Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...

Këshilltari për Siguri Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, ka konfirmuar se linjat e komunikimit mes SHBA-së dhe Rusisë mbeten të hapura, me gjithë luftën në Ukrainë, raporton "BBC".
Gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, të hënën, Sullivan tha se është “në interesat” e Uashingtonit të mbajë kontakte me Kremlinin.
Komentet e Sullivanit u bënë pas një lajmi nga gazeta amerikane "The Wall Street Journal" më 6 nëntor, ku thuhej se ai kishte zhvilluar bisedime, që nuk u bënë publike, me zyrtarë të lartë rusë me shpresën se do të ndikojë në uljen e rreziqeve të përshkallëzimit të pushtimit rus të Ukrainës në një konflikt nuklear.
Paraprakisht, "The Washington Post" kishte raportuar se Uashingtoni po e inkurajonte privatisht Ukrainën të sinjalizonte se është e hapur ndaj negociatave me Rusinë, pasi që Departamenti i Shtetit thoshte se Moska po e përshkallëzonte luftën dhe nuk dëshironte me të vërtetë të përfshihej në bisedime për paqe.
"The Washington Post", duke cituar burime anonime, raportonte se kërkesa e zyrtarëve amerikanë nuk kishte qëllim ta shtynte Ukrainën drejt tavolinës së negociatave, por ishte një tentim i kalkuluar për t’u siguruar që Kievi ta ketë edhe më tutje mbështetjen e vendeve të tjera.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha në adresimin e tij më 7 nëntor se është i hapur ndaj bisedimeve me Rusinë, por vetëm bisedimeve “të vërteta” që do të rezultonin me kthimin e kufijve të Ukrainës, dëmshpërblime për sulmet ruse dhe ndëshkime për ata që kanë kryer krime lufte.
Zelensky e nënshkroi një dekret më 4 tetor duke i deklaruar formalisht “të pamundura” negociatat me presidentin rus, Vladimir Putin, por duke e lënë derën hapur për bisedime me Rusinë.
Sullivan tha, gjatë një ngjarjeje publike në Nju Jork, se administrata e Bidenit e ka “obligim të kërkojë llogaridhënie” dhe premtoi se do të punojë me partnerë ndërkombëtarë për t’i “vënë para përgjegjësisë autorët e krimeve të rënda dhe groteske të luftës në Ukrainë për atë që kanë bërë”, raporton "BBC".
Ai nuk dha më shumë sqarime për linjat e komunikimit që po mbahen mes Uashingtonit dhe Moskës, por insistoi se zyrtarët amerikanë janë “syhapur se me kë kanë të bëjnë”.
Sullivan udhëtoi në Kiev më 4 nëntor dhe e premtoi mbështetjen e palëkundshme të Uashingtonit për Ukrainën.
Vizita e palajmëruar e tij përkoi me lajmin e po asaj dite nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së për një tjetër furnizim me armë për Ukrainën, në vlerë prej 400 milionë dollarësh.
“Unë isha në Kiev të premten dhe e pata mundësinë t’i takoja presidentin [Volodymyr] Zelensky dhe kolegun tim Andriy Yermak, së bashku me udhëheqësit ushtarakë, dhe u njoftova për nivelin e vdekjeve dhe shkatërrimit që ka shpërthyer nga lufta e Putinit në atë vend”, është cituar të ketë thënë Sullivan nga "BBC", më 7 nëntor.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, nuk pranoi t’i komentonte këto raportime të mediave amerikane.
“I kam parë ato lajme. Kështu që, ju e dini... dhe shikoni, njerëzit pretendojnë shumë gjëra për bisedat që ne... që SHBA-ja i bën ose nuk i bën”, tha Jean-Pierre gjatë një konference më 7 nëntor. “Unë nuk kam asnjë bisedë specifike për t’ua lexuar juve”.
Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Ukrainës, Oleksiy Danilov, tha më 8 nëntor se “kushti kryesor” për zhvillimin e negociatave me Rusinë do të ishte restaurimi i integritetit territorial të Ukrainës.
Danilov shkroi në "Twitter" se Ukrainës gjithashtu i nevojitet "garancia" e mbrojtjes moderne ajrore, avionëve, tankeve dhe raketave me rreze të gjatë.
Sipas "The Wall Street Journal", Sullivan kishte zhvilluar bisedime konfidenciale gjatë muajve të fundit me këshilltarin për politikë të jashtme në Kremlin, Yury Ushakov, dhe sekretarin e Këshillit të Sigurisë të Rusisë, Nikolai Patrushev – bisedime këto që nuk iu bënë të ditura publikut.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve më 7 nëntor se përderisa Rusia mbetet “e hapur” për bisedime, e ka të pamundur të negociojë me Kievin shkaku i refuzimit të ukrainasve për të negociuar me Rusinë./REL
Turqia ka filluar të paguajë në rubla një pjesë të gazit n...
Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, pritet të takohet...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, do të marrë pjesë...
Një veturë me targa RKS është djegur sot në Komunën e Zveç...
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka akuzuar Kinën për...
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka braktisur takimin me k...
Të tre liderët e partive opozitare i kanë shkuar në takim ...
Këtë të martë, më 8 nëntor, amerikanët do të votojnë për p...
Pas përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës dhe...
Për këdo që ndjek zgjedhjet e mesmandatit të së martës në ...
Ukraina ka marrë në dorëzim dërgesën e parë të Sistemeve K...
E marta është dita e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara. Mi...
Kryeministri Kurti po akuzon Beogradin zyrtar se ka për që...
Njeriu që gjatë javëve të fundit ka qenë një halë në sy pë...
Kush po fiton në Ukrainë? Kjo mund të duket një pyetje e ç...
Një vit zgjedhor mbushur me probleme ekonomike, heqjen...
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, t...
Të hënën, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe t...
U pretendua se një burrë 81-vjeçar në Japoni e shtyu gruan...
Gjeorgjia është në rrugën e duhur për t'u bërë një nga...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...