Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Një sezon i trazuar zgjedhjesh në Amerikë, që u shoqërua sërish nga ndasitë e mëdha politike dhe që ngriti pikëpyetje lidhur me angazhimin ndaj një të ardhmeje demokratike përfundon të martën, ndërsa amerikanët votojnë në zgjedhjet e para kombëtare të presidencës së demokratit Joe Biden.
Demokratët po përgatiten për rezultate zhgënjyese, të shqetësuar se mund të humbasin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe atë të Senatit, që dikur mendonin se do ta ruanin shumicën e vogël që kishin. Guvernatorët aktualë të partisë demokrate në shtetet si Uiskonsini, Miçigani dhe Nevada po ndeshen gjithashtu me rivalë seriozë republikanë.
Gjatë kthimit në Shtëpinë e Bardhë të hënën mbrëma pas një tubimi të fundit fushate, Presidenti Biden tha se ai mendonte se demokratët do ta mbanin Senatin, por e pranoi se ruajtja e shumicës në "Dhomën e Përfaqësuesve është më e vështirë".
Partia Republikane ishte optimiste për shanset e saj, duke thënë se mesazhi i saj i përqendruar tek ekonomia, çmimet e karburantit dhe krimi do të tërhiqte votuesit në një kohë të shtimit të inflacionit dhe dhunës në rritje. Republikanët janë të bindur se zemërimi që rrjedh nga vendimi i Gjykatës së Lartë për të hequr të drejtën kushtetuese të grave për abort është zbehur dhe tradicionalisht zgjedhjet për Kongresin që përkojnë me mesin e mandatit të një presidenti janë bërë një lloj vlerësimi për punën e tij.
"Do të jetë një referendum mbi paaftësinë e kësaj administrate", tha ligjvënësi republikan i Minesotës, Tom Emmer, i cili po drejton përpjekjet e Partisë Republikane për të rimarrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.
Rezultatet mund të kenë një ndikim të thellë në dy vitet e fundit të mandatit të Presidentit Biden. Kontrolli nga republikanët qoftë edhe i njërës dhomë të Kongresit, do ta linte zotin Biden të pambrojtur ndaj hetimeve mbi familjen dhe administratën e tij, ndërsa ai do të përpiqej të mbronte arritjet e tij politike, duke përfshirë ligjin për infrastrukturën, si dhe atë të kujdesit shëndetësor dhe shpenzimet për çështjet sociale. Republikanët gjithashtu mund ta bëjnë më të vështirë rritjen e tavanit të borxhit dhe mund të kufizojnë mbështetjen për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.
Nëse republikanët do të arrijnë fitore të thellë, mund të shtohet trysnia ndaj zotit Biden për të mos vënë kandidaturën në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Ish-presidenti Donald Trump, ndërkohë, mund të përpiqet të përfitojë nga një paraqitje e fortë e Partisë Republikane, duke shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij në Florida javën e ardhshme.
Zgjedhjet për Kongresin vijnë në një moment të paqëndrueshëm për Amerikën, e cila doli këtë vit nga pandemia e rëndë e COVID-19 dhe tani po përballet me sfida të forta ekonomike. Gjykata e Lartë hoqi të drejtën kushtetuese për abortin, që ishte në fuqi për pesë dekada.
Në zgjedhjet e para kombëtare, që nga sulmi i 6 janarit të vitit 2021 ndaj Kapitolit, e ardhmja demokratike e vendit është në pikëpyetje. Disa njerëz që morën pjesë, ose ishin në afërsi të sulmit vdekjeprurës ndaj Kapitolit, pritet të fitojnë në zgjedhjet e së martës, madje edhe në ato për postin e anëtarit të Dhomës së Përfaqësuesve. Një numër i kandidatëve republikanë për Sekretar Shteti, përfshirë ata që konkurrojnë në Arizona, Nevada dhe Miçigan, kanë refuzuar të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Nëse fitojnë të martën, ata do të menaxhojnë zgjedhjet e ardhshme presidenciale në shtetet që janë shpesh kyçe në garat presidenciale.
Demokratët e pranojnë se ka një prirje kundër tyre në këto zgjedhje. Me përjashtime të rralla, partia e presidentit humbet vende në zgjedhjet që përkojnë me mesin e mandatit të tij të parë. Mbështetja e ulët për punën e Presidentit Biden i vështirëson më shumë përpjekjet e demokratëve për të fituara garat e ngushta.
Sipas një sondazhi të muajit tetor nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe Qendra për Studimin e Çështjeve Publike-NORC, vetëm 43% e amerikanëve thonë se mbështesin punën e Presidentit Biden. Në të njëjtin sondazh, vetëm 25% thanë se vendi po shkon në drejtimin e duhur.
Megjithatë, aleatët e Presidentit Biden kanë shprehur shpresën se votuesit do të refuzojnë republikanët që kanë kontribuar në krijimin e një mjedisi ekstrem politik.
"Mendoj se ajo që ne po shohim tani është vetëm një parti me busull morali", thotë Cedric Richmond, ish këshilltar i lartë i Presidentit Biden në Shtëpinë e Bardhë që tani punon në Komitetin Kombëtar Demokrat. "Dhe një parti që dëshiron të rrëmbejë pushtetin”, shtoi ai.
Ky është një mesazh tërheqës për 49 vjeçarin Kevin Tolbert, i cili punon dhe jeton në Southfield të Miçiganit. Ai planifikon të mbështesë kandidatët demokratë mes shqetësimeve për të ardhmen e demokracisë.
