web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makina me pesë të rinj përplaset me shatërvanin/ Humbin jetën tre 20-vjeçarë në Itali

19 Tetor 2025, 13:57, Kosova & Bota CNA
Makina me pesë të rinj përplaset me shatërvanin/ Humbin
Pamje të aksidentit

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit në provincën e Vicenzës në Itali.

Një automjet në të cilin ndodhenin pesë të rinj është përplasur me një shatërvan në qendër të rrethrrotullimit të Via Verdi.

Si pasojë e aksidentit tragjik kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes tre 20-vjeçarë. Një i katërt ka pësuar dëmtime në tru dhe kraharor, ndërsa një tjetër ka shpëtuar pa lëndime. 

Grupi i të rinjve po kthehej nga një festë, ndërsa raportohet se po lëviznin me shpejtësi të lartë në momentin e aksidentit./CNA





Lajmet e fundit nga