Trump dhe Maduro po grumbullojnë forca ushtarake ndërsa tensionet rriten në Karaibe
Ndërsa Presidenti Donald Trump po shqyrton mundësinë e vep...

Një ish-diplomat rus, i lidhur me skandalin për shmangien e sanksioneve ku u përfshi një agjent i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) dhe një oligark rus, u dënua me dy muaj burgim nën akuzat se kishte gënjyer agjentët e zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara.
Shqiptimi i dënimit ndaj Sergei Shestakovit mbyll një kapitull në rastin që turpëroi FBI-në, por po ashtu hodhi dritë të re mbi Oleg Deripaskën, një miliarder të lidhur me Kremlinin, i cili prej kohësh ka qenë në shënjestër të FBI-së.
Në dokumentin përfundimtar të gjykatës, prokurorët amerikanë argumentuan se Shestakov, 71 vjeç, që ka punuar si përkthyes i autorizuar në një gjykatë federale pasi mori shtetësinë amerikane më 2013, ishte i vetëdijshëm se ishte vepër penale të gënjente agjentët e FBI-së të cilët po e hetonin agjentin në pension të FBI-së, Charles McGonigal.
Në kohën e pensionimit më 2018, McGonigal ishte një nga agjentët kryesorë të posaçëm në zyrat e FBI-së në Nju Jork dhe kishte mbikëqyrur hetimet kundër spiunazhit në rastet e spiunëve rusë dhe oligarkëve.
Në seancën e 16 tetorit, gjykatësi amerikan, Jed Rakoff, e udhëroi Shestakovin të qëndronte në burg për dy muaj, dy vjet lirim të mbikëqyrur dhe gjobë prej 100 dollarësh. Ky është dënim më i lehtë sesa paraprakisht kishin kërkuar prokurorët. Ai do të nisë vuajtjen e dënimit në shkurt.
Avokatja e Shestakovit kishte që dënimi i tij të jetë në përputhje me kohën sa ka qëndruar në paraburgim, që nënkupton për periudhën e shkurtër kohore që ai qëndroi në paraburgim në 2023 para se të lirohej me kusht.
Në qendër të rastit ishin bisedat që Shestakov zhvilloi me Yevgeny Fokin, një ish-diplomat rus, të cilin e cilësonte mik të vjetër.
Fokin, një drejtues i lartë në kompaninë kryesore të Deripaskës, En+, nisi të vëzhgohej nga FBI-ja në korrik të vitit 2019, sipas dokumenteve gjyqësore, dhe pajisjet elektrike iu sekuestruan gjatë hyrjes në SHBA në gusht të vitit 2021.
Viza e tij amerikane iu revokua një vit më pas me kërkesë të FBI-së. Sipas FBI-së, ai ishte i lidhur me Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme të Rusisë. Sipas dokumenteve gjyqësore, prokurorët amerikanë po ashtu kanë pretenduar se Forkin ishte një “bashkëpunëtor ndaj të cilit nuk është ngritur akuzë” i Shestakovit dhe ish-agjentit të FVI-së McGonigal.
Deripaska, të cilit FBI-ja ja bllokoi vizën në fillim të vitit 2000, u sanksionua nga SHBA-ja në prill të vitit 20198 për shkak të lidhjeve të tij me Kremlinin. Më 2022, ndaj tij u ngrit aktakuzë nën dyshimet se kishte planifikuar që e dashura e tij shtatzënë të lindje në SHBA, në mënyrë që fëmija të ishte shtetas amerikan.
Sipas dokumenteve gjyqësore, McGonigal u njoftua me Fokinin përmes Shestakovit. McGonigal më vonë hetoi një tjetër oligark rus që ishte rival i Deripaskës, si dhe pranoi pagesa përmes një kompanie në Qipro.
Gjatë gjykimit, avokatët mbrojtës thanë se puna u bë në emër të En+, e jo të Deripaskës, duke përmendur një dëshmi të Fokinit.
Më 21 nëntor 2021, në një takim me agjentët e FBI-së, Shestakov kishte minimizuar raportin e tij dhe raportin e McGonigalit me Fokinin. Agjentët ia sekuestruan telefonin.
Një javë më vonë, në bazë të ligjit për regjistrimin e agjentëve të huaj, ai zbuloi se punonte për Fokinin dhe En+.
Në janar të vitit 2023, Shestakov u arrestua në shtëpinë e tij në Konektikat dhe ndaj tij u ngritën pesë akuza, përfshirë akuzën se kishte gënjyer për raportin e tij me Fokinin, por edhe agjentët e FBI-së dhe regjistrin për agjentët e huaj. Qershorin e kaluar, pasi autoritetet amerikane hoqën katër akuza, ai pranoi fajësinë./ Rel
Ndërsa Presidenti Donald Trump po shqyrton mundësinë e vep...
Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Hungarinë në ...
Princi Andrew i Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar sot se ...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot se ësh...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Sht...
Indeksi i Pasaportave Henley ka renditur pasaportat më të ...
Qeveria gjermane thuhet se është gati të miratojë shit...
Venezuela ka dislokuar mijëra trupa afër kufirit kolumbian...
Një person është arrestuar në Prizren, pasi ka plagosur me...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se mirëp...
John Bolton, i cili shërbeu si këshilltar i sigurisë k...
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, është...
Rusia duhet t'i paguajë Gjeorgjisë më shumë se 253 milionë...
Gjermania nuk do të dërgojë ushtarë, nëse një mision ndërk...
Në prag të samtit të BE-së, që zhvillohet javën e ardhshme...
Qeveria e re në Peru ka njoftuar shpalljen e gjendjes së j...
Një sasi ekplozivi ka shpërthyer makinën e parkuar të gaze...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të takohet me ...
Kryeministri i Francës, Sebastien Lecornu, u mbijetoi të e...
Ditën e sotme presidentët e SHBA dhe Rusisë, Donald Trump ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...