Irani thotë se ka prodhuar raketë hipersonike
Irani ka krijuar një raketë hipersonike, të aftë për të de...

Situata në veri të Kosovës ka sjellë trazira në Kuvendin e Kosovës. Fjalori dhe gjuha e përdorur në seancën e sotme nuk ishte aspak e përshtatshme.
“Bandit”, “idiot”, “e sanksionuar nga SHBA-ja” janë vetëm disa nga mënyrat se si qeveritarët dhe deputetët përzgjodhën për t’iu referuar njëri-tjetrit.
Në Kuvend u përmend edhe sikleti, që nga akuzat në seancë u kuptua se të gjithë, pushtet e opozitë, vuajnë nga sikleti.
I gjithë ky debat erdhi pas diskutimeve rreth zhvillimeve të fundit në veri, gjersa Albulena Haxhiu, Besnik Bislimi e Hekuran Murati qenë ministrat e përfshirë në debat me Abelard Tahirin e Ganimete Musliun e PDK-së.
Përveç veriut, ndoshta edhe mungesa e Glauk Konjufcës ishte njëri nga faktorët e eskalimit të gjuhës. Në udhëheqje të seancës nuk qe Konjufca, kryetar i Kuvendit, duke e lënë nënkryetaren Saranda Bogujevci në drejtim, e cila në mënyrë të passukesshme u mundua t'i qetësonte gjakrat mes pushtetit dhe opozitës.
Seanca e akuzave e fjalorit të papranueshëm
Në fakt, zhurma në Kuvend së pari i pengoi shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili tha Qeveria duhet ta garantojë partneritetin me SHBA-në. Madje z. Gashi e kërkoi përjashtimin e Haxhiut nga seanca për "sulmet verbale nga prapa".
“Zhurma juaj gjithmonë do të jetë më e vogël se përkushtimi ynë. Kryeministri, nga egoja, po e rrezikon partneritetin. Sot kryeministri ka për detyrë t'i garantojë partneritetin ndërkombëtar dhe ligjshmërinë në territorin e Kosovës dhe këto të dyja janë vështirë të mbahen të balancuara, por është detyrë kushtetuese e kryeministrit ta bëj këtë veprim”- tha z. Gashi.
“Ju ftoj që mos me i keqinformu qytetarët. Me dalë shefi i grupit parlamentar e me thënë se nuk ka prokurorë dhe gjyqtarë në veri, shumë pak është me thanë se është keqinformim. Po i inkurajoni dhunuesit, sepse kur ju shohin juve, që thoni se nuk ka prokurorë dhe gjyqytarë, atëherë mund të bëhet dhunë...”- ka thënë ajo në seancën e Kuvendit.
E një përgjigje për ministren Haxhiu pati z. Tahiri, i cili e quajti ministren e Drejtësisë “të sanksionuar prej SHBA-së”.
“E nderuar ministre e sanksionuar prej ShBA-së, nuk di a ka gjë më të keqe se me u sanksionu prej Amerikës. Ke njëfarë sikleti, flet kur flasim na. Ne po e kërkojmë angazhimin e Prokurorisë në luftimin e Veselinoviqit e Radojiçiqit. Ju, të sanksionuar nga Amerika, keni filluar edhe me kthy tashmë, me kriju ambient të pafavorshëm për Kosovën dhe ambient për krim e korrupsion e kontrabandë”- ka thënë Tahiri, transmeton "Nacionale".
Por eskalimi në gjuhë qe edhe më i ashpër mes Bislimit e deputetëve të opozitës.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi se është kërcënuar dhe sharë nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
“Pasi e mbylli mikrofonin në stilin e një banditi, që vendos shurdhuese në armën e tij, u kthye nga unë dhe shprehu një sërë kërcënimesh, të cilat pastaj i shoqëroi me fyerje dhe të shara nga ulësja e tij. Mendoj se do të ishte mirë që prokuroria të merret me këtë rast"- ka thënë Bislimi.
Kur e përfundoi fjalimin e tij Bislimi, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, u dëgjua teksa përdorte disa fjalë të papranueshme.
“Ti je bandit, idiot”- është dëgjuar duke thënë znj. Musliu.
Për gjuhën e përdorur nga Tahiri, “dëshmitar” doli edhe Murati, minsitër i Financave, duke e ftuar Prokurorinë të ndërhynte.
“E kërcënoi dhe e shajti zëvendëskryeministrin Bislimi, nuk ishte vetëm gjuhë joparlamentare, por sharje dhe kërcënim dhe e ftoj Prokurorinë dhe ta marrë shumë seriozisht kërcënimn e një personi që ka mbajtë armë me shurdhuese për kaq vite”- ka thënë ai.
“Ky është në gjendje të rëndë psikike”, ishte konkluza e z.Tahirit në kundërpërgjigjen ndaj Bislimit./CNA.al Burimi: Nacionale
Irani ka krijuar një raketë hipersonike, të aftë për të de...
Uragani Nicole shkaktoi rrëshqitje dheu përgjatë bregdetit...
Në konferencën e parë për shtyp pas zgjedhjeve që përkojnë...
Republikanët po sigurojnë më shumë vende në Dhomën e Përfa...
Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në s...
Grupi punues për vizat në Këshillin e Bashkimit Europian d...
Koreja e Veriut i hodhi poshtë akuzat e SHBA-së se ka dërg...
Lajmi i raportuar së fundmi në të gjitha mediat, sipas të ...
Zgjedhjet e mesit të mandatit kanë përfunduar. Republikanë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i S...
“Situata në Kosovë shkakton shqetësim të thellë për Re...
Votuesit në katër shtete votuan të martën në favor të ...
Senatori republikan, Ron Johnson fitoi ndaj demokratit...
Pak ditë pas vendimit të përfaqësuesve të komunitetit ...
Ushtria ruse është urdhëruar të tërhiqet nga qyteti uk...
Në të gjithë Iranin, demonstruesit po bëjnë thirrje pë...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey ...
Greqia është përfshirë në grevë prej 24 orësh. Qytetarët k...
Si dolën kandidatët e mbështetur nga ish-presidenti Do...
Çështja se kush do të kontrollojë Kongresin është ende e p...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...