Zyrtarët iranianë miratojnë kod të rreptë të veshjes për nëpunëset civile
Mediat iraniane raportojnë se guvernatori i qytetit qe...

Drejtuesit e partive politike në Maqedoninë e Veriut ranë dakord të hënën për datën e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen në 2024. Në një takim të thirrur nga Kryeministri dhe kryetar i Lidhjes Social Demokrate, Dimitar Kovaçevski, ku morën pjesë pothuajse të gjithë drejtuesit e partive politike, u arrit konsensusi që raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të mbahet më 24 prill të vitit 2024, ndërsa raundi i dytë të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj të vitit 2024.
Në takim ishin të pranishëm kryetari i partisë VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski, i Lidhjes Sacial Demokrate, Dimitar Kovaçevski, i Bashkimit Demorkatik për Integrim, Ali Ahmeti, i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, kryetarët e partive të koalicionit Lëvizja Evropiane për Ndryshim: Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti dhe kryetarët e partive më të vogla, me përjashtim të kryetarit të partisë “E Majta”.
Por, drejtuesit e koalicionit Lëvizjes Evropiane për Ndryshim dolën shumë shpejtë nga takimi me arsyetimin se Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi nuk dëshironte të dëgjojë për ndryshimet në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.
Sidoqoftë, partitë në takim janë pajtuar edhe me vazhdimin e funksionimit të qeverisë teknike, e cila do ta marrë detyrën në 100 ditët e fundit të qeverisë; në këtë rast më 28 janar të vitit të ardhshëm. Me këtë është pajtuar edhe Hristijan Mickovski i VMRO-së, i cili së fundmi ishte kundër qeverisë teknike, e njohur si Qeveria e “Përzhinës”, për shkak të vendit ku ishte arritur marrëveshja politike, disa vjet më parë.
Në bazë të marrëveshjes midis partnerëve të koalicionint aktual qeveritar, LSDM dhe BDI, kryeministri i kësaj qeverie të përkohshme do t’i kalojë partisë shqiptare.
Jozyrtarisht, LSDM-ja do të kërkojë nga BDI-ja t’ia lërë postin e kryetarit të parlamentit për të ruajtur në këtë mënyrë “balancin etnik”, sipas një pjese të medias në Shkup. Por eksponentë të qeverisë nuk kanë komentuar për këtë.
Këto do të jenë zgjedhjet e rregullta parlamentare që do të mbahen pas 17 vjetësh dhe për këtë kryeministri Kovaçevski shprehu kënaqësi. “Kjo do të thotë se qeveria arriti të krijojë qëndrueshmëri shtesë, siguri dhe respekt të rendit dhe ligjeve në pajtim me parimet më të larta demokratike”, theksoi ai.
Ndërkohë, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski u ankua se nuk është respektuar e drejta për ndërhyrje në Kodin Zgjedhor gjashtë muaj para zgjedhjeve. Nga ana tjetër, ai nuk heq dorë nga bllokimi i ndryshimeve kushtetuese.
Këto ndryshime, sipas të gjitha gjasave nuk do të mund të miratohen nga parlamenti aktual, por do të presin përbërjen e ardhshme të tij. Zoti Mickovski vlerëson se nuk ka një ofertë konkrete për “evropianizimin” e vendit nga BE-ja, përkatësisht se BE-ja nuk duket të jetë e hapur për zgjerim.
Opozita e drejtuar nga VMRO-ja vlerësohet të ketë ndikim të konsiderueshëm tek votuesit dhe ajo mund të fitojë zgjedhjet e pritshme parlamentare. Por, koalicionimi për qeverinë e re, sipas analistëve do të jetë një çështje sfiduese, për shkak se nuk ka një sondazh të mirëfilltë që do të tregonte mbështetjen e partive shqiptare, në veçanti të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Zoti Mickovki ka theksuar në mënyrë të prerë kundërshtinë e formimit të një koalicioni qeveritar me BDI-në, ndërsa ka joshur partitë e vogla shqiptare për partneritetin e ardhshëm qeverisës./ VOA
Mediat iraniane raportojnë se guvernatori i qytetit qe...
Një rast i çuditshëm i një rrëmbimi dhe vrasjeje të dyfish...
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka shtuar kritikat...
Raporti më i fundit vjetor mbi monitorimin e korrupsionit ...
Temperaturat në pjesë të Siberisë kanë rënë në minues ...
Shtëpia e Bardhë e ka cilësuar protestën e së dielës në mb...
Çmimet e arit shënuan një tjetër rekord për të nisur j...
Dy zyrtarë të Qendrës për Regjistrim Civil në Obiliq janë ...
Kancelari gjerman Olaf Scholz mirëpriti presidentin br...
Moti në të gjithë kontinentin evropian pritet të përke...
Ushtria amerikane tha të hënën se gjeti pesë trupa pas...
Gjermania po zgjat kontrollet e përkohshme kufitare me Pol...
Detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e Liridona Adem...
Një bombë e kohës së Luftës së Dytë Botërore është shp...
Të hënën është bërë zhvarrimi i trupit të Liridona Ade...
Granatimet e forta ruse lanë të vdekur dy persona në rajon...
Vrasja e Vanja Gjorçevskës është një vrasje që ka tron...
Mbrëmjen e së dielës autoritetet maqedonase kanë njoft...
Motra e të ndjerës Liridona Ademaj ka publikuar një bi...
Njëmbëdhjetë alpinistë u gjetën të pajetë të hënën dhe dym...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...