Gjermani/ Ekonomia, drejt tkurrjes
Inflacioni e ka ulur dëshirën e konsumatorëve për të blerë...

Në prag të ndryshimit të kushtetutës nç Maqedoninë e Veriut, Parlamenti Gjerman miratoi një rezolutë të posaçme për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut në BE.
Situata në vendet e Ballkanit Perëndimor ishte në qendër të një debati të Bundestagut të enjten, më 15 qershor 2023. Grupet parlamentare të koalicionit të qendrës së majtë, SPD, Aleanca 90/Të Gjelbrit dhe FDP, dorëzuan një mocion të titulluar "Mbështesim në mënyrë aktive Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimin Evropian, i cili u votua me votat e shumicës pas një debati gjysmë ore.
Ministrja e shtetit për Evropën, Anna Lührmann, në hyrje të fjalës së saj, theksoi rëndësinë e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor, dhe me një thirrje ndaj palëve të përfshira në Kosovë dhe Serbi: "Stabiliteti në rajon mbetet i brishtë. Kjo është reflektuar aktualisht në situatën shqetësuese në veri të Kosovës. U bëj thirrje aktorëve të përfshirë. Ndaloni spiralen e përshkallëzimit!"
Lührmann: Amendamenti thekson karakterin shumetnik të Maqedonisë së Veriut
"Amendamenti kushtetues aktual në Maqedoninë e Veriut, ku përfshihen pakicat e reja, është i rëndësishëm dhe ka nevojë për mbështetje, por ai nuk është pa polemika", tha ajo. „Kjo edhe për faktin se popullsia atje ngadalë po humbet besimin në perspektivën e BE-së. Ne duhet të punojmë së bashku për të rivendosur besueshmërinë e BE-së. Ne duhet t'i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë tona për t'i inkurajuar partnerët tanë në Maqedoninë e Veriut që të ndërmarrin këtë hap të rëndësishëm", tha ministrja gjermane, e cila ndodhet para një udhëtimi në Shkup së bashku me homologët e saj nga Franca dhe Polonia.
Sipas një kompromisi të arritur nga Këshilli me Maqedoninë e Veriut në verën e vitit 2022, një parakusht për fillimin e grupit të parë të negociatave të integrimit është një amendament kushtetues që parashikon përfshirjen e grupit të popullsisë bullgare në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut krahas grupeve të tjera të përmendura tashmë. Amendamenti kërkon një shumicë prej dy të tretash në parlamentin e Maqedonisë së Veriut. „Emërtimi i pakicave të ndryshme në kushtetutë jo vetëm që forcon mbrojtjen e pakicave, por edhe karakterin shumetnik të Maqedonisë së Veriut, çka është model për të gjithë rajonin", tha ministrja e shtetit.
Mijatoviç pçr DW: Maqedonia e Veriut, shembull nç rajon
Më parë, edhe Boris Mijatoviç kishte thënë në një intervistë për DW se përse Maqedonia e Veriut shërben si shembull për Ballkanin Perëndimor:
"Ne kemi argumente shumë të mira pse duam dhe duhet të përfshijmë Maqedoninë e Veriut në BE. Këto argumente përmenden edhe në rezolutën tonë: Vendi po bën punë shembullore në balancimin e interesave të ndryshme që jetojnë në vend. Ai përfshin pakicat në Kushtetutë. Tani po përfshin edhe një pakicë tjetër. Maqedonia e Veriut është një vend shumë interesant në Ballkan për momentin dhe është një detyrë model për ne që ta integrojmë atë në BE."
CDU/CSU kërkon përfshirje te gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor
Në votë u hodh edhe mocioni i grupit parlamentar më të madh opozitar të qendrës së djathtë CDU/CSU për "Ripërtëritjen e perspektivës së BE-së për shtetet e Ballkanit Perëndimor me politikë të përkushtuar” (20/2339), por ai u refuzua me propozim të Komisionit të Punëve të Jashtme. Ne mocionin e CDU/CSU kërkohej një angazhim për integrim në BE, por edhe në NATO të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe ndër të tjera edhe që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të mos ndaheshin nga njëra-tjetra. Ndër të tjera aty kërkohej edhe që të punohej në kuadër të grupit të shteteve anëtare të BE-së për zbatimin e menjëhershëm të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur.
Veç kësaj në seancë u hodh në votë edhe një amendament i grupi parlamentar të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë, AfD, ku kërkohej që të hiqej dorë nga anëtarësimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, dhe t'u ofrohej atyre një partneritet strategjik. Ky amendament iu kalua për shqyrtim komisioneve këshillimore, kryesuar nga Komisioni i Punëve të Jashtme./DW
Inflacioni e ka ulur dëshirën e konsumatorëve për të blerë...
Një autobus që transportonte të moshuar drejt një kazinoje...
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani,...
Donatorët në Bruksel kanë premtuar 9.6 miliardë euro (10.3...
Turistët rusë i përkasin të kaluarës në Evropë, pas pushti...
Firma amerikane e sigurisë kibernetike, Mandiant, thotë se...
Shtetet e Bashkuara kërkuan të enjten lirimin pa kushte të...
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka vizituar të enjte...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shkon të...
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s u mblodhën të enjten në Br...
Një komandant i lartë i ushtrisë së Ukrainës tha të enjten...
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka folur në Ku...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një bisedë me p...
Sot, një ekip prej mbi 2 000 hetuesish tatimorë, doganorë ...
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka komentuar ngjarjen ...
Kryeministri Albin Kurti nuk është tërhequr nga deklarata ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së Kësh...
Në një konferencë për shtyp, ministri i Brendshëm i Kosovë...
Masat që Bashkimi Evropian i ka marrë kundër Kosovës, ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...