet publike dhe Policia e Kosovës, njësia e specializuar e EULEX-it, e përbërë prej 105 zyrtarësh policorë polakë, kanë shtuar patrullimet në veri. EULEX kumtoi se po vëzhgon nga afër të gjitha zhvillimet që mund të kenë ndikim mbi sigurinë e Kosovës, si dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve. Por e mohoi të ketë marrë përsipër përgjegjësi policore në veriun e Kosovës.
Nga ana tjetër, pas dorëzimit të mandateve të 10 deputetëve të listës ‘Srpska', Komisioni Qendror i Zgjedhjeve KQZ tashmë ka marrë kërkesë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që të rekomandohen emrat të cilët do t'i zëvendësojnë deputetët e Listës Serbe. Deputetët e Listës Serbe, dhanë dorëheqje siç thanë "në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar planin për riregjistrimin e makinave me targa serbe”.
"Duke u mbështetur në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përgatisë rekomandimin me emra brenda afatit ligjor prej pesë ditësh pune nga momenti i marrjes së kërkesës”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Deputetët e dorëhequr duhet të zëvendësohen me emrat e radhës në listën për deputetë të Listës Serbe. Nëse edhe ata refuzojnë, procedura përsëritet derisa te plotësohen vendet në Kuvend nga pakica serbe, thonë nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) që vazhdimisht monitoron punën e kuvendit të Kosovës.
"Pas dorëheqjeve të deputetëve të Listës Serbe, duhet të iniciohen procedurat për zëvendësimin e tyre. Ata duhet të zëvendësohen nga kandidatët e tjerë për deputetë nga radhët e këtij subjekti politik, e që janë vetëm nëntë sosh të mbetur. Një deputet tjetër do të zëvendësohet nga radhët e partisë tjetër serbe - GI SPO, që ka numrin më të madh të votave pas Listës Serbe. Deputetët e rinj duhet të japin betimin brenda tri seancave të rregullta. Mosdhënia e betimit përbën arsye për humbjen e mandatit”, shkroi Eugen Cakolli nga KDI. Kuvendi i Kosovës ka 120 deputetë dhe dhjetë ulëset e garantuara për komunitetin serb në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021 u fituan nga Lista Serbe, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Dorëheqjen e kryetarëve të komunave
Pos deputetëve serb, dorëheqje të parevokueshme dhanë edhe katër kryetarët e komunave nga veriu i Kosovës: Zveçanit, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut. Nga Instituti KDI thonë se "dorëheqjet e kryetarëve të komunave, pavarësisht mënyrës së ofrimit, janë akte definitive dhe të pakthyeshme, që për pasojë kanë zgjedhjet”.
"Institucionet qendrore nuk kanë ndonjë masë për të pranuar dorëheqjet, por vetëm mund t'i konfirmojnë ato formalisht. Prandaj MAPL-ja duhet t'i përmbyllë sa më parë procedurat, për t'i hapur rrugë shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme nga Presidentja. Zgjedhjet duhet të mbahen brenda një periudhe prej 30 deri në 45 ditësh nga shpallja. Çfarëdo vonese në këtë drejtim ua cenon qytetarëve të drejtën kushtetuese të zgjedhjeve të institucioneve lokale”, shkroi Cakolli nga KDI. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tashmë është takuar me kreun e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, për të biseduar për shpalljen dhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës: Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë e Veriut. Për të gjithë këtë situatë të krijuar në veri të Kosovës, Beogradi akuzon Prishtinën për mospërmbushje të marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Ndërsa Qeveria e Kosovës e akuzon Beogradin se po përdorë serbët lokalë për të ikur nga një plan franko-gjerman, që parasheh marrëveshje finale për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi./DW
Rusia ka kryer sulme me dronë kamikazë në rajonin ukrainas...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e mbylli javën e kalu...
Parlamenti i Ukrainës i ka bërë thirrje komunitetit ndërko...
Pas zgjedhjeve të së martës në Shtetet e Bashkuara ende nu...
Rezultatet e para të zgjedhjeve në Amerikë kanë filluar të...
Amerikanët votuan pa probleme madhore të martën në zgjedhj...
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, beson...
Presidenti i Ukrainës thotë se është i gatshëm për neg...
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Tho...
Krimi shqiptar ka zgjeruar aktivitetin e tij në disa s...
Një sezon i trazuar zgjedhjesh në Amerikë, që u shoqër...
Balanca e pushtetit në Kongresin amerikan do të përcak...
Këshilltari për Siguri Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan,...
Turqia ka filluar të paguajë në rubla një pjesë të gazit n...
Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, pritet të takohet...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, do të marrë pjesë...
Një veturë me targa RKS është djegur sot në Komunën e Zveç...
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka akuzuar Kinën për...
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka braktisur takimin me k...
Të tre liderët e partive opozitare i kanë shkuar në takim ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...