E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Pak ditë pas vendimit të përfaqësuesve të komunitetit serb në veriun e Kosovës për t’u tërhequr nga të gjitha institucionet vendase, situata dukej e qetë të mërkurën në këtë zonë. Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX tha se një njësi prej 23 karabinierësh italianë ka arritur në Kosovë dhe i është bashkuar përkohësisht Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it, e cila ka shtuar patrullimet në veri, ku nuk ka më pjesëtarë të policisë nga radhët e komunitetit serb.
Punonjësit serbë në veriun e Kosovës dhe përfaqësuesit e tyre politikë vendosën të tërhiqen nga institucionet pas mospajtimeve me vendimin e qeverisë qendrore në Prishtinë për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia, duke krijuar një situatë të tensionuar në zonë.
Njohës të çështjeve politike dhe të sigurisë thonë se boshllëku i krijuar pas dorëheqjeve ngre shqetësime dhe pasiguri për zhvillimet e mëtejshme në veriun e Kosovës.
Drejtori ekzekutiv i organizatës joqeveritare AKTIV në Mitrovicën e Veriut, Miodrag Marinkoviç i tha Zërit të Amerikës se pret që zhvillimet e fundit në veri të kenë pasoja afatgjata.
“Pasojat që sjellin këto veprime janë ende të paqarta por vërehet se do të jenë afatgjata, jo vetëm për proceset politike ndërmjet të dyja vendeve, por edhe për mirëbesimin ndaj institucioneve të Kosovës, aq sa ka ekzistuar ky mirëbesim, por me veprimet e fundit mendoj se ky mirëbesim është thuajse i shkatërruar”, tha ai.
Zoti Marinkoviç tha se tensionet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë pasojë e mosarritjes së pajtimit ndërmjet tyre në procesin e bisedimeve, të cilat nënvizoi ai, janë e vetmja rrugëdalje nga kriza aktuale.
“Gjithë kjo mund të thuhet se është pasojë e mosarritjes së pajtimit përgjatë dialogut politik dhe mosvendosjes së përparësive nga të dyja palët në dialogun në Bruksel. Mospajtimet si ta zëmë nga njëra anë thirrje të pafundme për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe nga ana tjetër thirrjet për njohje të ndërsjellë ndërmjet dy shteteve, na kanë sjellë sot në një situatë politike të palakmueshme”, tha ai.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se situata në veriun e Kosovës është shumë serioze dhe paraqet kërcënim të rrezikshëm për sigurinë.
“Gjithashtu shumë shqetësuese mund ta konsiderojmë largimin nga institucionet e sigurisë meqë jo vetëm se janë larguar por edhe janë rreshtuar në grupet kriminale serbe për të cilat deri më tani kanë tërhequr vërejtjen Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, madje SHBA-të kishin listuar si persona me rrezikshmëri të lartë disa persona të cilët besohet se në atë zonë janë duke organizuar aktivitete të dhunshme dhe janë duke kërcënuar në vazhdimësi qytetarët serbë të cilët dëshirojnë rend dhe ligj”, tha ai.
Zoti Elezi tha se tensionimi i veriut të Kosovës u shkon përshtati Serbisë dhe Rusisë të cilat, tha ai, ka kohë që përpiqen të krijojnë situatë të rënduar të sigurisë në rajonin e Ballkanit.
“Nga e cila edhe mund të kemi eventualisht dhunë dhe ato sigurisht po presin nga institucionet e Kosovës të veprojnë të parat, në mënyrë që ato në emër të ruajtjes së jetës së qytetarëve të tyre edhe të veprojnë me aktivitete të dhunshme”, tha ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën përsëriti thirrjen e tij ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb për të mos i braktisur institucionet. Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se të dorëhequrit nga sistemi i drejtësisë nuk duhet të kthehen më.
“Për faktin se është goditje për sistemin e drejtësisë, për Republikën e Kosovës, sidomos për sistemin e drejtësisë që një gjyqtar apo një prokuror të tërhiqet për shkak të dirigjimeve që i bëhen nga (Aleksandar) Vucçiç”, tha ajo.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të mërkurën se vendimet e Prishtinës për targat janë tregues se ajo dëshiron incidente dhe konflikte në veriun e Kosovës, dhe siç tha ai “poshtërimin e popullit serb”.
Ai i bëri këto komente derisa nderoi me medaljen e artë për trimëri “Millosh Obiliq”, ish-drejtorin rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriq dhe shefin e Operacioneve Rajonale të kësaj drejtorie, Aleksandar Filipoviq, të cilët refuzuan të zbatojnë vendimin e qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.
Beogradi akuzon Prishtinën për mospërmbushje të marrëveshjeve të arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, ndërsa Prishtina akuzon Beogradin se po përdorë serbët lokal për të shmangur një marrëveshje normalizimi ndërmjet palëve./ VOA
Ushtria ruse është urdhëruar të tërhiqet nga qyteti uk...
Në të gjithë Iranin, demonstruesit po bëjnë thirrje pë...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey ...
Greqia është përfshirë në grevë prej 24 orësh. Qytetarët k...
Si dolën kandidatët e mbështetur nga ish-presidenti Do...
Çështja se kush do të kontrollojë Kongresin është ende e p...
Dorëheqjet e prokurorëve, gjyqtarëve serbë dhe stafit mbës...
Dhjetë deputetë të Listës Serbe - partisë më të madhe të s...
Ditën e sotme Italia është goditur nga një tërmet me m...
Guvernatori i Pensilvanisë, John Fetterman, është drej...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nderoi të mërkurën...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se serbët në veri...
Pas zgjedhjeve të së martës në Shtetet e Bashkuara ende nu...
Procesi i numërimit të votave në zgjedhjet afatmesme të Am...
Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit, EULEX,...
Rusia ka kryer sulme me dronë kamikazë në rajonin ukrainas...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e mbylli javën e kalu...
Parlamenti i Ukrainës i ka bërë thirrje komunitetit ndërko...
Pas zgjedhjeve të së martës në Shtetet e Bashkuara ende nu...
Rezultatet e para të zgjedhjeve në Amerikë kanë filluar të...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...