Paraburgim për tre policët/ Serbia dyshon në "posedim të paligjshëm armësh"
Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë - qytet në jug të Se...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ajo çfarë i duhet rajoint është që Serbia të deklarojë pavarësinë nga të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, dhe të heqë dorë nga politikat e saj, që ai i vlerëson hegjemoniste.
Komentet, Kurti i bëri gjatë paraqitjes në një panel në kuadër të Forumit të Prespës që po zhvillohet në Strugë të Maqedonisë së Veriut, më 16 qershor.
“Jemi në këtë moment problematik, por me marrëveshjen bazë që u dakorduam, që bazohet në njohjen de facto të njëra-tjetrës, besoj që mund të normalizojmë marrëdhëniet dhe të qetësojmë situatën në terren”, tha ai.
Kryeministri përsëriti që është i gatshëm të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme në komunat veriore të Kosovës, kur të përgatitet terreni për të bërë një gjë të tillë, se përndyshe nuk “mund t’ia dorëzojë Republikën demokratike një policie fashiste”.
“Unë nuk mund të kompensoj Beogradin zyrtar për humbjet e shkaktuara ndaj Serbisë si shtet për shkak të regjimit të Millosheviqit. Kjo është një çështje krejtësisht tjetër dhe ne duhet të ndajmë kërkesat politike nga krimi i organizuar dhe bandat kriminale”, tha ai.
Tensionet në veri të Kosovës janë të larta që prej 26 majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri - të banuara me shumicë serbe - kanë hyrë në ndërtesat komunale. Serbët lokalë kanë kundërshtuar diçka të tillë dhe protestojnë vazhdimisht para ndërtesave komunale prej 29 majit.
Komuniteti ndërkombëtar e ka kritikuar Prishtinën zyrtare për nxitje të tensioneve.
I pyetur në Forum se si i komenton kritikat në drejtim të tij, që i kanë vlerësuar veprimet e tij si shumë të ashpra, dhe vetë Kurtin si personi që po përshkallëzon situatën, kryeministri u përgjigj duke thënë se ai "beson në bashkëpunimin trans-atlantik".
“Ne dëshirojmë të kontribuojmë, e jo vetëm të përfitojmë; dhe dëshirojmë të mbrojmë. Unë besoj në bashkëpunimin transatlantik”, tha kryeministri.
Komuniteti ndërkombëtar i ka drejtuar tri kërkesa kryeministrit Kurti, lidhur me situatën në veri:
Çtensionimin e situatës atje
Mbajtjen e zgjedhjeve të reja
Kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Kurti, në anën tjetër, e ka prezantuar një plan pesëpikësh për ulje të tensioneve, që kanë të bëjnë kryesisht me luftimin e bandave kriminale në atë pjesë të vendit.
“Policia jonë është më profesionalja në rajon që i shërben shtetit më demokratik në rajon. Ata janë të orientuar nga Perëndimi dhe janë të trajnuar nga perëndimorët. Prandaj jemi në këtë luftë të rëndësishme", tha mes tjerash ai.
Ndryshe, një ditë më herët, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se do t’i ftojë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme në Bruksel, një takim urgjent për menaxhim të krizave.
Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011.
Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar./CNA
Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë - qytet në jug të Se...
Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazov...
Kryeministri Edi Rama ka theksuar emergjencën për të lirua...
Presidenti bullgar, Rumen Radev, shkarkoi Prokurorin e Për...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkan...
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s u mblodhën të enjten për t...
Në prag të ndryshimit të kushtetutës nç Maqedoninë e Veriu...
Inflacioni e ka ulur dëshirën e konsumatorëve për të blerë...
Një autobus që transportonte të moshuar drejt një kazinoje...
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani,...
Donatorët në Bruksel kanë premtuar 9.6 miliardë euro (10.3...
Turistët rusë i përkasin të kaluarës në Evropë, pas pushti...
Firma amerikane e sigurisë kibernetike, Mandiant, thotë se...
Shtetet e Bashkuara kërkuan të enjten lirimin pa kushte të...
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka vizituar të enjte...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shkon të...
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s u mblodhën të enjten në Br...
Një komandant i lartë i ushtrisë së Ukrainës tha të enjten...
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka folur në Ku...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...