"Është diçka që duhet mbrojtur dhe ne e mbrojmë atë (demokracinë) duke votuar, duke mbështetur vendin tonë. Mendoj se është shumë e rëndësishme që ta mbrojmë atë, sepse ne mund të përfundojmë në situata të ngjashme me ato që i kemi parë në të kaluarën, diktatorë e të tjerë. Ne nuk kemi nevojë për këtë", thotë zoti Tolbert.
Por në Merilend, ku demokratët kanë një nga shanset e tyre më të mira për të rimarrë postin e guvernatorit të mbajtur nga republikanët, Shawn Paulson thotë se kishte "shumë pikë-pyetje, por jo hetime të mjaftueshme" për rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020. "Nuk duhet të jetë një gjë negative ose e paligjshme në asnjë mënyrë të flasësh për atë që do të bësh për të përmirësuar sigurinë", tha zoti Paulson, një 45-vjeçar që drejton degën e Partisë Republikane në Qarkun e Kentit.
Zyrtarët e zgjedhjeve federale dhe shtetërore dhe prokurori i përgjithshëm i emëruar nga vetë zoti Trump, kanë thënë se nuk pati prova të besueshme që tregojnë se zgjedhjet e vitit 2020 ishin të manipuluara. Akuzat e ish-presidentit për manipulim të zgjedhjeve janë mohuar edhe nga gjykatat e vendit, duke përfshirë edhe gjyqtarë të emëruar nga vetë zoti Trump.
Në zgjedhjet e së martës, votuesit amerikanë do të vendosin për tridhjetë e katër vende në Senat dhe demokratët i kanë përqendruar përpjekjet për të ruajtur kontrollin në Pensilvani, Xhorxhia, Uiskonsin dhe Arizona. Garat në këto shtete ndoshta do të vendosin se cila parti do të kontrollojë Senatin, i cili aktualisht është i ndarë 50 me 50, me Nënpresidenten demokrate Kamala Harris që ka votën përcaktuese. Demokratët shpresojnë të fitojnë në garat për Senatin në shtetet e Ohajos dhe Karolinës së Veriut, ndërsa republikanët besojnë se mund të fitojnë ndaj senatorëve demokratë në Nevada dhe ndoshta në Nju Hempshër.
Të martën votuesit do të zgjedhin tridhjetë e gjashtë guvernatorë shtetesh. Demokratët i kanë përqendruar përpjekjet për të ruajtur postet e guvernatorit në Miçigan, Uiskonsin dhe Pensilvani. Këto tre shtete janë kritike për zgjedhjet presidenciale, legjislaturat e tyre kontrollohen nga republikanët dhe kandidatët republikanë për guvernatorë, kanë mbrojtur gënjeshtrat për manipulim zgjedhjesh të filluara nga zoti Trump në vitin 2020.
Fitoret e republikanëve në garat për guvernatorë mund të bëjnë që shtetet të miratojnë ligje më të ashpra votimi dhe ndoshta edhe të refuzojnë të bllokojnë përpjekjet për mohimin e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, nëse zoti Trump, ose ndonjë kandidat tjetër republikan, i humbet ato.
Mes parashikimeve për fitore të republikanëve, demokratët shpresojnë se aborti mund të aktivizojë bazën e tyre dhe do të tërheqë votuesit e pavarur e të pavendosur, që janë të zemëruar nga shfuqizimi i vendimit Roe kundër Wade.
"Njerëzit e kuptojnë se kjo liri themelore është hequr", thotë Alexis McGill Johnson, presidente e organizatës “Planned Parenthood Federation of America”, e cila ka shpenzuar 150 milionë dollarë për të mobilizuar votuesit "që zakonisht nuk votojnë" në zgjedhjet për Kongresin që përkojnë me mesin e mandatit të Presidentit.
"Ata e shohin se kjo është një çështje ekonomike, një çështje e kujdesit shëndetësor, një çështje e lirisë", shtoi zonja McGill Johnson. “Dhe ata janë të zemëruar.”
Megjithatë, Presidenti Biden përballet me mundësinë e drejtimit të një Uashingtoni të ndarë. Ndërsa po kthehej nga një tubim fushate në mbështetje të kandidatit demokrat për guvernator në Merilend, Wes Moore, zoti Biden u pyet se cili do të ishte realiteti i tij i ri, nëse Kongresi kontrollohet nga republikanët. Ai u përgjigj duke thënë: "Më i vështirë"./ Voa
Balanca e pushtetit në Kongresin amerikan do të përcak...
Këshilltari për Siguri Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan,...
Turqia ka filluar të paguajë në rubla një pjesë të gazit n...
Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, pritet të takohet...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, do të marrë pjesë...
Një veturë me targa RKS është djegur sot në Komunën e Zveç...
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka akuzuar Kinën për...
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka braktisur takimin me k...
Të tre liderët e partive opozitare i kanë shkuar në takim ...
Këtë të martë, më 8 nëntor, amerikanët do të votojnë për p...
Pas përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës dhe...
Për këdo që ndjek zgjedhjet e mesmandatit të së martës në ...
Ukraina ka marrë në dorëzim dërgesën e parë të Sistemeve K...
E marta është dita e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara. Mi...
Kryeministri Kurti po akuzon Beogradin zyrtar se ka për që...
Njeriu që gjatë javëve të fundit ka qenë një halë në sy pë...
Kush po fiton në Ukrainë? Kjo mund të duket një pyetje e ç...
Një vit zgjedhor mbushur me probleme ekonomike, heqjen...
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, t...
Të hënën, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe t...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...