Bundestagu mbështet Maqedoninë e Veriut
Në prag të ndryshimit të kushtetutës nç Maqedoninë e Veriu...

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s u mblodhën të enjten për të diskutuar marrëdhëniet me Ukrainën dhe se si do të veprohet në të ardhmen, pasi lufta e Rusisë kundër vendit pengon aspiratat e saj për t'iu bashkuar së shpejti Aleancës më të madhe të sigurisë në botë.
Ministrat kanë planifikuar të marrin pjesë në një mbledhje shtesë në selinë e NATO-s, të njohur si Grupi i Kontaktit në Ukrainë i udhëhequr nga SHBA.
Ky forum frekuentohet në mënyrë rutinore nga aleatët e Ukrainës në një përpjekje për të siguruar burime ushtarake, si armë dhe municione për të ndihmuar Kievin në luftimin e pushtimit rus.
Takimi i NATO-s vjen një muaj përpara se presidenti amerikan Joe Biden dhe homologët e tij të mblidhen për një samit në Lituani, në një shfaqje simbolike të mbështetjes për Ukrainën.
Ata pritet të nënvizojnë vendosmërinë e tyre për të vepruar nëse presidenti rus Vladimir Putin përpiqet të zgjerojë luftën drejt Perëndimit.
NATO ra dakord në vitin 2008 që Ukraina do t'i bashkohej organizatës një ditë, por nuk caktoi një datë që ajo të fillonte bisedimet e anëtarësimit.
Me fillimin e luftës, Ukraina aplikoi për "aderim të përshpejtuar" në NATO, më 30 shtator. Me gadishullin e Krimesë të aneksuar dhe trupat ruse dhe separatistët pro-Moskë që mbajnë pjesë të jugut dhe lindjes, nuk është e qartë se si do të duken kufijtë e Ukrainës në të ardhmen.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se nuk ka konsensus për anëtarësimin e vendit ndërkohë që është në luftë me Rusinë.
"Ne pajtohemi se detyra më urgjente tani është të sigurohemi që Ukraina të mbizotërojë si një komb sovran i pavarur, sepse nëse Ukraina nuk mbizotëron dhe mund të vazhdojë si një shtet demokratik në Evropë, nuk ka asnjë çështje anëtarësimi për t'u diskutuar", tha ai, përpara takimit. Stoltenberg tha se ai pret që Aleanca prej 31 vendesh "të bjerë dakord për një program shumëvjeçar ku ne ndihmojmë për të lëvizur Ukrainën në kalimin nga standardet, pajisjet, procedurat, doktrinat e vjetra në standardet e NATO-s, dhe të bëhet plotësisht e ndërveprueshme me NATO-n".
NATO nuk ka prezencë zyrtare në Ukrainë dhe si organizatë ofron vetëm mbështetje jovdekjeprurëse për Kievin, megjithëse aleatët individualisht furnizojnë armë dhe municione./ Rel
Në prag të ndryshimit të kushtetutës nç Maqedoninë e Veriu...
Inflacioni e ka ulur dëshirën e konsumatorëve për të blerë...
Një autobus që transportonte të moshuar drejt një kazinoje...
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani,...
Donatorët në Bruksel kanë premtuar 9.6 miliardë euro (10.3...
Turistët rusë i përkasin të kaluarës në Evropë, pas pushti...
Firma amerikane e sigurisë kibernetike, Mandiant, thotë se...
Shtetet e Bashkuara kërkuan të enjten lirimin pa kushte të...
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka vizituar të enjte...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shkon të...
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s u mblodhën të enjten në Br...
Një komandant i lartë i ushtrisë së Ukrainës tha të enjten...
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka folur në Ku...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një bisedë me p...
Sot, një ekip prej mbi 2 000 hetuesish tatimorë, doganorë ...
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka komentuar ngjarjen ...
Kryeministri Albin Kurti nuk është tërhequr nga deklarata ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së Kësh...
Në një konferencë për shtyp, ministri i Brendshëm i Kosovë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...