Liberalizimi i vizave, sërish në agjendën e Brukselit
Grupi punues për vizat në Këshillin e Bashkimit Europian d...

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në samitin e G20-ës në Indonezi javën e ardhshme, tha të enjten një zyrtar i qeverisë indoneziane, duke shmangur një konfrontim të mundshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj për shkak të luftës në Ukrainë.
Luhut Binsar Pandjaitan, organizues për ngjarjet e G20-ës, tha se vendimi i Putinit për të mos marrë pjesë ishte "më i miri për të gjithë ne".
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, presidenti kinez Xi Jinping dhe liderë të tjerë botërorë do të marrin pjesë në samitin dyditor që fillon më 15 nëntor.
Ky samit do të ishte hera e parë që Biden dhe Putin do të ishin bashkë në një mbledhje që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt.
Presidenti indonezian Joko Widodo është nikoqir i mbledhjes së 20 ekonomive më të mëdha në botë në ishullin Bali.
“Është informuar zyrtarisht se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e G20-ës dhe do të përfaqësohet nga një zyrtar i nivelit të lartë dhe kjo është diskutuar nga presidenti Joko Widodo dhe Putin në bisedat e mëparshme telefonike”, tha Pandjaitan pas takimit të zyrtarëve të sigurisë.
"Çfarëdo që të ndodhë me vendimin e Rusisë, është për të mirën tonë të përbashkët," shtoi Pandjaitan, i cili është gjithashtu ministër koordinues i çështjeve detare dhe investimeve.
Ai tha më herët se ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov do të udhëheqë delegacionin rus.
Pandjaitan nuk e dinte pse Putini vendosi të mos vinte, por tha "ndoshta sepse Presidenti Putin është i zënë në shtëpi dhe ne gjithashtu duhet ta respektojmë këtë".
Pandjaitan konfirmoi se të njëjtat arsye ndoshta po e mbajnë edhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në shtëpi.
Widodo në fillim të këtij viti udhëtoi për në Kiev dhe Moskë në një përpjekje për t'i bërë të dy udhëheqësit të ulen në Bali dhe të bëjnë paqe.
Vendimi i Putinit për të mos marrë pjesë në G20 vjen pasi forcat ruse në Ukrainë kanë pësuar pengesa të konsiderueshme.
Tërheqja e paralajmëruar e Rusisë nga qyteti Herson së bashku me një ngërç të mundshëm në luftimet gjatë dimrit mund t'u japë të dyja vendeve një mundësi për të negociuar paqen, tha të mërkurën gjenerali i ushtrisë Mark Milley, kryetar i Shtabit të Përbashkët të SHBA-së.
Ai tha se rreth 40,000 civilë ukrainas dhe “mbi” 100,000 ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur në luftë, tani në muajin e nëntë të saj.
"E njëjta gjë ndoshta në anën ukrainase," shtoi Milley.
G20-ta është më i madhi nga tri samitet që mbahen në Azinë Juglindore këtë javë dhe në vijim, dhe mbeti e paqartë nëse Lavrov do të përfaqësojë Rusinë në të gjitha ato.
Biden kishte përjashtuar mundësinë e takimit me Putinin nëse ai do të kishte marrë pjesë në samit dhe tha se e vetmja bisedë që mund të kishte me liderin rus do të ishte diskutimi i një marrëveshjeje për lirimin e amerikanëve të burgosur në Rusi.
Indonezia ka ftuar gjithashtu presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ka të ngjarë të marrë pjesë virtualisht.
Zelensky ka thënë se nuk do të merrte pjesë nëse Putini merr pjesë.
Ky samit do të mbahet në Bali të Indonezisë më 15 dhe 16 nëntor, e cila aktualisht udhëheq me presidencën e G20-ës./REL
Grupi punues për vizat në Këshillin e Bashkimit Europian d...
Koreja e Veriut i hodhi poshtë akuzat e SHBA-së se ka dërg...
Lajmi i raportuar së fundmi në të gjitha mediat, sipas të ...
Zgjedhjet e mesit të mandatit kanë përfunduar. Republikanë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i S...
“Situata në Kosovë shkakton shqetësim të thellë për Re...
Votuesit në katër shtete votuan të martën në favor të ...
Senatori republikan, Ron Johnson fitoi ndaj demokratit...
Pak ditë pas vendimit të përfaqësuesve të komunitetit ...
Ushtria ruse është urdhëruar të tërhiqet nga qyteti uk...
Në të gjithë Iranin, demonstruesit po bëjnë thirrje pë...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey ...
Greqia është përfshirë në grevë prej 24 orësh. Qytetarët k...
Si dolën kandidatët e mbështetur nga ish-presidenti Do...
Çështja se kush do të kontrollojë Kongresin është ende e p...
Dorëheqjet e prokurorëve, gjyqtarëve serbë dhe stafit mbës...
Dhjetë deputetë të Listës Serbe - partisë më të madhe të s...
Ditën e sotme Italia është goditur nga një tërmet me m...
Guvernatori i Pensilvanisë, John Fetterman, është drej...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nderoi të mërkurën...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...