Republikanët fitojnë më shumë vende në Dhomën e Përfaqësuesve
Republikanët po sigurojnë më shumë vende në Dhomën e Përfa...

Në konferencën e parë për shtyp pas zgjedhjeve që përkojnë me mesin e mandatit, Presidenti Joe Biden tha se demokratët patën një natë të mirë. Ai tha se nuk ka plane për të bërë ndryshime në qasjen e tij pavarësisht mundësisë që republikanët mund të marrin kontrollin e Kongresit.
“Unë jam i përgatitur të punoj me kolegët e mi republikanë. Populli amerikan e ka bërë të qartë se pret që republikanët të punojnë me mua gjithashtu”, tha Presidenti Biden.
Ai la mënjanë shqetësimet se republikanët, të cilët janë në rrugën e duhur për të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, do të hetojnë administratën dhe familjen e tij, njollë që mund ta shoqërojë gjatë gjithë presidencës së tij.
“Unë mendoj se populli amerikan do ta shohë për atë që është, pothuajse komedi”, tha ai.
Për demokratët ende ekzistion mundësia që të ruajnë kontrollin e Senatit, çka do t’i mundësonte Presidentit Biden që të emëronte gjykatës federalë dhe zyrtarë të administratës.
“Ndërsa shtypi dhe ekspertët po parashikonin një valë gjigante të kuqe, kjo nuk ndodhi”, tha Presidenti Biden.
Presidenti Biden tha se kishte në plan të bisedonte me udhëheqësit republikanë në Kongres duke hapur mundësinë e arritjes së kompromisit me ta.
Arritjet e Presidentit Biden ishin pjesë e zgjedhjeve të djeshme edhe pse emri i tij nuk ishte në fletët e votimit. Pavarësisht se si do të jetë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të mesmandatit, presidenca e tij do të ketë ndryshime të thella.
Presidenti Biden dhe se këshilltarët e tij i ndoqën votimet nga Shtëpia e Bardhë deri në orët e hershme të mëngjesit të mërkurën, ndërsa presidenti telefonoi mbi 30 kandidatë demoktratë për t’u uruar fitoret.
Në publik, presidenti shprehu optimizëm deri në pikën e fundit, duke u thënë zyrtarëve demokratë në prag të zgjedhjeve se, “ne do t’i befasojmë të gjithë”.
Sidoqoftë, pas dyerve të mbyllura, ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë kanë hartuar plane në rast se republikanët marrin kontrollin e njërës apo të të dyja dhomave të Kongresit, një skenar që Presidenti Biden e ka pranuar që do ta vështirësonte punën e tij.
Ende është e paqartë se kush do të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, por fitoret në disa gara treguan për forcën befasuese të demokratëve. Pavarësisht nga rezultati, Presidentit Biden do t’i duhet të riorganizojë përparësitë e tij në Shtëpinë e Bardhë.
Javën e kaluar presidenti u bëri thirrje amerikanëve që të jenë të durueshëm, ndërsa numërohen votat dhe të shmangin përfshirjen në teori konspirative, një mesazh që ka të ngjarë ta përsërisë gjatë konferencës së shtypit të mërkurën.
Mbështetja e amerikanëve për punën e Presidentit Biden është rritur nga nivelet e ulëta të muajve të verës. Sipas një ankete të agjencisë së lajmeve "Associated Press" “VoteCast” me mbi 93,000 votues në të gjithë vendin, 6 në 10 amerikanë nuk e mbështesin mënyrën se si presidenti po e trajton ekonominë.
Nëse republikanët fitojnë kontrollin e Kongresit, aleatët e Presidentit Biden po përgatiten për beteja të ashpra politike, që nga buxheti, detyrimet financiare, mbështetja për Ukrainën e deri te përparësitë legjislative.
Fitorja e republikanëve mund të sjellë në Kongres një mori kandidatësh të cilët zoti Biden i ka cilësuar si kërcënim për demokracinë, për refuzimin e pranimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Kjo do të kufizonte mundësitë e bashkëpunimit duke sjellë sfida të reja para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.
Administrata e Presidentit Biden është përgatitur prej muajsh për një vërshim të pritshëm hetimesh nga republikanët, nëse ata marrin njërën ose të dy dhomat e Kongresit. Ata kanë hartuar strategji ligjore dhe mediatike për të adresuar hetimet që nga tërheqja kaotike e ushtrisë amerikane nga Afganistani deri tek marrëdhëniet e biznesit të djalit të presidentit, Hunter Biden.
Në zgjedhjet e mesmandatit të presidencës së zotit Trump në vitin 2018, republikanët humbën 40 vende në Dhomën e Përfaqësuesve por fituan dy vende në Senat. Demokratët në kohën e Presidentit Bill Clinton, në vitin 1994, humbën 52 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 8 vende në Senat./VOA
Republikanët po sigurojnë më shumë vende në Dhomën e Përfa...
Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në s...
Grupi punues për vizat në Këshillin e Bashkimit Europian d...
Koreja e Veriut i hodhi poshtë akuzat e SHBA-së se ka dërg...
Lajmi i raportuar së fundmi në të gjitha mediat, sipas të ...
Zgjedhjet e mesit të mandatit kanë përfunduar. Republikanë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i S...
“Situata në Kosovë shkakton shqetësim të thellë për Re...
Votuesit në katër shtete votuan të martën në favor të ...
Senatori republikan, Ron Johnson fitoi ndaj demokratit...
Pak ditë pas vendimit të përfaqësuesve të komunitetit ...
Ushtria ruse është urdhëruar të tërhiqet nga qyteti uk...
Në të gjithë Iranin, demonstruesit po bëjnë thirrje pë...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey ...
Greqia është përfshirë në grevë prej 24 orësh. Qytetarët k...
Si dolën kandidatët e mbështetur nga ish-presidenti Do...
Çështja se kush do të kontrollojë Kongresin është ende e p...
Dorëheqjet e prokurorëve, gjyqtarëve serbë dhe stafit mbës...
Dhjetë deputetë të Listës Serbe - partisë më të madhe të s...
Ditën e sotme Italia është goditur nga një tërmet me m...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...