VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...

Kancelari Olaf Scholz dhe ministrja e Jashtme Annalena Baerbock prezantuan të mërkurën strategjinë e shumëpritur të sigurisë kombëtare të Gjermanisë. Në prezantim ata shoqëroheshin nga ministri i Financave, Christian Lindner dhe ministrja e Brendshme, Nancy Faeser. Hartimi i strategjisë është një përpjekje për të shmangur gabimet e së kaluarës, që e kanë vënë qeverinë para vështirësive.
Gjermania ka pasur dokumente orientuese për sigurinë në të kaluarën, por nuk ka pasur një strategji të përgjithshme të posaçme.
Kancelari Scholz vuri në dukje se që kur qeveria e tij kishte rënë dakord të zhvillonte një strategji, arkitektura e sigurisë së Evropës kishte ndryshuar në mënyrë dramatike. Ai përmendi sulmin ndaj Ukrainës, luftën e vazhdueshme dhe shkatërrimin e infrastrukturës kritike si tubacionet e gazit Nord Stream si të gjitha këto, që i dhanë shtysë të re zbatimit të idesë.
"I theksoj të gjitha këto ngjarje për të bërë të qartë se sa ka ndryshuar mjedisi i sigurisë për Gjermaninë gjatë tetëmbëdhjetë muajve të fundit".

"Përkundër gjithë këtyre ndryshimeve, detyra thelbësore e një shteti është ende të sigurojë sigurinë e qytetarëve të tij".
Scholzi vuri në dukje se ndërsa dokumentet e vjetra të politikës fokusoheshin në mbrojtjen, strategjia e re do të fokusohej më shumë në politikën e jashtme.
Ministrja e Jashtme Baerbock pranoi se ishte e qartë se më shumë theksi duhej t'i vihej sigurisë që nga sulmi ndaj Ukrainës.
"Të gjithëve neve na u desh të mësonim, me luftën brutale të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, se liria dhe paqja nuk bien nga qielli".

Koalicioni trepartiak i Scholz ra dakord të krijonte një strategji më gjithëpërfshirëse në Programin Qeveritar të nëntorit 2021. Por kjo ide mori vrull kur Rusia nisi luftën në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar.
Kjo luftë nxori në dritë mangësitë e ushtrisë gjermane, mbështetjen e tepërt të vendit tek Rusia për energji dhe çështjet që lidhen me mbrojtjen e infrastrukturës kritike si tubacionet e gazit.
Kritikët thonë se Gjermania ka qenë shumë e vetëkënaqur përballë kërcënimeve të reja globale, me shtete autoritare si Kina dhe Rusia që pohojnë veten gjithnjë e më shumë.
Dokumenti është rezultat i mbledhjes disamujore të opinioneve nga ekspertë dhe njerëz joprofesionistë në nivel rrethi, shtetëror dhe kombëtar. Procesi u udhëhoq nga Ministria e Jashtme, e drejtuar nga Të Gjelbrit.
Bëhet fjala për një studim gjithëpërfshirës të mjedisit të politikës së jashtme dhe të sigurisë, nën konceptin e "sigurisë së integruar". Në këtë term, shpjegoi për DW deputeti socialdemokrat i Bundestagut Johannes Arlt, "te siguria bëjnë pjesë shumë gjëra: nga politika arsimore dhe politika shëndetësore te politika mjedisore, ushqimore dhe financiare".
Në dokument theksohet miqësia me Francën, partneriteti me SHBA dhe integrimi në BE e në NATO, si dhe besnikëria në parimet e OKB-së, bëjnë të ditur disa medie gjermane.

Gjermania do të jetë e përgatitur më mirë edhe për të mbrojtur infrastrukturën kritike, p.sh. nga Kina, duke diversifikuar furnizuesit. Për t'u armatosur më mirë kundër dezinformimit dhe formave të tjera të ndikimit të huaj në të ardhmen, qeveria po përmirëson Mbrojtjen e Kushtetutës, Shërbimin Informativ Kombëtar dhe Kundërzbulimin Ushtarak. Strategjia e sigurisë kombëtare do të forcojë kapacitetet për të zbuluar, analizuar dhe luftuar këto kërcënime dhe për të zhvilluar më tej mjetet për t'iu përgjigjur tyre.
"Kjo gjithashtu përfshin forcimin e aftësive analitike të shërbimeve tona të inteligjencës”, thekson dokumenti.
Është planifikuar gjithashtu një strategji specifike për të luftuar dezinformimin. Ndër të tjera, bëhet fjalë për "zgjerimin e instrumenteve për zbulimin e hershëm të komunikimit manipulues në hapësirën e informacionit”.
Koalicioni fillimisht ra dakord të përfundonte hartimin e strategjisë gjatë vitit të parë në detyrë, por mosmarrëveshjet midis partive dhe ministrive e vonuan procesin.
Me strategjinë e sigurisë nuk prezantohen edhe struktura të reja. Partitë konservatore gjermane, CDU në vitin e fundit të qeverisjes dhe tani së fundi FDP, pjesëtare e koalicionit qeveritar tripartiak të Gjermanisë, hodhën idenë e ngritjes së një Këshilli të Sigurisë Kombëtare. Por kjo ide u braktis, nga droja se do të prishte pushtetin midis kancelarisë dhe ministrive.
Ky dokument politik, i cili prek pothuajse të gjitha fushat e politikave, do të prezantohej në Konferencën e Sigurisë në Mynih në mes të shkurtit. Njoftimet e tjera për shpalljen gjithashtu nuk u respektuan; së fundmi, shpallja u planifikua në fund të majit.
"Ndoshta qeveria dhe Ministria e Jashtme, përgjegjëse për zhvillimin e strategjisë, nuk duhet ta kishin vënë veten nën presion kohor kaq të madh që në fillim. Në fund të fundit, është një proces kompleks me shumë pjesëmarrës", shpjegoi Antonia Witt nga Fondacioni për Kërkimin e Paqes dhe Konfliktit, PRIF./ DW
Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i ...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se është...
Amerikanët, qofshin me bindje të majta ose të djathta, kan...
Qeveria e Kosovës tha se "pas rrëmbimit të tre policëve të...
Parlamenti Evropian, me 499 vota pro dhe 28 kundër, mirato...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka konfi...
Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është rruga ...
Qeveria e Kosovës tha se nuk kanë marrë ndonjë njoftim zyr...
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bali Kelani doli në një k...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidh...
Kosova ka marrë menjëherë masa kundër Serbisë, pas rrë...
Policia e Kosovës njoftoi sot rrëmbimin e 3 efektivëve në ...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump mbajti qëndrim s...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për rrëmbim...
Pasditen e sotme Policia e Kosovës njoftoi se janë rrëmbye...
Pak më parë ka nisur ceremonia mortore për ish-kryeministr...
Policia e Kosovës tha se mesditën e së mërkurës, tre z...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se b...
Një anije me mbi 400 emigrantë dyshohet se është përmbytur...
Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar në Parlamentin Evrop...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...