Albin Kurti, pranë familjarëve të 3 policëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka vizituar të enjte...

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë të enjten se do t’i ftojë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme në Bruksel, një takim urgjent për menaxhim të krizave.
Borrell e ka bërë këtë deklaratë në prag të një takimi me ministra të NATO-s.
“Bashkëpunimi mes Bashkimit Evropian dhe NATO-s shkon përtej Ukrainës. Për shembull, në Kosovë ditëve të fundit u pa se sa i rëndësishëm është ky bashkëpunim dhe dëshiroj të falënderoj KFOR-in dhe komandantin e KFOR-it për punën që po bën në veri të Kosovës”, ka thënë Borrell.
“E dini se ka ndodhur një incident me arrestimin e tre policëve nga Kosova dhe po përpiqemi të kuptojmë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Jemi në kontakt të ngushtë me Komandën e KFOR-it dhe me të dyja palët, në mënyrë që të shohim çfarë saktësisht ka ndodhur që ka çuar deri te ky arrestim”.
Më 14 qershor, autoritetet e Kosovës kanë thënë se tre zyrtarë të saj policorë janë rrëmbyer nga autoritetet e Serbisë, në afërsi të pikës kufitare.
Serbia, në anën tjetër, ka thënë se i ka arrestuar policët e Kosovës, në thellësi të territorit serb.
Duke folur për situatën aktuale në Kosovë, Borrell ka thënë se, aktualisht gjithçka është kthyer në fazën e menaxhimit të krizave dhe do t’i ftojë palët në një takim urgjent.
“Duhet të bëjmë thirrje për qetësi në terren. Duke parë situatën, duke u përkeqësuar, jemi kthyer në fazën e menaxhimit të krizave. Unë do t’i ftoj dy palët, Kosovën dhe Serbinë, për një takim për menaxhimin e krizave, javën që vjen, në Bruksel”, ka deklaruar Borrell.
Disa burime diplomatike i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se fjala është për takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Nuk është saktësuar nëse ky takim do të organizohet në kuadër të dialogut mes dy vendeve që e ndërmjetëson BE-ja.
Sipas masave që BE-ja ka ndërmarrë ndaj Kosovës – për shkak të mosveprimit të Prishtinës për ulje të tensioneve - takimet mes përfaqësuesve të Kosovës dhe BE-së, do të kufizohen vetëm në takime që e kanë fokusin në qetësimin e situatës në veri të Kosovës.
Tensionet në veri të Kosovës janë të larta prej 26 majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, kanë hyrë në ndërtesat komunale.
Serbët lokalë kanë kundërshtuar diçka të tillë dhe protestojnë vazhdimisht para ndërtesave komunale prej 29 majit./ REL
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka vizituar të enjte...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shkon të...
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s u mblodhën të enjten në Br...
Një komandant i lartë i ushtrisë së Ukrainës tha të enjten...
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka folur në Ku...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një bisedë me p...
Sot, një ekip prej mbi 2 000 hetuesish tatimorë, doganorë ...
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka komentuar ngjarjen ...
Kryeministri Albin Kurti nuk është tërhequr nga deklarata ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së Kësh...
Në një konferencë për shtyp, ministri i Brendshëm i Kosovë...
Masat që Bashkimi Evropian i ka marrë kundër Kosovës, ...
Policia portuale po heton në lidhje me tragjedinë e ndodhu...
Captagon është një lloj droge që krijon tri herë më shumë ...
Policia ka ndërhyrë mëngjesin e sotëm në të gjithë Gjerman...
Kancelari Olaf Scholz dhe ministrja e Jashtme Annalena Bae...
Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i ...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se është...
Amerikanët, qofshin me bindje të majta ose të djathta, kan...
Qeveria e Kosovës tha se "pas rrëmbimit të tre policëve të...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...